Regjistrohu/Kyçu

AMOXICILLIN

Amoxicillin Axapharm është një antibiotik nga grupi i penicilinave. Substanca e tij aktive, amoksicilina, shkatërron shumë baktere që janë përgjegjëse për infeksione të shfaqura shpesh.

Amoxicillin Axapharm është një antibiotik nga grupi i penicilinave. Substanca e tij aktive, amoksicilina, shkatërron shumë baktere që janë përgjegjëse për infeksione të shfaqura shpesh.

Gjatë marrjes së Amoxicillin Axapharm mund të shfaqen këto ndikime anësore: Çrregullime të tretjes si dhimbje të stomakut, pështirosje ose diarre. Po ashtu mund të shfaqen edhe reagime si vjellje, dhimbje të stomakut, mungesë e oreksit, gazra të stomakut dhe pezmatime të gjuhës dhe të mukozës së gojës. Nëse Amoxicillin Axapharm merret në fillim të ushqimeve, çrregullimet e traktit gastrointestinal janë më pak të shpeshta. Mund të shfaqen ekzema, skuqje të lëkurës, kruajtje dhe urtikaria. Infeksionet mikotike të lëkurës/mukozës u vërejtën shumë rrallë. Rrallë mund të shfaqen ngacmime, frikë, pagjumësi, hutim, ndryshime në sjellje, trullosje, dhimbje koke dhe çrregullime të ndjenjave. Shumë rrallë u vërejtën marramendje, konvulsione dhe hiperkinezia (aktivitet përtej mase i lëvizjes). Pas marrjes së suspensionit janë përshkruar ndryshime sipërfaqësore të ngjyrës së dhëmbëve. Kjo dukuri zakonisht zhduket prapë me larjen e dhëmbëve. Shumë rrallë u vërejt se gjuha bëhet më e errët. Gjatë përdorimit të amoksicilinës në moshë prej 0–9 muaj mund të mos përjashtohen dëmtime të smaltit të dhëmbëve (p.sh. vija të bardha, ngjyrosje) tek dhëmbët prerës definitiv. Reaksionet alergjike, siç përshkruhen në vijim, janë të shpeshta me Amoxicillin Axapharm, sikurse tek të gjitha medikamentet e grupit të penicilinave. Për verdhëz u raportua rrallëherë. Konsultojeni menjëherë mjekun tuaj në rast të shfaqjes së: urtikaries, ekzemës në sipërfaqe të madhe; skuqjes së lëkurës; ngjyrës së verdhë të lëkurës ose të pjesës së bardhë të syrit; dhembjeve të stomakut që shfaqen përnjëherë ose vjelljes; diarres së rëndë, të përgjakshme ose të vazhdueshme; problemeve me frymëmarrjen në formë të sulmeve astmatike dhe rrufës. Nëse vëreni ndikime anësore që nuk janë përshkruar këtu, duhet të informoni mjekun apo farmacistin tuaj.

Konsultojeni menjëherë mjekun tuaj në rast të shfaqjes së: urtikaries, ekzemës në sipërfaqe të madhe; skuqjes së lëkurës; ngjyrës së verdhë të lëkurës ose të pjesës së bardhë të syrit; dhembjeve të stomakut që shfaqen përnjëherë ose vjelljes; diarres së rëndë, të përgjakshme ose të vazhdueshme; problemeve me frymëmarrjen në formë të sulmeve astmatike dhe rrufës. Nëse vëreni ndikime anësore që nuk janë përshkruar këtu, duhet të informoni mjekun apo farmacistin tuaj.

