Regjistrohu/Kyçu

AMIODARONE

Amiodaron është një bar i cili bën pjese në klasën III të antiaritmikëve, ndonëse ai ka edhe disa veti të antiaritmikëve të klasave I, II dhe IV. Ai bllokon kanalet e çaktivuara e të shpejta të natriumit, si edhe kanalet e kalçiumit dhe të kaliumit. Ai antagonizon në mënyre jokonkuruese efektet e alfa dhe beta-receptorëve adrenergjikë. Amiodaron ndikon në sistemin e përçimit specifik të zemrës e për rrjedhojë ushtron veprim të theksuar e të sigurtë në çrregullimet e ritmit të saj.

Amiodaron është një bar i cili bën pjese në klasën III të antiaritmikëve, ndonëse ai ka edhe disa veti të antiaritmikëve të klasave I, II dhe IV. Ai bllokon kanalet e çaktivuara e të shpejta të natriumit, si edhe kanalet e kalçiumit dhe të kaliumit. Ai antagonizon në mënyre jokonkuruese efektet e alfa dhe beta-receptorëve adrenergjikë. Amiodaron ndikon në sistemin e përçimit specifik të zemrës e për rrjedhojë ushtron veprim të theksuar e të sigurtë në çrregullimet e ritmit të saj.

bradikardi dhe çrregullime të përdorimit sepse amiodaroni e ul ritmin e zemrës (në qoftë se pulsi është më i ulet se 55/min, mjekimi duhet ndërprerë përkohësisht); përkeqësim j aritmisë ekzistuese si dhe shfaqja e aritmive të reja; insufiçiencë kardiake ose rëndim i asaj ekzistuese (në këto raste është i nevojshëm mjekimi edhe me kardiotonikë); çrregullime gastrointestinale: të pëziera, të vjella, konstipacion, shije metalike dhe anoreksi; në raste të rralla edhe dëmtim i përkohshem i mëlçisë (rritje e enzimave të saj); ndonjëherë mund të shfaqet një nekrozë hepatoqelizore, çka dikton nevojën e mbikqyrjes së funksionit të mëlçisë sidomos në të sëmurët të cilët në të kaluarën kanë pasur dëmtime të saj; mikrodepozitime korneale të prapësueshme: janë konstatuar edhe çrregullime të të parit si rezultat i neuritit optik, neuropati dhe miopati periferike (zakonisht të prapësueshme kur mjekimi ndërpritet); fototoksicitet dhe në raste të rralla ngjyrosje e përhershme e lëkurës; hipotiroidizëm, hipertiroidizëm; alveolit pulmonar difuz dhe fibroz; raste të rralla me dridhje, ankth, marrje mendsh, dhimbje koke, pagjumësi, lodhje, rritje beninje e presionit intraokular, epididimit, ataksi, ekzantema (përfshirë dermatitin eksfoliativ), vaskulit, trombocitopeni dhe rritje e kohës së protrombinës. Në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk janë të përmendura në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.

