Regjistrohu/Kyçu

ULCOSAN®

ULCOSAN® kapsulat përmbajnë omeprazol, barin nga grupi, inhibitorët e pompës protonike“, i cili e zvogëlon prodhimin e acidit të stomakut nga qelizat e stomakut. Është i caktuar për shërimin e sëmundjeve, të cilat shkaktohen si pasojë e tajimit të tepruar të acidit të stomakut. Përbërja: 1 kapsulë përmban: 20,0 mg omeprazol. Paketimi: Kuti me 14 kapsula.

ULCOSAN® kapsulat përmbajnë omeprazol, barin nga grupi, inhibitorët e pompës protonike“, i cili e zvogëlon prodhimin e acidit të stomakut nga qelizat e stomakut. Është i caktuar për shërimin e sëmundjeve, të cilat shkaktohen si pasojë e tajimit të tepruar të acidit të stomakut. Përbërja: 1 kapsulë përmban: 20,0 mg omeprazol. Paketimi: Kuti me 14 kapsula.

Si të gjitha barnat e tjera, edhe ULCOSAN® kapsula mund të shkaktojë efekte anësore Shumica e pacientëve e përballojnë mirë omeprazolin. Rrallë paraqiten kokëdhembje, diarre, dhembje në stomak, mundim, vjellje, opstipacion, ënjtje dhe alergji. Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzim, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.

Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut. Omeprazoli zvogëlon absorbimin e ketokonazolit, ampicilinës, ciankobalaminës dhe të kripërave të hekurit. Për shkak të inhibimit të enzimeve mikrozomale të mëlçisë nën ndikimin e omeprazolit prolongohet eliminimi i këtyre barnave: diazepamit, fenitoinës, aminopirinës dhe varfarinës. Biodisponimi i digoksinës gjatë marrjes së njëkohshme me omeprazol, rritet për 10 %. Marrje e njëkohshme e depresorëve të palcës kurrizore dhe omeprazoli mund të potencohet efekti leukopenik dhe trombocitopenik.

Nëse vëreni se efekti i barit është shumë i forte ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin. Ulçera duodenale: Rekomandohet 1 kapsulë Ulcosan (20 mg) një herë në ditë para mëngjesit. Shumica e pacientëve janë shëruar pas terapisë dy javore. Në rast se nuk vjen deri te përmirësimi, terapia vazhdohet edhe dy javë. Në rast të ulcerës rezistente në terapi të tjera, doza mund të rritet në 40 mg/ditë. Ulçera ventrikulare dhe refluks ezofagiti: Rekomandohet 1 kapsulë Ulcosan (20 mg) një herë në ditë para mëngjesit. Shumica e pacientëve janë shëruar pas terapisë katër javore. Në rast se nuk vjen deri te përmirësimi, terapia zgjatet edhe katër javë. Në rast të ulcerës rezistente në trajtime të tjera, doza mund të rritet në 40 mg/ditë. Ucera rezistente: Rekomandohen 2 kapsula Ulcosan (40 mg) një herë në ditë para mëngjesit. Shumica e pacientëve janë shëruar pas terapisë katërjavore. Në rast se vërehet përmirësimi, terapia zgjatet edhe katër javë. Sindromi Zollinger-Ellison: Rekomandohet doza fillestare prej 3 kapsulave Ulcosan (60mg) një herë në ditë. Dozimi tjetër është individual, kurse terapia me omeprazol mund të shkojë në kontinuitet më tepër se 5 vjet. Nëse doza ditore me omeprazol është më e madhe se 80 mg, jepet e ndarë në dy doza të ndara. Doza më e madhe ditore nuk guxon të jetë më e madhe se 120 mg/në ditë. Eradikimi i Helicobacter pylori: Bakteria Helicobacter pylori është faktori më i rëndësihsëm i rrezikut për formimin e gastritit dhe sëmundjeve ulçeroze. 7-14 ditët e para rekomandohet 1 kapsulë Ulcosan (20 mg) 2 herë në ditë në kombinim me amoksiclinën (Amoxibos), nga 2 kapsula të 500 mg Amoxibos (1000 mg) dy herë në ditë. Me qëllim të arritjes së rezultateve sa më të mira terapeutike ekzistojnë skema me kombinime të shumta të dozimit, p.sh.: Terapia e trefisht në eradikimin e Helicobacter pylori 2 herë në ditë nga 20 mg omeprazol (Ulcosan) 2 herë në ditë nga 1000 mg amoksicilin (Amoxibos) 2 herë në ditë nga 500 mg metronidazol (Metrozol) Ky kombinim merret 7 ditë, por vetëm Ulcosani edhe 14 ditë. Nëse përdorni më shumë sesa duhet Nëse keni marrë një mbidozë, këshillohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin! Nëse harroni të merrni ULCOSAN® kapsula Kurrë mos merrni dozë të dyfishuar për të zëvendësuar dozën e harruar. Vazhdoni përdorimin e barit në intervale të zakonshme.

- ulçera duodenale dhe e stomakut; - ulçera rezistente; - refluks ezofagiti; - sindromi Zollinger-Ellison; - eradikimi i Helicobacter pylori në kombinim me antimikrobikët.