VITAMIN C ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe ripërtrirjen e indeve, siç janë eshtrat, dhëmbët, si dhe enët e gjakut. Eksitojnë të dhëna që Vitamina C merr pjesë në reaksionet e stresit si dhe shfaq edhe veti antioksidative.
Si të gjithë barnat tjera, ashtu edhe VITAMIN C mund të shfaqë reaksione të padëshiruara. VITAMIN C zakonisht tolerohet mirë. Gjatë marrjes së VITAMIN C mund të shfaqet: diarre, formimi i gurëve oksalate, disbalancim i ujit dhe elektroliteve, anemi hemolitike, vështirësi në lëvizje të spermatozoideve nëpër qafën e mitrës. Nëse vëreni ndonjë shenjë e cila mund të ishtë reaksion ndaj VITAMIN C e që nuk është përmendur në këtë fletëudhëzim, lajmëroni mjekun tuaj.
Keni parasysh se këto informacione mund të vlejnë edhe për barna që tani më nuk i pini, si dhe në barna që planifikoni ti merrni në të ardhmen. Paralajmëroni mjekun apo farmacistin tuaj nëse merrni apo deri dikur keni marrë ndonjë bar tjetër, përfshirë këtu barna tjerë, përfshirë këtu edhe barnat që merren pa recetë të mjekut. Tregoni mjekut tuaj nëse merrni paracetamol, hekur, flufenazin dhe varfarin.
Mjeku juaj do të vendosë kur dhe sa injeksione VITAMIN C do të duhet të merrni. Doza e zakonshme është 1 ampulë (500mg) në ditë në mënyrë intramuskulare apo intravenoze. Nëse mendoni se bari VITAMIN C vepron shumë fortë apo shumë e dobët në organizmin tuaj atëherë drejtohuni mjekut apo farmacistit tuaj.