Regjistrohu/Kyçu

VENOSAN

Venosan® gel përmban substancat aktive: escinë, fosfolipide esenciale dhe heparinë natriumi, dhe aplikohet si terapi antivarikoze, për shkak të veprimit mbrojtës të enëve të gjakut. Përbërja: 1 g xhel përmban:Escinë 10,0 mg ,fosfolipide esenciale 10,0 mg ,heparinë natrium 100 i.j. Paketimi: Tubë me 40 g xhel. Venosan® gel përbëhet nga tri substanca aktive: escinës, fosfolipideve esenciale dhe heparinës së natriumit. Escina në Venosan® xhel është dhënë si ekstrakt i standardizuar i gështenjës së egër, për të cilën është e njohur që bën tonizimin e enëve të gjakut, normalizon permeabilitetin e tyre, rrit qarkullimin kapilar dhe qarkullimin e limfës si dhe qarkullimin venoz. Fosofolipidet esenciale zvogëlojnë dendësinë e gjakut duke ndikuar në metabolizmin e yndyrave, kurse duke evituar procesin e suspendimit të trombociteve pamundësojnë formimin e trombeve të gjakut. Heparina mbas aplikimit lokal pamundëson formimin e trombeve të gjakut në regjionet e pezmatuara ose të lënduara të lëkurës dhe të enëve të gjakut

Si të gjitha barnat e tjera, edhe VENOSAN® mund të shkaktojë efekte anësore. Bari tolerohet mirë dhe rrallë shkakton reaksione alergjike. Në rast të shfaqjes së intolerancës ose të reaksioneve alergjike në Venosan®, duhet menjëherë të ndërpritet përdorimi i tij. Nëse vëreni çfarëdo lloj simptomesh të cilët do të mund të jenë reaksion i padëshirueshëm në Venosan®, dhe nuk janë përmendur në këtë fletëudhëzim, njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj. Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzim, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin .

Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut. Të keni parasysh që këto informacione kanë të bëjnë edhe në barnat të cilat tashmë nuk i merrni, si edhe barnat të cilat planifikoni t’i merrni në të ardhmen. Informoni mjekun tuaj nëse merrni, ose më afërmi keni marrë ndonjë bar tjetër, përfshirë edhe barnat që merren pa recetë mjeku. Ndërveprimet sistemike nuk janë regjistruar, pasi që preparati mbetet në lëkurë. Në literaturën në dispozicion nuk ka të dhëna për interaksione të Venosan® xhelit me barna tjera. Venosan® xheli nuk duhet të aplikohet njëkohësisht me barna të tjera topikale.

Nëse vëreni se efekti i barit është shumë i forte ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin. Venosan® xheli vihet lehtë në shtresa të holla 2-4 herë në ditë në vendet e dhimbshme dhe të ënjtura, pa marrë parasysh në madhësinë e sipërfaqes së tyre. Mjekimi nuk duhet të zgjatë më shumë se 15 ditë pa konsultë të sërishme të mjekut. Nëse përdorni VENOSAN® më shumë sesa duhet Nëse keni marrë një mbidozë, këshillohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin! Nëse harroni të merrni VENOSAN® Kurrë mos merrni dozë të dyfishuar për të zëvendësuar dozën e harruar. Nëse keni harruar të përdorni xhelin Venosan®, vazhdoni përdorimin e tij në mënyrën e rekomanduar dhe në intervale të njëjta.