Regjistrohu/Kyçu

AMIKAN

Flakon i injëktueshëm në rruge muskulare nga 500 e 1000 mg

Flakon i injëktueshëm në rruge muskulare nga 500 e 1000 mg

EFEKTET E PADESHIRUARA: Sic rezulton nga paragrafet e mesipërme, efektet e padëshiruara që shfaqen gjate terapise së zgjatur me amikacine janë: toksiciteti i pales se VIII te nervale kranial (mbi te gjitha ototoksiciteti) dhe nefrotoksiciteti (albuminuria , prezenca e rruazave të kuqe e të bardha e të cilindrave në sediment, azotemia e lartë dhe oliguria) Rrallë janë verejtur rash kutaneal, temperature jatrogjene, parestezi, tremor, të përziera e të vjella, eozinofili e anemi, hipotension. Pacienti duhet ti referoje mjekut ose farmacistit cdo efekt te padeshiruar.

NDERVEPRIMI: Duhet të evitohet,dhënia njëkohesisht ose më pas ,i antibiotikeve të tjerë për përdorim lokal ose të përgjithshëm që njihen për veti neuro e nefrotoksike, vecanerisht: kanamicina, gentamicina, tobramicina, neomicina, streptomicina, cefalororidina, viomicina, polimiksina b, kolistina, vankomicina. Amikacina nuk duhet të merret së bashku me diuretik të fuqishem (p.sh.acid etakrinik, furosemid ,manitol). Faktikisht disa diuretik janë për vete ototoksik, dhe tjeter gjë që duhet të thuhet është se bërja e diuretikëve i.v. rrit toksicitetin e aminoglukozideve, duke modifikuar vlerat e tyre në serum dhe në tesute.

Të rritur dhe femijë:15 mg/kg/në ditë të ndara në 2-3 marrje. Neonat e premature:doza fillestare prej 10mg/kg/në ditë,e vazhduar nga 7,5 mg/kg cdo 12 orë. Kohëzgjatja e mjekimit është zakonisht 7-10 ditë. Nuk duhet të kalohet doza totale prej 15 gr. Dozat e këshilluara, në infeksionet jo të rënda nga mikrooganizma sensibël, i përgjigjen terapise brenda 24-48 oresh. Në pacientet me insuficence renale, doza ditore duhet të reduktohet ose të rritet intervali mes dy marrjeve, që të evitohet mundesia e akumulimit të barit. Një metode efikase për të llogaritur dozat e marrjes së preparatit, në pacientet me insuficence renale, të dyshuar ose të konfirmuar, është ajo e shumëzimit x 9 të vlerës së koncentrimit serik të kreatinines: rezultati që merret përfaqeson intervalin e orëve nga njëra marrje në tjetren.

Amikacina është nefrotoksike e fuqishme, ototoksike dhe neurotoksike.prandaj duhet të evitohet shoqërimi me preparate të tjerë të këtij lloji, sipas dhe asaj që është thënë në paragrafin e kujdes. Në pacientët me insuficence renale,kur parashikohet trajtim më i zgjatur se 5 dite është e nevojshme të bëhet një audiograme përpara se të fillojë trajtimi dhe gjatë trajtimit. Atëhere kur të vihen re tinit aurikulare, rënie të dëgjimit ose dëmtim të perceptimit të tingullit duhet të ndërpritet menjëhere. Meqënësë ky antibiotik përqëndrohet në nivel të lartë në sistemin eskretor renal,pacienti që kurohet duhet të jetë i hidratuar mirë, me qëllim që të ulë në minimum irritimin kimik në tubat renal. Duhet gjithashtu që të kontrollohet funksioni renal, përpara fillimit të terapisë,dhe gjatë bërjes së saj. Sa të vërehen shenja të irritimit renal(cilindra, eritrocite, leukocitene sediment , albuminuri) duhet që të rritet hidratimi. Se shfaqen shenja të ndyshimit, nga të cilat reduktimi i klarences se kreatines, te peshes specifike te urines, rritjes se azotit ureik e të kreatines serike, oliguri, duhet të ulet doza, sipas asaj që është thënë në paragrafin përdorimi. Trajtimi duhet të ndërpritet n.q.s. vërehet rritje e azotemise ose reduktim progresiv i jashteqitjes urinare.