Efekti i amiodaronit mund të jetë klinikisht i theksuar për ndërveprime, të cilat mund të shfaqen edhe disa muaj pasi mjekimi të jetë ndërprerë. Përdorimi në të njëjtën kohë i amiodaronit dhe disopiramidit, flekainidit, kinidinës ose prokainamidit jep efekt aditiv dhe rrit rrezikun për aritmi ventrikulare, ndaj dozat e këtyre barnave duhen ulur në varësi të niveleve të tyrë në serum (kinidina me 1/3 deri ½ prokainamidi me 1/3). Nuk rekomandohet përdorimi në të njëjtën kohë i sotalolit ose i bepridilit për shkak të shtimit të rrezikut për aritmi. Përdorimi i njëkohshëm amiodaronit me kalçibllokuesit (diltiazem, verapamil) ose me beta — bllokuesit mund ta rrisë rrezikun për bradikardi dhe bllok A-V. Kombinimi i amiodaronit me antidepresivët triciklikë ose fenotiazinat e shton rrezikun e aritmive ventrikulare, sidomos të atyre të tipit të torsadës së majës. Nga përdorimi i njëkohshëm i amiodaronit me varfarinën, digoksinën, fenitoinen ose ciklosporinën lind nevoja e mbikqyrjes së nivelit në serum të këtyre barnave dhe doza e tyre duhet ulur (varfarina me 1/3 deri ½ , digoksina me ½ ). Kombinimi i amiodaronit me diuretiket që e shtojnë jashtëqitjen e kaliumit me kortikosteroidet ose amfotericinën B (me injektim në venë) mund të shpjerë në hipokalemi, gjë që shkakton zgjatjen e intervalit QT dhe shtimin e rrezikut për aritmi ventrikulare, përfshirë edhe ato të tipit të torsadës së majës. Kur përdoret me cimetidinën, nivelet në serum të amiodaronit rriten si rezultat i ngadalësimit të metabolizmit te tij. Përdorimi në të njëjtën kohë me laksativët nxitës nuk këshillohet sepse shtohet rreziku për aritmi ventrikulare. Amiodaroni ka një efekt të theksuar në rezultatet e provave të funksionit të tiroides. Kërkoni këshillën e mjekut ose të farmacistit nëse njëkohësisht me Amiodaron merrni edhe barnat e përmendura më sipër.

Dozimi ditor 1 tabletë = 200 mg Java e parë 1 tabletë, 3 herë në ditë Java e dytë 1 tablete, 2 herë në ditë Java e tretë 1 tabletë, 1 herë në ditë (në rast nevoje 1 tabletë, 2 herë në ditë) Fundjavë pa mjekim 1 tabletë për 5 ditë e pastaj 2 ditë pa mjekim.

Amiodaron duhet të merret me rekomandim dhe mjekimi me të duhet të mbikqyret nga një mjek specialist me njohuri dhe përvojë në mjekimin e aritmive. Përpara fillimit të trajtimit duhen kryer provat për të kontrolluar funksionin e mëlçise dhe të tiroides dhe më pas ky kontroll duhet bërë çdo 6 muaj (por amiodaroni interferon në provat e funksionit të tiroides). Kujdes duhet treguar në rastet me sindromin e sinusit të sëmurë, si edhe gjatë kombinimit me digoksinë, antikoagulues që merren nga goja, beta-bllokues dhe kalçibllokues. Kujdes duhet treguar në mjekimin e të sëmureve të moshuar dhe të fëmijëve, të sëmurëve me insufiçience kardiake, me sëmundje mëlçie, me hipokalemi (të matet përqëdrimi në serum i kaliumit përpara trajtimit), me hipotension, me insufiçiencë respiratore, me porfiri dhe gjatë anestezisë. Çdo 3 muaj duhet kryer një kontroll me EKG. Ekzaminime të rregullta të gjoksit dhe të funksionit të mushkërive janë të këshillueshme përpara trajtimit dhe çdo 6 muaj. Me shfaqjen e shenjave të një sëmundjeje mushkerie, ekzaminimet janë të detyrueshme. Ekzaminimi oftalmologjik, mbikqyrja dhe mjekimi i ndryshimeve në sy janë të rekomandueshme kur shfaqen çrregullime subjektive. Këshillohet që kontrolle të tilla të kryhen çdo vit. Ekspozimi në diell duhet mënjanuar gjatë mjekimit me Amiodaron. Gjatë muajve të verës, të sëmurët duhet t’i mbulojnë pjesët e ekspozuara të trupit me një krem mbrojtës nga rrezet e diellit. Amiodaron mund të ndikojë në aftësitë psikofizike për të drejtuar automjetin ose për të punuar me makineri. Marrja e Amiodaron me ushqim dhe pije Nuk ka të dhëna.