Regjistrohu/Kyçu

Brufen

Brufen Tableta (Ibuprofen)

Brufen Tableta (Ibuprofen)

Fëmijët: Doza e zakonshme për fëmijët është 20 mg/kg peshë në ditë. BRUFENI nuk duhet të jepet në fëmijë që peshojnë më pak se 7 kg. Është e rëndësishme që të vazhdoni mjekimin derisa mjeku t’ju këshillojë për ta ndërprerë. Mos e ndërprisni vetëm se mund të ndiheni më mirë. Nëse i ndërprisni tabletat para kohe, gjëndja juaj shëndetësore mund të përkeqësohet.

Ndiqni udhëzimet e mjekut se kur dhe si të përdorni tabletat dhe kontrolloni etiketën mbi shishe. Gjithashtu dhe farmacisti mund t’ju ndihmojnë nëse nuk jeni të sigurt. Tabletat Brufen mund të merren dhe pa ngrënë, me pak ujë. Megjithatë, një numër i vogël i njerëzve mund të kenë keqtretje të lehtë nga Brufeni. Nëse ndodh kjo gjë, atëhere duhet t’i merrni tabletat me pak ushqim ose qumësht. Të rriturit:Doza e zakonshme ditore është 600 mg deri 1800 mg, të shpërndara në disa marrje në ditë. Mjeku mund të vendosë për të rritur dozën në varësi të simptomave tuaja, por jo më shumë se 2400 mg në një ditë.