Amoxina është një antibiotik oral me spektër të gjerë që ka si princip aktiv amoksicilinen , një penicilline hemisintetike.
Reaksionet e padëshiruara nga përdorimi i penicilinave në përgjithësi , kufizohen në fenomene më të thjeshta hipersensibiliteti si: erupsionet kutane të tipit të eritemes multiforme ose makulopapaulose , pruriti, urticaria. Shume rrallë , në rast marrjeje parenterale mund të ketë ndonjë reaksion anafilaktik të rëndë. Në rast reaksionesh alergjike terapia duhet ndërprerë , kurse në rast se ndodh një reaksion i rëndë duhet të trajtohet pacienti me preparatet e duhura sipas rastit: amina vasopresore, antihistaminike, kortikosteroide. Në rast anafilaksie fillon trajtimi me adrenalinë dhe masa të tjera të emergjencës . Rrallë mund të ketë edhe reaksione të tjera si : aparati gastrointestinal : glosite, stomatite, nausea, të vjella ose diarre . Aparati hemolimfopojetik : anemi, trombocitopeni, purpur, eosinofili, leukopeni, agranulocitose, të gjitha të rikthyeshme me ndërprerjen e trajtimit. Shfaqja e cdo efekti të padëshiruar të papërshkruar në fletën ilustrative i duhet komunikuar mjekut kurues ose farmacistit.
Rrallë mund të ketë edhe reaksione të tjera si : aparati gastrointestinal : glosite, stomatite, nausea, të vjella ose diarre . Aparati hemolimfopojetik : anemi, trombocitopeni, purpur, eosinofili, leukopeni, agranulocitose, të gjitha të rikthyeshme me ndërprerjen e trajtimit. Shfaqja e cdo efekti të padëshiruar të papërshkruar në fletën ilustrative i duhet komunikuar mjekut kurues ose farmacistit.
Të rriturit: Tableta 2-3 tableta në ditë sipas gjykimit të mjekut. Fëmijë : Deri në 4 vjeç. 125mg çdo 4 orë. 4 deri 10 vjeç: 125-250 mg çdo 6 orë. Mbi 10 vjeç: 30.50 mg /kg peshë në ditë të ndara ne 4 marrje. Dozat e mbishtuara mund të trajtohen sipas gravitetit dhe sipas gjykimit të mjekut. Kohëzgjatja e trajtimit duhet të stabilizohet në raport me evolucionin e formes infektive. Si për çdo trajtim me antibiotikë , pezullojëni marrjen jo më parë se 48 orë pas zhdukjes së ethes dhe shërimit klinik. Në trajtimin e zgjatur me doza të rritura rekomandohen kontrolle periodike të elementeve hematike dhe funksioni hepatik dhe renal.
Shtoni ujë në flakon deri në nivelin e shënuar në etiketë. Tundeni mirë. Çdo masë përmban 125-250-500 mg ( 2,5-5-10 ml ) të amoksicilines . Flakoni duhet të tundet mirë para cdo marrjeje.