Regjistrohu/Kyçu

TOBREX

TOBREX® (tobramicine 0.3%) është një formulim oftalmik me antibiotik i përgatitur posaçërisht për mjekimin lokal të infeksioneve të jashtme. Ky produkt qarkullon në formë solucioni dhe pomade. Tobramicina është një antibiotik aminoglikozidik, i tretshem në ujë, aktiv kundrejt një spektri të gjërë patogjenesh oftalmike gram-negative dhe gram-pozitive. FARMAKOLOGJIA KLINIKE: Të dhënat In Vitro: Studimet in vitro kanë treguar se tobramicina është aktive ndaj shtameve të mikroorganizmave të mëposhtëm: Stafilokoket, duke përfshirë S. aureus dhe S. epidermidis (koagulaze-pozitiv dhe koagulaze-negativ) duke përfshirë shtamet penicilino rezistente. Streptokoke, duke përfshirë disa specie A-betahemolitik, disa specie jo hemolitike dhe disa Streptococcus Pneumoniae. Pseudomonas Aeruginosa, Escherichia coli, Klebsiella pneumoniae, Enterobacter aerogenes, Proteus mirabilis, (indole negative) dhe indol pozitiv specie Proteus, Haemophilus influenzae dhe H. aegyptius, Moraxella lacunata, dhe Acinetobacter calcoaceticus (Herellae vaginacola) dhe disa specie Neisseria. Studimet e ndjeshmërise bakteriale kanë treguar se në disa raste mikroorganizma rezistente ndaj gentamicinës janë të ndjeshme ndaj tobramicines.Ende nuk është shfaqur një shtam i rëndësishëm rezistent ndaj tobramicines: megjithatë rezistenca bakteriale mund të zhvillohet pas përdorimit të zgjatur të saj).

Reaksionet më të shpeshta të padëshiruara të Tobrex solucion dhe pomade oftalmike jane toksiciteti dhe mbindjeshmeria, përfshirë kruarjen e qepallave dhe enjtja, dhe erithema konjuktivale. Këto reaksione ndodhin në më pak se 3 pacientë në 100 të trajtuar me Tobrex. Reaksione të ngjashme mund të ndodhin gjatë trajtimit lokalisht me antibiotikë te tjerë aminoglikozidike. Nuk janë verejtur reaksione të tjera nga përdorimi i Tobrex, megjithatë në rast të përdorimit të njëkohshem të tobramicines lokalisht në sy dhe antibiotikëve aminoglikozidike duhet pasur kujdes në monitorimin e koncentrimit total të serumit. Në provat klinike Tobrex pomade oftalmike shkaktoi më pak efekte të padëshiruara (3.7%) sesa Garamicine pomade oftalmike (10.6%).

Shenjat dhe simptomat e dukshme klinike të një mbidoze të Tobrex solucion dhe pomade oftalmike (punctuate keratitis, erithema, lotim i shtuar, edeme dhe kruarje të qepallave) mund të jene të ngjashme me efektet e padëshiruara të vërejtura në disa pacientë. DOZA DHE MËNYRA E PËRDORIMIT: Siç rekomandohet nga mjeku: Solucion: Në raste të lehta të moderuara, vendosni 1-2 pika në syrin ose sytë e sëmurë çdo 4 orë. Në infeksione të rënda vendosni 2 pika në syrin ose sytë e sëmurë cdo orë deri në përmiresim, duke vazhduar në varësi se cili mjekim do pakësohet përpara ndërprerjes. Pomade: Në raste të lehta të moderuara, vendosni 1.5 cm pomadë në syrin ose sytë e sëmurë 2 deri në tre herë në ditë. Në infeksione të renda vendosni 1.5 cm pomade në syrin ose sytë e sëmurë cdo 3 deri 4 orë deri në përmirësim, duke vazhduar në varësi se cili mjekim do pakësohet përpara ndërprerjes. TOBREX pomadë mund të përdoret se bashku me TOBREX solucion.