Regjistrohu/Kyçu

VASILIP ®

Vasilipi vepron duke frenuar formimin e kolesterolit në mëlçi, duke rregulluar kështu sasinë e yndyrnave në gjak. Kjo ndihmon në parandalimin e sëmundjes vaskulare në të cilën yndyrnat akumulohen në muret vaskulare ( ateroskleroza ) dhe sëmundjet që rezultojnë nga kjo, siç janë ataku i zemrës dhe insulti. Vasilipi indikohet për rregullimin e nivelit të yndyrnave në gjak. Testet e gjakut kanë treguar se edhe pse ju jeni në dietë me pak yndyrna, nivelet e disa prej yndyrnave në trupin tuaj janë të larta. Këto yndyrna mund të shkaktojnë ngjitjen e vazave të gjakut, e cila çon në forma të ndryshme të sëmundjes kardiovaskulare. Edhe pse ju mund të keni risk të rritur për zhvillimin ose rekurencën e sëmundjeve kardiovaskulare për shkak se ju keni tashmë këtë sëmundje ose diabet, niveli i yndyrnave në gjakun tuaj mund të mos jetë domosdoshmërisht i rritur. Mjeku ju ka përshkruar Vasilip për reduktimin e riskut të sëmundjes së mësipërme. Si shtesë e marries së Vasilipit, ju duhet të vazhdoni të ndiqni një dietë me pak yndyrna siç ju ka porositur mjeku.

Si të gjitha barnat, Vasilip mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo çdokush mund ti ketë ato. Një efekt serioz anësor, një çrregullim muskulor i shfaqur si dhimbje muskujsh, lodhje ose dobësi, ndodh shumë rrallë. Nëse shfaqen këto shenja, kontaktoni ose takoni menjëherë mjekun; ai / ajo do të përcaktojnë nëse ju keni efektin anësor të përmendur. Efektet anësore shfaqen rrallë gjatë trajtimit me Vasilip. Mund të shfaqen çrregullimet gastrointestinale ( konstipacion, nauze, flatulencë, mostretje, dhimbje stomaku, diarre, të vjella, inflamacion i pankreasit ), inflamacion i heparit me ikter, dhimbje koke, dëmtim i nervave periferik, therje, marrje mendsh, rash, të kruara, rënie e theksuar e flokëve, dhimbje muskujsh, krampe muskulore, dobësi dhe anemi. Shenjat e mëposhtme të ngjashme me ato të një reaksioni hiperndjeshmërie shfaqen shumë rrallë: enjtje e fytyrës, gjuhës ose qafës, inflamacion i njëkohshëm i lëkurës dhe muskujve, inflamacion i vazave të gjakut, inflamacion i artikulacioneve me dhimbje, rash, urtikarje, hiperndjeshmëri e lëkurës ndaj dritës së diellit, ethe, përskuqje, vështirësi në frymëmarrje dhe dobësi. Mund të shfaqen rrallë ndryshime në disa teste laboratorikë. Mjeku mund tu bëj disa teste të gjakut për të parë nëse testet tuaja laboratorike janë normal. Nëse ndonjë nga efektet anësore është serioz ose nëse vini re ndonjë efekt anësor të papërmendur në këtë fletëudhëzues, ju lutemi njoftoni mjekun ose farmacistin.

Ju lutemi njoftoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit ndonjë bar tjetër, përfshirë edhe ato pa përshkrimin e mjekut. Vasilipi dhe disa barna të tjerë mund të ndërveprojnë, duke çuar në zvogëlim ose rritje të efektit të barnave të tjerë. Përpara se të filloni të merrrni Vasilip, thuajini mjekut nëse jeni duke marrë ndonjë nga barnat e mëposhtëm: të tjerë barna që rregullojnë nivelet e yndyrnave në gjak ( derivate të acidit fibrik, acid nikotinik ), antibiotik ( eritromicinë, klaritromicinë, telitromicinë ), barna për sëmundje mykotike ( ketokonazol, itrakonazol ), barna që frenojnë përgjigjen imune ( ciklosporinë ), barnat antivirale ( HIV-proteazë frenues ), barna për trajtimin e çrregullimeve mendore ( nefazodone ), barnat për parandalimin e mpiksjes së gjakut ( antikoagulant ), barnat për trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare ( verapamil, diltiazem, amiodarone ). Mjeku do tu japë instruksione të mëtejshme.

Gjithmonë merreni Vasilipin ekzaktësisht siç ju ka thënë mjeku. Ju duhet të verifikoni me mjekun ose farmacistin nëse nuk jeni i sigurt. Ju do ta merrni Vasilipin si një dozë të vetme në mbrëmje përveç rastit kur përshkruhet ndryshe nga mjeku. Nëse nivelet e yndyrnave në gjak janë lehtësisht të rritura, doza fillestare e zakonshme është një tabletë 10 mg ose 20 mg si një dozë e vetme, në mbrëmje; nëse nivelet janë shumë të larta, doza fillestare mund të shkojë deri në 40 mg. Nëse jeni me faktorë të lartë risku për sëmundje kardiovaskulare, doza fillestare varion nga 20 mg deri 40 mg. Mjeku mund tu rrisë dozën deri 80 mg në ditë. Mjeku mund të vendosë tu përshkruaj një dozë më të ulët nëse keni sëmundje të rëndë të veshkave ose nëse jeni duke marrë njëkohësisht Vasilip me barna të tjerë me risk për ndërveprim. Nëse keni përshtypjen se efektet e barit janë shumë të forta ose shumë të dobta, flisni me mjekun ose farmacistin. Nëse merrni më shumë Vasilip se ju duhet Nëse keni marrë më shumë Vasilip se ju duhet, kontaktoni menjëherë me mjekun ose farmacistin. Mjeku do të marrë masa të përshtatshme dhe do të monitorojë funksionet e organeve që mund të preken ( mëlçi, muskuj, veshka ). Nëse nuk mund të takoni mjekun, perpiquni të provokoni vjelljen, duke parandaluar kalimin e barit në gjak. Nëse harroni të merrni Vasilip Mos merrni dozë dyfishe për të zëvendësuar dozën e humbur. Nëse ndaloni të merrni Vasilip Një ndërprerje e shkurtër e trajtimit paraqet jo risk të menjëhershëm. Pas një periudhe më të gjatë, gjithsesi, sëmundja e vazave të gjakut në të cilat yndyrnat e grumbulluara në muret e vazave ( ateroskleroza ) mund të progresojë dhe mund të zhvillohen ose shfaqen sëmundjet kardiovaskulare. Nëse keni pyetje të mëtejshme për përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose farmacistin.