Forma farmaceutike Tretësirë e kthjellët me ngjyrë të kuqe- kafeje dhe me aromë specifike. Paketimi: Madhësia e paketimit 100 ml. 100 ml e tretësirës është e paketuar në shishe PP ngjyrë kafeje e errët, e paisur me PE pikatore dhe me PP mbyllje. Kutia e kartonit përmban një shishe me 100 ml tretësirë dhe fletëudhëzimin. Madhësia e paketimit 1000 ml. 1000 ml të tretësirës gjenden të paketuara në shishe PE të bardhë, e paisur me mbyllje PE. 1 shishe me tretësirë 1000 ml dhe me fletudhëzim për pacientin gjendet në qese të plastikës.
Si të gjitha barnat tjera, edhe Betadine mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient. Efektet e padëshiruara të Betadine tretësirë për lëkurë janë të rralla. Më të zakonshmet janë irritimi lokal, kruarja dhe djegësima. Janë raportuar edhe rastet me disfunksion të tiroidesë dhe me neutropeni (zvoglimi i numrit të qelizave të caktuara të gjakut – leukociteve të quajtura neutrofile). Përdorimi i tepruar dhe për kohë të gjatë i Povidone Iodine mund të shkaktojë neutropeni. Aplikimi i povidon jodinit te plagët e mëdha ose te djegëjet e rënda mund të shkaktojë efekte të padëshiruara si acidozë metabolike, hipernatremi (niveli i lartë i natriumit në gjak) dhe pamjaftueshmëri të funksioneve renale. Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletudhëzimin, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj. Mjeku i juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit. Betadine tretësirë për lëkurë duhet të aplikohet në fushën e caktuar si i paholluar, sa herë që është e nevojshme; kjo duhet të thahet në mënyrë spontane brenda 2-3 minutave. Kohëzgjatja e trajtimit duhet të jetë aq sa është e nevojshme, derisa të ekzistojë infeksioni ose rreziku për infeksion. Nëse shfaqet rikthimi i infeksionit pas ndërprerjes së trajtimit me tretësirë Betadine, terapia duhet të rifillojë përsëri. Tretësira për lëkurë e Betadine është vetëm për përdorim të jashtëm dhe nuk duhet të ngrohet para aplikimit.
Tretësira për lëkurë Betadine përdoret për trajtimin e këtyre gjendjeve: - Dezinfektimi i lëkurës dhe membranave mukoze (duke e futur edhe ate vaginale) për ndërhyrje kirurgjike, injeksione dhe aspirime, - Dezinfektimi i plagëve; parandalimi i kontaminimit mikrobik i plagëve, inçizionet dhe lezioinet e tjera lokale, - Trajtimi terapeutik i incizioneve kirurgjike të infektuara, lezionet traumatike të infektuara, trajtimi emergjent i gërvishjeve dhe shqyerjeve, ulçerat e infektuara nga dekubitusi ose ulçerat nga staza, piodermitë dhe dermatozat me infeksion sekondar, djegëjet e shkallës së dytë dhe të tretë.