Derivat ksantinik,antiazmatik me përdorim sistemik.
Hipersensibilitet i njohur ndaj barit, infarkt akut i miokardit, gjendje hipotensive, gjidhënie.
Përdorimi i barit gjatë shtatzënisë kërkon një vlerësim të kujdesshëm në çdo rast sipas kriterit bën më shumë keq apo mirë. Bari nuk kompromenton aftësinë për ngarje makine dhe përdorimin e makinerive që kërkojnë gadishmëri dhe reflekse. KUJDESUNI QË BARI TË MOS ARRIHET NGA FËMIJËT.
-Tabletë 400mg: 1 tabletë 2-3 herë në ditë në të rriturit. -Shurupi:2 masa nga 10 ml 2-3 herë në ditë ( 1 masë prej 10 ml përmban 200 mg doksofilinë). Në rast grumbullimi të barit kur ai merret në dozat e përshkruara më sipër , është e nevojshme të kontrollohen nivelet plasmatike të barit.
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN: Ansimari nuk duhet të merret në të njëjtën kohë me preparatet e tjerë ksantinike. Këshillohet një përdorim i moderuar i pijeve dhe ushqimeve që përmbajnë kafeinë. Përdorimi i njëkohshëm i Ansimarit dhe efedrines ose simpatikomimetikeve të tjerë kërkon shumë kujdes. Duhet të përdoret me kujdes në kardiopatet , në hipertensivet,në të moshuarit dhe në pacientet me hipiksemi të rëndë , hipertiroidizem,kor pulmonar kronik, insufiçiencë kardiake kongjestive, në të cilët vërehet një ulje e madhe e klirencit të barit me persistencë të tij për një kohë të gjatë edhe pas ndërprerjes së trajtimit.