Regjistrohu/Kyçu

BETHAGEN

Tub me 15 g krem Bethagen® krem.

Tub me 15 g krem Bethagen® krem.

Sikurse edhe të gjitha barnat tjera edhe kremi Bethagen® mund të ketë efekte të padëshirueshme. Efektet më të shpeshta të padëshirueshme paraqiten lokalisht në vendin e lyerjes me krem. Mund të shfaqen rashi, kruarja, iritimi, djegësira, tharja e gojës, tëhollimi i lëkurës, mund të ndryshohet ngjyra e lëkurës, janë të mundshme gjakderdhje të imta, zgjerim i enëve të gjakut dhe hirsutizëm i shtuar i asaj pjese të trupit. Gjithashtu, mund të shfaqen strie, akne, pezmatim i folikulit të qimes dhe infeksione sekondare me myshqe. Lyerja afatgjatë e barit në sipërfaqe të mëdha të lëkurës së dëmtuar mund të çojë deri te efektet e padëshirueshme. Nëse vëreni çfarëdo lloj simptomash të cilat do të mund të jenë reakcione të padëshirueshme në kremin Bethagen® dhe nuk janë përmendur në këtë udhëzim, njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj!

Bethagen® kremi qitet në sipërfaqet e sëmura dy herë në ditë me fërkim të lehtë. Te ndryshimet kronike të lëkurës, mjekimi duhet vazhduar edhe disa kohë mbas tërheqjes së të gjitha simptomave për të parandaluar recidivin.

Nëse mendoni që kremi Bethagen® shumë dobët ose shumë fuqishëm në organizmin tuaj, drejtojuni mjekut ose farmacistit tuaj. Mjeku juaj do tu këshillojë për sa kohë duhet të merrni kremin Bethagen®. Mos ndërpritni trajtimin, nëse para kësaj nuk keni njoftuar mjekun.