Tretësirë orale. 20 flakone nga 20 mL me 1.66 g L-argininë.
Nuk janë shënuar efekte të padëshiruara të barit. Është e rëndësishme të komunikoni me mjekun apo farmacistin për çfarëdo efekti të padëshiruar.
Nëse jeni duke përdorur barna të tjera kërkoni këshillën e mjekut tuaj ose të farmacistit.
Gjatë Oligoastenospermisë duhet të merren të paktën 3 flakona te vegjël në ditë
Gjatë hyposomisë duhet të merret : 1 flakon i vogël në ditë tek femijët nën 6 vjeç dhe 2 flakona të vegjël në ditë te fëmijët mbi 6 vjeç. Gjatë gjendjes së lodhjes dhe astenisë mund të jepen : 1-2 flakona të vegjël në ditë. Preparati merret nga goja e mund te hollohet me ujë.