Tableta të veshura me film 625mg,në blister me 10 tableta. Tableta të veshura me film 1000mg,në blister me 10 tableta
Keni reaksione mbindjeshmërie (alergji) ndaj amoksicilinës ose përbërësve të tjerë të barit. Keni reaksione mbindjeshmerie ndaj antibiotikëve të tjerë të grupit të penicilinave.
Tabletat 625mg dhe 1000mg nuk janë të përshtatshme për fëmijet nën 12 vjec apo me peshë nën 40kg. Mos e përdorni barin më shume se dy jave pa u këshilluar me mjekun
Doza e zakonshme ditore për të rritur dhe fëmijë me peshë mbi 40kg është një tabletë cdo 12 orë (d.m.th një tabletë 1000mg dy herë në ditë, në infeksionet e formave të rënda dhe një tabletë 625 mg dy herë në ditë në infeksionet e formave të mesme. Tek pacientet me dëmtim te funksionit të veshkave tabletat 1000 mg nuk janë të përshtatshme, në këto raste nevojitet një përshtatje e kujdeshme e dozave. Tabletat 625mg dhe 1000mg nuk janë të përshtatshme për fëmijet nën 12 vjec apo me peshë nën 40kg. Mos e përdorni barin më shume se dy jave pa u këshilluar me mjekun
Çdo tabletë 625mg përmban 500mg amoksicilinë në formën e trihidratit të amoksicilinës dhe 125mg acid klavulanik në formën e klavulanatit të kaliumit. Çdo tabletë 1000mg përmban 875mg amoksicilinë në formën e trihidratit të amoksicilinës dhe 125mg acid klavulanik në formën e klavulanatit të kaliumit. Amoksiklav 2x është një antibiotik i grupit të penicilinave(beta-laktamik). Ai është një antibiotik me spektër te gjerë, me veprim baktericid (vrasës) kundrejt baktereve të ndryshëm shkaktare të infeksioneve.