Regjistrohu/Kyçu

TRAZEM

TRAZEM tabletat 5 mg përmbajnë nitrazepam, bari nga grupi i benzodiazepinave. Është i destinuar për mjekimin e çrregullimit të gjumit (pagjumësisë) te të rriturit dhe formave të posaçme të epilepsisë te fëmijët.

TRAZEM tabletat 5 mg përmbajnë nitrazepam, bari nga grupi i benzodiazepinave. Është i destinuar për mjekimin e çrregullimit të gjumit (pagjumësisë) te të rriturit dhe formave të posaçme të epilepsisë te fëmijët.

Sikurse edhe barnat tjera edhe tabletat TRAZEM® 5 mg mund të shkaktojnë disa efekte të padëshirueshme. Efektet më të shpeshta të padëshirueshme janë përgjumja gjatë ditës pasuese, lodhja, përtesa, konfuzioni, trullosja, kokëdhimbja, plogështi e muskujve dhe e përgjithshme, pengesa në të ecur dhe pengesa të të parit . Këto efekte të padëshirueshme shfaqen kryesisht në fillim të terapisë, dhe qetësohen ose zhduken gjatë mjekimit me nitrazepam. Humbja për një kohë të shkurtër e kujtesës (a.q. amnezia anterograde) mund të shfaqet gjatë aplikimit të dozave terapeutike të barit, kurse rreziku i shfaqjes së këtij efekti të padëshirueshëm rritet me ngritjen e dozës së nitrazepamit. Është i mundshëm potencimi i gjendjes tashmë depresive të pacientëve gjatë aplikimit të nitrazepamit. Efektet e padëshirueshme të barit të cilat shfaqen rrallë janë: marramendja, ulja e shtypjes së gjakut, pengesa në tretje, pengesa në të parët, ndryshime të libidos dhe urinim i vështirësuar. Janë shënuar edhe raste individuale të diskrazive të gjakut (parregullsi në përbërjen e gjakut) dhe verdhëzës, gjatë marrjes së nitrazepamit. Përdorimi i nitrazepamit në disa raste të veçanta, edhe në doza terapeutike, mund të shkaktojë varshmëri fizike dhe psikike, ndërsa ndërprerja e përdorimit të tij mund të shkaktojë shfaqjen e simptomave abstinenciale. Janë shënuar raste të keqpërdorimit të nitrazepamit.

Keni parasysh që këto informacione kanë të bëjnë edhe me barnat të cilat nuk i merrni më, sie edhe në barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen. Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj nëse merrni, ose deri vonë keni marrë ndonjë bar tjetër, përfshirë edhe barna të cilat merren pa recetë mjeku. • Të gjitha barnat të cilat ndikojnë ne enzimet e posaçme (mikrozomale) të mëlçisë mund të ndikojnë në veprimin e nitrazepamit, pasi që metabolizmi i këtij bari zhvillohet përmes këtyre enzimeve. • Veprimi i nitrazepamit potencohet nëse njëkohësisht përdoren barnat me veprim qëndror siç janë: barnat për qetësim, barnat për mjekimin e depresionit dhe pagjumësisë, barnat kundër frikës, barnat kundër dhimbjes, barnat për induktimin e anestezisë (anestetikët), barnat të cilët përdoren për mjekimin e alergjive. • Cimetidina, izoniazidi, disulfirami, eritromicina dhe tabletat për kontracepsion potencojnë efektet e nitrazepamit. • Barnat për mjekimin e epilepsisë (antiepileptikët), posaçërisht nga grupi i hidantoinës dhe barbiturateve, rritin efektet e padëshirueshme dhe toksicitetin e nitrazepamit në organizëm, derisa përdorimi i nitrazepamit mund të shkaktojë rritje ose rënie të koncentrimit të fenitoinës në plazmë. • Nitrazepam potencon veprimin e natrium oksibatit, kështu që evitoni përdorimin e njëkohshëm. • Përdorimi i njëkohshëm i nitrazepamit me olanzapinë (intramuskular) mund të shkaktojë ulje të shtypjes së gjakut, ngadalësim të punës së zemrës dhe depresion të frymëmarrjes. • Përdorimi i njëkohshëm me rifampicinë (antibiotik) mund të zvogëlojë veprimin e nitrazepamit. • Nitrazepami bllokon efektet e levodopës, derisa potencon të metildopës. • Barnat për mjekimin e astmës (psh. teofilina), mund të pakësojnë veprimin e nitrazepamit. • Gjatë përdorimit të këtij bari mos përdorni preparate për qetësim të cilat përmbajnë valerianë (psh. çaj ose pika). • Gjatë përdorimit të këtij bari nuk do të duhej të pini alkool, pasi që mund të shkaktojë depresion të sistemit nervor qendror.

