Bën pjesë në një klasë produktesh mjekësore të quajtura antidepresivë triciklik i cili vepron proçesin e komunikimit midis qelizave të trurit. Kjo sjell përfitim në pacientët me një lloj të caktuar depresioni. Amyzol përdoret për trajtimin e depresionit, depresionit të shoqëruar me ankth dhe eneurezë nocturne (urinim në shtrat gjatë natës). Ai qetëson gjithashtu irritimin nervor
urtikarie, të kruara, rash dhe ënjtje të fytyrës, buzëve, gjuhës ose fytit, të cilat mund të shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje dhe përtypje. Nëse në çdo kohë keni mendime për t’i bërë keq ose vrarë veten, kontaktoni me mjekun tuaj ose shkoni në spitalin më të afërt. Rëndësia e efekteve anësore varet nga doza. Për këtë arsye efektet e padëshiruara janë më të zakonshme dhe më të rënda gjatë mjekimit me doza të mëdha.
Amyzol mund të përdoret njëkohësisht me medikamente të tjera; megjithatë ka disa përjashtime. Mjeku do tju informojë për ndërveprime të mundshme të Amyzol me medikamente të tjera (të tilla si ato që përdoren për mjekimin e çrregullimeve mendore, pagjumësisë, epilepsisë, alergjive, presionit të rritur të gjakut (guanetidinë, klonidinë, metildopa), aritmive të zemrës (diozipiramid, kinidinë, prokainamid, atropinë) dhe çrregullimeve të gjendtës tiroide). Nuk rekomandohet marrja e Amyzol nëse ju jeni duke u trajtuar me adrenalinë, efedrinë, isoprenalinë, noradrenalinë, fenilefrinë, fenilpropanolaminë, disulfiram, astemizol, terfenadinë, tramadol dhe cimetidinë, ritonavir dhe disa antiviralë të tjerë. Nevojitet kujdes në rast se ju konsumoni alkool apo merrni pilula për gjumë, sepse efekti i tyre mund të përforcohet nga përdorimi i Amyzol. Nëse keni nevojë për ndërhyrje kirurgjikale apo për terapi elektrokonvulsive, informoni mjekun nëse jeni duke përdorur Amyzol. Flisni me mjekun për të gjithë barnat që keni përdorur apo jeni duke përdorur, të marra me ose pa recetë mjekësore
Përdoreni produktin mjekësor rigorozisht sipas rekomandimeve të mjekut. Mos ndryshoni dozën dhe mos ndërprisni mjekimin pa u konsultuar më parë me mjekun. Doza e Amyzol është individuale; mjeku e përcakton atë në varësi të gjendjes së pacientit dhe përgjigjes suaj ndaj mjekimit. Të rriturit Për pacientët me depresion që mjekohen ambulatorisht doza ditore e zakonshme e fillimit është 50 mg të ndara në dy doza ose 75 mg Amyzol, të ndara në tre marrje. Kjo varet në bazë të përgjigjes së pacientit. Nëse mjeku e konsideron të nevojshme, doza ditore mund të rritet deri 150 mg. Pasi arrihet përmirësimi i dëshiruar, zakonisht doza ulet gradualisht. Doza mbajtëse e zakonshme është 50 deri 100 mg në ditë. Për të mënjanuar përgjumjen gjatë ditës dhe për të arritur përfitime në çrregullimet e gjumit, rekomandohet marrja e dozave më të ulta, njëherë në ditë përpara gjumit. Mjeku do të përcaktojë dozën mbajtëse dhe kohëzgjatjen e mjekimit. Ju duhet të ndiqni udhëzimet e tij. Pacientët e shtruar në spital mund të marrin 200-300 mg/ ditë, nga goja ose parenteral. Pacientët e moshuar Dozimi është individual. Terapia duhet të fillohet me 25 deri 75 mg në ditë, e ndarë në dy deri në tre doza ditore. Doza duhet të rritet gradualisht dhe me kujdes, meqë efektet e paciëshiruara si axhitim, konfuzion dhe hipotension postural janë më të shpeshta nëse jeni i moshuar. Si mjekim mbajtës është e mjaftuashme gjysma e dozës mbajtëse normale. Fëmijët Asnjëherë mos i jepni vet Amyzol një fëmije. Vendimi për të dhënë produktin mjekësor një fëmije duhet të bëhet nga mjeku. Fëmijët dhe adoleshnte nën 18 vjeç nuk duhet të mjekohen për depresion. Amitriptilina duhet të jepet vetëm në indikacione urgjente. Fëmijët më të vegjël se 6 muajsh nuk duhet të mjekohen me amitriptilinë. Doza fillestare e zakonshme per trajtimin e eneurezës nokturne është: Fëmijët 6-10 vjeç: 10-20 mg në ditë, përpara gjumit Fëmijët mbi 10 vjeç: 25-50 mg në ditë, përpara gjumit. Dozat duhen përshtatur në varësi të peshës trupore të fëmijës dhe duhet limituar deri në tre muaj. Ju duhet të zbatoni rigorozisht rekomandimet e mjekut në lidhje me sasinë e duhur të tabletave dhe shpeshtësinë e marrjes së tyre. Nëse vini re ndonjë ndryshim të gjendjes suaj, informoni menjëherë mjekun. Mund të nevojitet rregullim i dozimit. Mos ndërprisni mjekimin me Amyzol në mënyrë të menjëhershme, pa u konsultuar më parë me mjekun.
Përdoreni produktin mjekësor rigorozisht sipas rekomandimeve të mjekut. Mos ndryshoni dozën dhe mos ndërprisni mjekimin pa u konsultuar më parë me mjekun. Doza e Amyzol është individuale; mjeku e përcakton atë në varësi të gjendjes së pacientit dhe përgjigjes suaj ndaj mjekimit.