Regjistrohu/Kyçu

AMINOL

Atenololi është beta bllokues kardioselektiv i receptorëve beta1 adrenergjikë, kurse veprimi në receptorët beta2 adrenergjikë, të lokalizuar në muskujt e lëmuar të bronkeve dhe muret e enëve të gjakut vepron vetëm në doza të mëdha. Atenololi me bllokimin e beta receptorëve adrenenergjikë ka veprim inotrop, kronotrop dhe dromotrop negativ në zemër.

Si të gjitha barnat e tjera, edhe AMINOL® tableta mund të shkaktojë efekte anësore. Nëse vëreni çfarëdo simptome të cilat do të jenë reaksion i padëshiruar nga AMINOL ® tableta, e nuk janë përmendur në këtë udhëzim, informojeni mjekun Tuaj ose farmacistin! Shumica e efekteve të padëshiruara janë periodike dhe kalimtare. Shpesh paraqiten puçërra, bradikardi, kokëdhembje, mundime dhe çrregullim i gjumit. Efektet tjera të padëshiruara mund të jenë: ulja e vëllimit minutor, dekompenzim i zemrës, zgjatja e përcjelljes atrioventrikulare, zvogëlimi i tolerimit të glukozës.

Nëse vëreni se efekti i barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin. Dozimi i Aminolit është individual. Hipertensioni: trajtimi fillon në dozë prej 50 mg një herë në ditë. Pas trajtimit dyjavor, nëse është e nevojshme, doza mund të rritet në 100 mg në ditë. Veprimi antihipertensiv mund të shpejtohet me marrjen e njëkohëshme të antihipertensivëve tjerë (psh. lizinopril). Angina pektoris: trajtimi fillon në dozë prej 50 mg një herë në ditë, e më pas në periudhë prej 7 ditësh, varësisht nga ndikimi terapeutik, doza mund të rritet në 200 mg në ditë. AMINOL-i mund të kombinohet me diuretikë dhe vazodilatatorë periferikë. Profilaksia e riinfarktit të zemrës: 100 mg në ditë. Indikacionet e tjera: doza e zakonshme fillestare është 50 mg në ditë. Varësisht nga gjendja e ndikimit të dozës terapeutike mund të rriten në 200 mg në ditë. Dozimi te të sëmurët me fuksion të zvogëluar të veshkeve: Klirensi i kreatininës doza më e lartë e atenololit Ml/min mg >35 100 mg 15 -35 50 mg në ditë ose 100 mg çdo të dytën ditë < 15 50 mg çdo të dytën ditë ose100 mg në çdo 4 ditë Të sëmurëve në hemodializë, pas çdo dialize duhet shtuar 20 – 50 mg atenolol nën kontrollin e mjekut në institucionin shëndetësor, sespse mund të ulet shtypja e gjakut.