Regjistrohu/Kyçu

VERAPAMIL ALKALOID ®

Verapamil Alkaloid-i përmban substancën aktive verapamil hidroklorid. Ky i përket grupit të barnave të quajtura bllokues të kanaleve të kalciumit. Verapamili e ndërpren futjen e kalciumit në muskulin e zemrës dhe në muskulaturën e murit të enëve të gjakut të cilat kanë nevojë për kalcium për kontraksionin e muskulit dhe për ngushtimin e enëve të gjakut. Ky bar e relakson zemrën dhe enët e gjakut, e zvogëlon sasinë e gjakut që pompon zemra dhe e zbret frekuencën e zemrës (pulsin).

Verapamil Alkaloid-i përmban substancën aktive verapamil hidroklorid. Ky i përket grupit të barnave të quajtura bllokues të kanaleve të kalciumit. Verapamili e ndërpren futjen e kalciumit në muskulin e zemrës dhe në muskulaturën e murit të enëve të gjakut të cilat kanë nevojë për kalcium për kontraksionin e muskulit dhe për ngushtimin e enëve të gjakut. Ky bar e relakson zemrën dhe enët e gjakut, e zvogëlon sasinë e gjakut që pompon zemra dhe e zbret frekuencën e zemrës (pulsin).

Si të gjitha barnat e tjera, edhe Verapamil Alkaloid mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient. Efektet e padëshiruara mund të jenë: - Kapsllëku - Ndjenja e sëmundjes, nauzeja - Dhembje dhe shqetësim i barkut - Ndjenja e lodhjes dhe marramendjes - Tremor - Ushtima në vesh - Lëvizje të pavullnetshme të muskujve - Shqetësim - Rënie e flokëve - Therje - Dhembje therëse në anësi - Dobësi muskulare - Dhembje e nyjeve dhe e muskujve - Skuqje - Kokëdhembje - Enjtje e nyjeve - Zverdhje e lëkurës dhe e syve - Ngjyra e errtë e urinës dhe ngjyra e hapur e jashtqitjes - Impotencë - Sekretim i pazakonshëm i qumështit nga gjiri Ndonjëherë, Verapamil Alkaloidi mund të shkaktojë rënie të theksuar të tensionit të gjakut dhe gjithashtu edhe aritmi të zemrës. Gjithashtu mund të shkaktojë edhe shkurtim të frymëmarrjes dhe enjtje të këmbëve dhe duarve. Nëse ju ndodhin këto informojeni mjekun tuaj. Nëse simptomat e zemrës përkeqësohen edhe më tutje, bisedoni me mjekun tuaj. Mund të shfaqen reaksionet alergjike si urtikaria, skuqja e lëkurës. Mund të shfaqen edhe reaksionet serioze alergjike të cilat manifestohen me enjtje të fytyrës ose të fytit, reaksione të rënda të lëkurës, ashpërsi në lëkurë, gojë, sy dhe gjenitale. Gjithashtu mund të shfaqen edhe enjtja e mishit të dhëmbëve rritja e gjinjëve te meshkujt, mirëpo këto efekte të padëshiruara mënjanohen pas ndërprerjes së marrjes së mëtejme të këtij bari. Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzimin, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.

Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut. Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen. Ju duhet ta informoni mjekun tuaj nëse në ndërkohë merrni barnat në vijim: • Barna për uljen e tensionit të gjakut të quajtur beta-bllokues, p.sh. atenolol, metoprolol, propranolol; • Prazosinë dhe terazosinë, për uljen e tensionit të gjakut dhe për trajtimin e problemeve me prostatë; • Flekainid dhe kinidinë, për trajtimin e aritmisë së zemrës; • Teofilinë, për problemet me frymëmarrje; • Barnat për trajtimin e epilepsisë, p.sh. fenobarbital, karbamazepinë; • Imipraminë, për trajtimin e depresionit; • Gliburid, për trajtimin e nivelit të lartë të sheqerit; • Barnat për trajtimin e gutës, p.sh. kolkicinë, sulfinpirazon; • Barnat për trajtimin e infeksioneve, p.sh eritromicinë, rifampicinë, telitromicinë doksorubicinë, për trajtimin e kancerit; • Barnat për trajtimin e anksiozitetit (tensionimit), p.sh. buspirone, midazolam; • Digoksinë, për trajtimin e zemrës; • Cimetidinë, për trajtimin e ulçerës; • Barnat për kontrollin e reaksioneve imunologjike, p.sh. ciklosporinë, everolimus, sirolimus, takrolimus; • Barnat për uljen e nivelit të kolesterolit, p.sh. simvastatinë, lovastatinë, atorvastatinë; • Almotriptan, për trajtimin e migrenës; • St. John’s Wort, për trajtimin e depresionit; • Barnat antivirale, p.sh. ritonavir; • Litium, për trajtimin e sëmundjeve mendore; • Barnat për relaksimin e muskulaturës; • Aspirinë, për trajtimin e dhembjeve dhe inflamacionit.

Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj. Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit. Këto tableta duhet të merren me një gotë ujë gjatë ose menjëherë pas ushqimit. Mos merrni lëng të qitros. Doza e Verapamil Alkaloid-it varet nga gjendja e cila duhet të trajtohet. Dozat e zakonshme janë: Të rriturit Angina, duke e futur edhe anginën Prinzmetal: Doza e zakonshme është 120 mg Verapamil Alkaloid, 3-4 herë në ditë. Disa pacientë menaxhohen me doza edhe më të vogla prej 80 mg Verapamil Alkaloid 3 herë në ditë. Aritmia ose ritmi jonormal i zemrës: Doza e zakonshme është 40 mg deri në 120 mg Verapamil Alkaloid 3 – 4 herë në ditë në varësi nga ashpërsia e gjendjes. Hipertensioni (tension i lartë i gjakut): Doza e zakonshme është 40 deri në 120 mg Verapamil Alkaloid, 3 – 4 herë në ditë. Te trajtimi për kohë të gjatë nuk duhet të tejkalohet doza ditore prej 480 mg. Fëmijët ( mbi 2 vjeç) Vetëm për aritmitë e zemrës: Doza e zakonshme është 40 deri në 120 mg Verapamil Alkaloid, 2-3 herë në ditë, në harmoni me moshën dhe efektivitetin. Doza te fëmijët përcaktohet nga ana e mjekut. Ndiqni në mënyrë rigoroze instruksionet e mjekut. Nuk duhet të ndryshoni dozat ose të ndërpritni trajtimin pa u këshilluar më parë me mjekun. Nëse përdorni Verapamil Alkaloid më shumë sesa duhet Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Verapamil Alkaloid sesa duhet, ju duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin. Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë. Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit. Nëse keni harruar ta merrni Verapamil Alkaloid Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet. Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku juaj. Efektet e ndërprerjes së trajtimit me Verapamil Alkaloid Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mjeku juaj do të ju tregojë për kohëzgjatjen e marrjes së barit. Në rast të ndërprerjes mund të rikthehen simptomat e sëmundjes tuaj. Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçfarë të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.