Mjeku Juaj do Ju këshillojë për sa kohë do të merrni barin TRAZEM®. Mos ndërpreni terapinë sipas vendimit personal tuajin, edhe nëse ndjeheni më mirë, pasi që kjo mund të keqësojë gjendjen Tuaj shëndetësore. Gjithmonë kërkoni këshillën e mjekut tuaj, kurse marrjen e barit mos e ndërpreni pa udhëzim të tij. Dozimi • Çrregullimet e gjumit Rekomandohet të përdoren doza minimale efektive të nitrazepamit, në një periudhë sa më të shkurtër kohore, nëse është e mundshme, marrë parasysh gjendjen e pacientit, rekomandohet përdorimi i kohëpaskohshëm i barit. Mbas arritjes së efektit terapeutike, doza e barit duhet gradualisht të zvogëlohet deri në ndërprerjen e plotë të barit. Në terapinë e çrregullimit të gjumit rekomandohen tabletat TRAZEM® 5 mg të përdoren 20 deri 30 minuta para fjetjes. Të rriturit 5 mg (një tabletë). Sipas nevoje doza mund të rritet deri 10 mg (2 tableta). Në institucionet shëndetësore është e mundshme aplikimi i dozës deri 20 mg (4 tableta). Fëmijët Nuk rekomandohet përdorimi i tabletave TRAZEM® 5 mg në terapinë e çrregullimit të gjumit te fëmijët. Dozimi te pacientët e moshuar, pacientët me aftësi mentale të kufizuara dhe te pacientët me dëmtim organik të trurit. Mjekimi fillon me 2,5 mg nitrazepam (1/2 tableta) para fjetjes, kurse doza gradualisht mund të rritet deri më së shumti 5 mg (1 tabletë) para fjetjes. Dozimi te pacientët me funksion të dobësuar të veshkave, mëlçisë dhe/ose gjëndrës mbrojtëse dhe te pacientët me insuficiencë kronike të mushkërive. Doza e rekomanduar është 2,5 mg nitrazepam (1/2 tabletë) para fjetjes. Kohëzgjatja e terapisë Rekomandohet kohëzgjatje sa më e shkurtër e terapisë, rëndom prej disa ditë deri 2 javë, maksimalisht deri 4 javë (përfshirë edhe periudhën e pakësimit të dozës). Në rastet e posaçme është e nevojshme terapi më e gjatë me nitrazepam. Çdo përdorim i barit më i gjatë se 4 javë kërkon përpunim të sërishëm të detajuar të gjendjes së pacientit nga mjeku. Në parim, përdorimi i gjatë i nitrazepamit kërkon periudhë më të gjatë të pakësimit gradual të dozës së tij. Përdorimi i gjatë kronik, i barit nuk rekomandohet. • Epilepsia te fëmijët TRAZEM® tabletat 5 mg mund të përdoren në mjekimin e disa formave të epilepsisë te fëmijët (sulmet mioklonike, sindroma West, sindroma Lennox-Gastaut). Dozat antikonvulsive të nitrazepamit (fëmijët deri 30 kg peshë trupore) sillen prej 0,3 mg/kg/ditë deri 1 mg/kg/ditë. Rekomandohet që doza ditore e barit të ndahet në tre doza njësore dhe në këtë mënyre të përdoret. Janë shënuar reduktime 90% deri 100% në frekuencë të sulmeve mioklonike te fëmijët, me aplikim të dozës fillestare të nitrazepamit prej 0,5 mg/kg/ditë. Doza e mbajtjes së barit është sjellë prej 0,3 mg/kg/ditë deri maksimalisht 3 mg/kg/ditë. Doza mesatare e barit ka qenë 1 mg/kg/ditë. Te fëmijët me sindromë Lennox-Gastaut mund të aplikohen 0,25 mg/kg/ditë, si dozë fillestare e nitrazepamit, mbas së cilës kryhet përshtatja graduale e dozës së barit për 0,25 mg/kg/ditë, çdo 2 javë. Doza mesatare e barit është 1,5 mg/kg/ditë. Diapazoni përfundimtar i dozave (dozat efektive) sillet prej 0,25 mg/kg/ditë deri 3 mg/kg/ditë. Rekomandohet që doza ditore të ndahet në doza njësore dhe në këtë mënyrë të përdoret. TRAZEM® tabletat 5 mg nuk janë të përshtatura për përdorim te fëmijët më të vegjël se 6 vjeç. Shënim i posaçëm TRAZEM® tabletat 5 mg duhet gëlltitur me sasi të mjaftueshme lëngu. Nëse keni marrë më tepër bari se sa që do të duhej Nëse keni marrë dozë më të madhe të barit TRAZEM sesa që do të duhej, menjëherë bisedoni me mjekun ose farmacistin tuaj! Merrni saktësisht tableta aq sa ju ka përshkruar mjeku juaj. Nëse keni marrë më shumë tableta sesa që do të duhej, menjëherë drejtojuni mjekut ose institucionit më të afërt mjekësor për ndihmë. Nëse keni harruar të merrni TRAZEM® Kurrë mos merrni dozë të dyfishtë për të kompensuar dozën e kapërcyer të barit! Tabletën të cilën e keni lëshuar ta merrni, merreni sa më parë që është e mundshme , kurse ditën pasuese vazhdoni me përdorim të barit në kohën e zakonshme dhe në mënyrën e rekomanduar. Çfarë ndodh nëse menjëherë ndërpreni marrjen e TRAZEM® Nuk duhet të ndërpreni përdorimin e këtij bari sipas vendimit personal tuaj, edhe nëse ndiheni më mirë, pasi që mund të shkaktojë keqësim të gjendjes Suaj shëndetësore. Gjithmonë kërkoni këshillën e mjekut, kurse përdorimin e barit mos e ndërpreni pa udhëzimin e tij.