Regjistrohu/Kyçu

BETADINE ® 1%

Këtë bar mund ta blini pa recetën e mjekut,për trajtimin e sëmundjeve të lehta pa ndihmën e mjekut. Pavarësisht kësaj,duhet ta përdorni me kujdes këtë bar në mënyrë që të keni rezultate më të mira prej tij. Ruajeni fletëudhëzuesin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsëri. Drejtohuni faramacistit nëse ju nevojitet me shumë informacion apo këshillë. Në qoftë se simptomat përkeqësohen apo nuk përmirësohen pas disa ditëve, patjetër drejtohuni mjekut!

Si të gjitha barnat tjera, edhe Betadine mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient. Efektet e padëshiruara të tretësirës për gargara Betadine janë të rralla. Më të zakonshmet janë irritimi lokal, kruarja, dhe djegësima si edhe reaksionet alergjike. Janë raportuar rastet me disfunksion të tiroides si hipotiroidizëm dhe hipertiroidizëm. Janë raportuar rastet me disfunksion të tiroides dhe neutropenia. Tregoni mjekut tuaj nëse do të keni ndonjerën nga këto. Ju lutemi që të konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin nëse do të keni ndonjërin nga këto efekte të padëshiruara, ose ndonjë i cili nuk është shënuar në këtë fletudhëzim.

Tretësira është efektive nëse hollohet për disa herë, në raport 1/10 (tretësirë / ujë).

Këtë bar duhet ta aplikoni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni aplikimin e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj. Mjeku i juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit në varësi nga natyra e sëmundjes. Betadine gargara është vetëm për përdorim oromukozal dhe nuk rekomandohet për gëlltitje. Nëse ka mundësi para aplikimit të gargarave Betadine nga goja duhet të mënjanohen protezat, aparatet dentale dhe objektet e ngjashme. Goja duhet të shpërlahet me gargara me një lugë të çajit (5 ml) tretësirë Betadine së paku 30 sekonda, dhe të përsëritet deri në 4 herë në ditë, për 14 ditët e njëpasnjëshme, ose sipas udhëzimeve të mjekut. Për higjienën e gojës goja duhet të shpërlahet me një një lugë të çajit tretësirë Betadine në kohëzgjatje 30 sekonda, një here në ditë. Tretësira është efektive nëse hollohet për disa herë, në raport 1/10 (tretësirë / ujë).