Antibiotik.Preparati rekomandohet për trajtimin e infeksioneve të syrit dhe anekseve të tij, të shkaktuara nga mikrobet e ndjeshme ndaj Tobramicines: Konjuktivite katarrale akute, subakute dhe kronike; Blefaritë; Keratitë bakteriale; Dakrocystite; Profilaksi pre dhe post operatore në ndërhyrjet e segmentit anterior.
Si të gjithë antibiotikët aminogluzid me përdorim lokal okular,preparati mund te shkaktojë reaksione alergjike ose hipersensibilitet lokal si kruarje, enjtje të kapakut të syrit ose skuqje të konjuktivës.Këto fenomene janë vërejtur në më pak se 3 % e pacientëve të trajtur. Ndjekia e këtyre këshillave ul riskun e efekteve të padëshiruara. Këshillohen pacientët të konsultohen me mjekun ose farmacistin për çdo efekt anësor që nuk është i përshkruar në fletën illustrative.
Tyloksapoli është i papajtueshëm me tetraciklinën.
Hidhni 2 pika në qesen konjuktivale 4 herë në dite në rastet akute,dhe 3 herë në ditë në format kronike,në përputhje me këshillën e mjekut. Mos e rrisni dozën dhe periudhën e trajtimit pa u konsultuar me mjekun. Mbidozimi: Nuk njihen raste të mbidozimit.