Amoksicilina është penicilinë gjysmë-sintetike me spektër të gjerë të veprimit baktericid. Është aktive ndaj një numri të madh të mikroorganizmave:
Sikurse edhe barnat tjera edhe kapsulat AMOXIBOS® mund të shkaktojnë efekte te padëshirueshme të caktuara. Me përzgjedhje të indikacioneve për aplikim, si dhe të dozës së barit sigurohet tolerancë shumë e mirë e amoksicilinës. Gjatë aplikimit të amoksicilinës rrallë mund të shfaqen efektet e padëshirueshme në vijim: diarreja, dhimbja abdominale, anemia, trombocitopenia, eozinofilia, leukopenia, agranulocitoza, koliti hemorragjik, koliti pseudomembranoz (raste të izoluara), rritje tranzitore e transaminazave hepatike, fosfatazës alkalike dhe/ose bilirubinës. Gjithashtu, sikurse edhe te të gjitha preparatet e penicilinave, mund të arrijë deri reaksionet e tejndjeshmërisë në formë të rashit të lëkurës (ushlave) dhe urtikaries, dhe shumë rrallë eritemës multiforme, nekrolizës toksike epidermale dhe sindromit Stevens-Johnson. Për secilin efekt të padëshirueshëm për të cilin dyshoni që mund të jetë i ndërlidhur me aplikimin e barit, rekomandohet njoftimi sa më parë i mjekut ose farmacistit.
Nuk duhet të ndërpreni aplikimin e këtij bari sipas vendimit tuaj, edhe nëse ndjeheni më mirë, pasi që kjo mund të shkaktojë keqësim të gjendjes suaj shëndetësore. Gjithmonë kërkoni këshillën e mjekut tuaj, kurse aplikimin e barit mos e ndërpreni pa udhëzimin e tij.
Format e lehta deri mesatarisht të rënda: 25 mg/kg/ditë të ndahet në 2 doza njëshe dhe të aplikohen çdo 12 orë ose 20 mg/kg/ditë të ndahen në 3 doza njëshe dhe të aplikohen çdo 8 orë. Format e rënda: 45 mg/kg/ditë të ndahen në 2 doza njëshe dhe të aplikohen çdo 12 orë ose 40 mg/kg/ditë të ndahen në 3 doza njëshe dhe të aplikohen çdo 8 orë
Nëse mendoni që AMOXIBOS® shumë dobët ose shumë fuqishëm vepron në organizmin tuaj, drejtojuni mjekut ose farmacistit. Mjeku juaj do t’ju këshillojë për sa kohë të gjatë të merrni kapsulat AMOXIBOS ®. Mos ndërpreni trajtimin, nëse më parë nuk e keni njoftuar mjekun. AMOXIBOS® kapsulat 500 mg aplikohen oralisht. Dozimi varet nga ndjeshmëria e shkaktarit, përkatësisht shkallës së infeksionit, moshës së pacientit dhe gjendjes së funksionit të veshkeve. Të rriturit dhe fëmijët me peshë mbi 40 kg Doza e zakonshme është 1 kapsulë çdo 8 orë.