Regjistrohu/Kyçu

BRONLES ®

Forma farmaceutike dhe përbërja: Tretësirë orale Bronles për fëmijë: lëng viskoz i kuq me aromë vanilje. Bronles: lëng viskoz i verdhë i errët me aromë rumi. Paketimi Tretësira është e paketuar në shishe të kaftë të errët, e mbyllur me kapak plastik. Kutia përmban 1 shishe me 150ml tretësirë orale, douesin plastik dhe fletëudhëzimin.

Si të gjitha barnat tjera, edhe Bronles-i mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient. Nëse vëreni disa nga këto simptome, menjëherë ndërpreni marrjen e barit dhe informoni mjekun ose drejtohuni te institucioni shëndetësor më i afërt: Reaksione alergjike të cialt përfshijnë:skuqje vështirësi gjatë frymëmarrjes, enjtje e buzëve, fytyrës, fytit dhe gjuhës. Nëse vëreni disa nga këto efekte serioze menjëherë informoni mjekun tuaj: Gjak nga stomaku gjatë vjelljes ose jashtëqitje me ngjyrë të zezë. Ju lutemi që të konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin nëse do të keni ndonjërin nga këto efekte të padëshiruara, ose ndonjë i cili nuk është shënuar në këtë fletudhëzim.

Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj. Mjeku i juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit.

Të rriturit: Doza fillestare është 15 ml e tretësirës orale tri here në ditë. Nëse keni përmirësime të sëmundjes, doza mund të zvoglohet në 10 ml tretësirë orale tri herë në ditë. Fëmijët: Fëmijët 2 – 5 vjeç: 2.5 – 5 ml katër herë në ditë. Fëmijët 5 – 12 vjeç: 10 ml tri herë në ditë. Pas disa ditësh mund të vёrehet efekti.