Analgine ( metamizoli sodik ) ka efekt analgjezik dhe antipiretik të theksuar, por efekti i saj antiinflamator është i dobët. Po ashtu ajo ka efekt spazmolitik në muskulaturën e lëmuar të mitrës, tëmthit dhe rrugëve urinare. Frenon sintezën e prostaglandinave me anë të frenimit të cikloksigjenazës. Veprimi analgjezik qëndror i detyrohet frenimit të aktivizimit të adenilatciklazës
reaksione alergjie ( kryesisht përdorimi i Analgine është i rrezikshëm në pacientet porfirike); në disa pacientë është shfaqur mbindjeshmëri e kryqëzuar nga përdorimi i njëkohshëm i Analgine me aspirinën; shfaq dhe përkeqëson dispnenë ( vështirësi në frymëmarrje ), mund të shkaktojë cianozë, ndalim frymëmarrjeje si dhe paroksizma astmatike në të sëmurë që vuajnë nga astma; efekte mbi gjakun ( risk për agranulocitozë, leukopeni, trombocitopeni dhe shok ); efekte në lëkurë ( nekrolizë epidermale toksike, ekzantema urtikariale me kruarje të lëkurës, mukozave dhe konjuktivës )
Në personat që vuajnë nga sëmundjet e veshkave mund të shfaqen çrregullime të përkohshme të funksionit të tyre, që shoqërohen me oliguri, poliuri, proteinuri dhe nefrit intersticial; këto efekte mund të shfaqen edhe pas përdorimit të dozave të larta. Në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk janë të përmendura në këte fleteudhëzues, ju lutemi të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Të rriturit dhe fëmijët mbi 15 vjeç: 500 mg ( 1 tabletë ), 1 -4 herë ne dite. Doza maksimale ditore është 3g.
Gjithmonë merrini tabletat Analgine vetëm sipas këshilles së mjekut. Në qoftë se ndjeni që efektet e saj janë shumë të forta ose shumë të dobëta, flisni me mjekun ose farmacistin tuaj. Këshillohet që tabletat të merren pas ushqimit dhe me shumë lëngje