Dozimi varet nga mosha, pesha trupore, nga funksionimi i veshkave të pacientit si dhe nga shkalla e infeksionit dhe e ndjeshmërisë së bakterit. Nëse nga mjeku nuk është udhëzuar ndryshe, vlen ky dozim: Të rriturit dhe fëmijët mbi 40 kg Infektime të lehta deri mesatarisht të rënda: 3× në ditë 375 mg– 750 mg Amoxicillin Axapharm®. Infeksione të traktit urinar: 4× 750 mg (3 g), të merret në një dozë të vetme. Sëmundja e Lyme: 3–4× në ditë 750 mg në rast të rrethit të kuq të çelur me rritje të ngadalshme me zbehje qëndrore (=Erythema migrans) gjatë 12 ditëve. Fëmijët deri dhe me 40 kg Për përcaktimin e dozimit të përshtatshëm mjeku niset nga pesha e rëndomtë trupore e fëmijës suaj dhe nga shkalla e infeksionit. Për trajtimin e infeksioneve tek fëmijët është i përshtatshëm Amoxicillin Axapharm 5% Suspension. Direktiva të përgjithshme 25–75 mg/kg pesha trupore/ditë, e ndarë në 3–4 doza të veçanta, ose deri në 2 vjeç:3–4 x në ditë 100 mg (½ luge matëse); nga 2–12 vjeç: 3–4 x në ditë 200 mg (1 lugë matëse); më të mëdhenj se 12 vjeç: 3–4 x në ditë 375 mg. Sëmundja e Lyme: 50 mg/kg peshë trupore /24 orë tekErythema migrans. Parandalimi i endokarditit Të rriturit dhe fëmijët mbi 10 vjeç: 4× 750 mg (3 g) merret në dozë të veçantë përafërsisht 1 orë para ndërhyrjes që mund të sjellë një infektim bakterial. Fëmijët deri 10 vjeç: gjysma e dozës për të rriturit. Udhëzime speciale për dozim Insufiçienca renale (= funksionimi i keq i veshkave): Ju duhet ta informoni mjekun tuaj apo mjeken tuaj, nëse gjendeni në një rast të tillë. Mjeku do t’ua udhëzojë një dozim të caktuar sipas rastit tuaj individual, i cili mund të dallojë nga skema e mësipërme e dozimit. Një trajtim i filluar me antibiotik duhet të zbatohet aq gjatë sa është udhëzuar nga mjeku. Simptomat e sëmundjes shpesh zhduken para se infeksioni të jetë shëruar plotësisht. Një kohëzgjatje e pamjaftueshme e përdorimit apo një përfundim tepër i hershëm i trajtimit mund të ketë si pasojë një rishfaqje të sëmundjes. Mos e ndryshoni vetvetiu dozimin e përshkruar ose kohëzgjatjen e terapisë. Nëse besoni se ilaçi po ndikon tepër dobët apo tepër fort, atëherë flisni me mjekun apo farmacistin tuaj. Përgatitja e suspensionit Çdo shishe Amoxicillin Axapharm Suspension do të duhej të përgatitet e freskët pak kohë para përdorimit. Suspensioni normalisht përgatitet nga farmacisti apo farmacistja. Nëse suspensioni nuk është përgatitur, atëherë granulatit duhet t’i shtohet ujë si vijon: Shishja tundet që të trazohet pluhuri. Për krijimin e 80 ml suspension shtohen saktësisht 57 ml ujë, ose me ujë mbushet me kujdes deri në shenjë (rreth) në shishen e qelqit. E trazoni mirë dhe e lini të qëndrojë pak kohë të shkurtër. Në rast nevoje edhe njëherë i shtoni ujë deri te shenja. Kjo nxjerr 80 ml suspension të gatshëm për përdorim. Para çdo përdorimi suspensioni duhet përsëri të tundet. Nëse dëshirohet, mjeku apo farmacisti është i gatshëm t’ua përgatis suspensionin e gatshëm për përdorim.

Çdo shishe Amoxicillin Axapharm Suspension do të duhej të përgatitet e freskët pak kohë para përdorimit. Suspensioni normalisht përgatitet nga farmacisti apo farmacistja. Nëse suspensioni nuk është përgatitur, atëherë granulatit duhet t’i shtohet ujë si vijon: Shishja tundet që të trazohet pluhuri. Për krijimin e 80 ml suspension shtohen saktësisht 57 ml ujë, ose me ujë mbushet me kujdes deri në shenjë (rreth) në shishen e qelqit. E trazoni mirë dhe e lini të qëndrojë pak kohë të shkurtër. Në rast nevoje edhe njëherë i shtoni ujë deri te shenja. Kjo nxjerr 80 ml suspension të gatshëm për përdorim. Para çdo përdorimi suspensioni duhet përsëri të tundet. Nëse dëshirohet, mjeku apo farmacisti është i gatshëm t’ua përgatis suspensionin e gatshëm për përdorim.