Pluhuri për suspension oral gjendet në shishe të qelqit me ngjyrë të errët dhe me kapak të bardhë të padepërtueshëm të plastikes. Kutia përmban një shishe me 36.25 g pluhur për suspension oral (për përgatitjen e 100 ml suspension oral), lugën matëse të plastikes me 2.5-5 ml dhe fletëudhëzimin.
Si të gjitha barnat tjera, edhe Ampicilin Alkaloid-i mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient. Te disa njerëz ky bar mund të shkaktojë çrregullime të stomakut, duke bërë që të ndjeheni të sëmurë dhe të keni diarre. Zakonisht simptomat janë të lehta. Duhet të bisedoni me mjekun tuaj nëse do të keni infeksion kërpudhor të gojës dhe fytit, si dhe kruarje vaginale. Disa njerëz mund të kenë skuqje pas marrjes së antibiotikëve. Nëse ju filloni tё kruheni ose nëse keni skuqje, ndërprejeni marrjen e mëtejme dhe lajmëroni mjekun juaj. Efektet e tjera të padëshiruara janë enjtja e fytyrës, fytit, dhe buzëve, si dhe teshtimë ose problem me frymëmarrje. Por megjithate këto janë tepër të rralla. Megjithate, këto mund të jenë shenja të një reaksioni shumë më serioz alergjik e cila mund të kërkojë trajtim emergjent. Prandaj, nëse ju do të keni këto simptoma, menjëherë ndërprejeni marrjen e mëtejme të barit dhe kërkoni ndihmën mjekësore. Ndonjëherë mund të ndodhë efekti i padëshiruar i rrallë por shumë serioz si: të keni diarre të rënda (ujore, me mundësi edhe të primesave të gjakut); ose nëse ju vëreni ngjyrën e errët të urinës, ose ngjyrën e hapur të feçes, ose nëse do të keni zverdhje të lëkurës dhe të syve. Disa nga këto reaksione mund të jenë të vonuara për disa javë pas përfundimit të trajtimit. Lajmëroni mjekun tuaj. Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzim, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.
Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Ampicilin Alkaloid sesa duhet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin. Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë. Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit. Shenjat e intoksikimit mund të jenë nauze, vjellje, ose diarre si dhe simptoma neurologjike duke i futur edhe konvulsionet.
Doza e Ampicilin Alkaloid-it pluhur për suspenzion oral varet nga nevojat tuaja dhe nga gjendja e cila duhet të trajtohet. Dozat e larta mund të jenë të nevojshme te infeksionet e rënda dhe kronike. Dozimi i zakonshëm është: Të rriturit Doza e zakonshme është 250 mg ose 500 mg, 4 herë në ditë (çdo 6 orë). Të moshuarit Te këta pacientë nuk është e nevojshme modifikimi i dozës. Fëmijët Fëmijët me peshë trupore mbi 20 kg: dozimi duhet të bëhet në harmoni me rekomandimet për të rritur. Fëmijët me peshë nën 20 kg: duhet të jepet rreth gjysma e dozës për të rritur. Dozimi i zakonshëm te fëmijët është: 50 deri në 100 mg/kg në ditë në doza të ndara (çdo 6 orë) p.sh. 125-250 mg ampicilin (½- 1 lugë matëse të suspenzionit oral) çdo 6 orë. Nëse veshkat tuaja nuk funksionojnë si duhet, mjeku juaj mund ta zvoglojë dozën, nëse kjo është e përshtatshme. Mjeku juaj do të ju japë udhëzime të veçanta nëse ju jeni në hemodializë. Si të matet doza Mbajeni në mend se para përdorimit të çdo doze shishja duhet të tundet. Së bashku me shishen gjendet edhe luga matëse për matjen e dozimit korrekt. Një lugë matëse (5 ml) përmban ekuivalent të 250 mg ampicillin. Pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin lidhur me mënyrën e matjes së dozës të këtij bari.
Përgatitja e suspenzionit bëhet në farmaci, si në vijim: Para përdorimit, duhet të shtohet uji përafërsisht deri në gjysmën e shishes, pas kësaj shishja duhet të tundet që të suspendohet pluhuri, duhet të prisni 5 minuta, duhet që përsëri ti shtoni ujë të purifikuar deri në shenjën e shënuar në shishe (100 ml) dhe përsëri duhet të tundet. Suspensioni i përgatitur është me ngjyrë rozë të zbehtë, lëng viskoz me aromë të këndshme të mjedrës. Para përdorimit shishja duhet të tundet mirë! Dozimi i suspensionit të përgatitur bëhet me lugën e veçantё të shkallëzuar.