Bisalax 5mg tableta
Si të gjitha barnat , ky bar mund të shkaktojë efekte anësore, megjithatë ato nuk shfaqen tek të gjithë përdoruesit. Shfaqja e shqetësimeve dhe dhimbjeve abdominale , në disa raste edhe diarre. Reaksione alergjike, përfshirë angioedema ( edema në fytyrë, sy, buzë dhe inde të buta të qafës) dhe reaksione anafilaktike ( reaksione të rënda alergjike) janë raportuar. Nëse vëreni ndonjë efekt anësor, flisni me mjekun ose farmacistin. Kjo përfshin çdo efekt anësor jo të listuar në këtë fletë me informacion
Konstipacion Të rritur dhe fëmijë më tepër se 10 vjeç: 1-2 tableta (5-10mg) në ditë. Fëmijët midis 4 dhe 10 vjeç: 1 tabletë (5mg) në ditë. Rekomandohet që tableta të merren para kohës së gjumit. Zgjatja e trajtimit është 8-10 ditë. Ky bar nuk duhet të merret çdo ditë. Rekomandohet që të merret në konsideratë se dhënia e tabletës tek fëmijët në mëngjes të zëvendësohet me formë supost të këtij bari. Nëse vëreni se efekti i Bisalax është më i fortë ose më i dobët se ai i pritshëm, pyesni mjekun ose farmacistin.
Gjithmonë merreni këtë bar sipas përshkrimit në këtë fletë me informacione ose sipas përshkrimit të mjekut ose farmacistit. Ky bar përdoret tek fëmijë të moshës nën 10 vjeç vetëm pas rekomandimit nga mjeku. Kontaktoni mjekun ose farmacistin nëse keni paqartësi.