Regjistrohu/Kyçu

VITAMIN B12

Vepron si koenzim në funksione të ndryshme metabolike. Ka rol të rëndësishëm në sintezën e nukleotideve purine dhe në metabolizmin e aminoacideve. Është i nevojshëm për rritje, për replikim qelizor, hematopoezë dhe sintezë të nukleoproteinave dhe mielinës. Ciankobalamina pas administrimit intramuskular absorbohet shpejt dhe plotësisht. Më shumë lidhet për transkobalaminën II dhe shpejt transportohet deri në mëlçi, palcën kurrizore dhe inde të tjera. Depozitohet në mëlçi, ekskretohet, kryesisht përmes tëmthit dhe i nështrohet qarkullimit enterohepatik. Normalisht nuk është prezent në urinë, përveç pas dozave të larta parenterale kur ekskretohet në urinë kryesisht si i pandryshuar. E kalon barrierën placentare

Si edhe të gjitha barnat e tjera edhe Vitamin B12 Alkaloid mund të jap efekte të padëshiruara. Veprimet e padëshiruara janë të rralla edhe pas dhënies së ciankobalaminës në doza të larta. Mund të haset dhembje në vendin e injektimit, ndërsa më rrallë mundësia për reaksion alergjik, diare dhe hipokaliemi. Nëse keni përjetuar ndonjë efekt të padëshiruar që nuk është përmendur në këtë fletëudhëzim, ju lutemi njohtojeni mjekun ose farmacistin tuaj.

Ju lutemi informojeni mjekun tuaj ose farmacistin për barnat që jeni duke i marrë, ose që i keni marrë në të kaluarën e afërt, bile edhe për ato që i keni marrur pa recetë. Ndërveprimet me barnat tjera nuk janë me rëndësi të madhe klinike. Aborbimi i vitaminës B12 nga trakti gastointestinal mund të jetë i reduktuar nga neomicina, acidi paraaminosalicilik, antagonistët e H2-receptorëve histaminik dhe kolkicina, si dhe marrja e sasive të mëdha të alkolit. I dhënë në mënyrë parenterale kloramfenikoli zvogëlon efektin e ciankobalaminës në anemi. Ngjashëm, kontraceptivët oralë mund ta minimizojnë efektin e ciankobalaminës.

Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj. Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit. Anemia pernicioze ose ndonjë anemi tjetër makrocitare – doza iniciale e rekomanduar e ciankobalaminës është 250 mcg deri 1000 mcg çdo të dytën ditë, për 1 deri 2 javë, e pastaj 250 mcg në javë deri në normalizimin e analizës së gjakut. Dozat e mbajtjes janë 1000 mcg mujore. Nëse ekzistojnë edhe probleme neurologjike jepen 1000 mcg ciankobalaminë çdo të dytën ditë dhe vazhdon deri në përmirësimin e simptomave. Për profilaksi të anemisë te pacientët me defiçiencë sekondare të vitaminës B12 për shkak të gastrektomisë ose sindromit të malabsobimit, jepet ciankobalamina prej 250 mcg deri 1000 mcg në mënyrë intramuskulare çdo muaj. Për testin e Shiling-ut jepen 1000 mcg në mënyrë intramuskulare. Nëse përdorni Vitamin B12 Alkaloid më shumë sesa duhet: Nëse keni marrë një mbidozë, këshillohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin. Vitamina B12 nuk është toksike as në doza të larta. Dozat e larta tejkalojnë kapacitetin e transkobalaminës për lidhjen e vitminës dhe teprica filtrohet përmes veshkave. Nëse keni harruar të merrni Vitamin B12 Alkaloid: Mos e dyfishoni dozën. Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, merreni ate sa më parë që ju kujtohet. Nëse është koha për dozën tjetër, mos e merrni dozën e harruar por vazhdoni sipas orarit të mëparshëm. Mos e dyfishoni dozën me qëllim që ta kompensoni dozën e harruar.