Heksetidina është antiseptik orofaringjeal i sigurtë me aktivitet të gjërë antimikrobik.
Si të gjitha barnat e tjera, edhe STOMATIDIN® tretësirë 0,1 % mund të shkaktojë efekte anësore. Nëse vëreni çfarëdo simptomë të cilat do të mund të jenë reaksion i padëshiruar nga STOMATIDIN® tretesire 0,1 % , e nuk janë përmendur në këtë fletëudhëzim, informojeni mjekun Tuaj ose farmacistin! Stomatidina tolerohet mirë. Rrallëherë paraqiten iritim, sensibilizim dhe ndryshim i shijes dhe erës. Këto ndryshime largohen në momentin kur ndërprehet dhënia e barit.
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Dozimi dhe mënyra e pranimit Stomatidina aplikohet e paholluar. Goja shpërlahet me 10-15 ml tretësirë në kohëzgjatje deri 30 sec, kryesisht në mbrëmje dhe mëngjes pas ushqimit. Pas shpërlarjes Stomatidina pështyhet. Nëse është e nevojshme kjo mënyrë mund të përsëritet 3 – 4 herë në ditë. Në vendet me dhembje në zgavrën e gojës tretësira mund të vihet edhe me fashë ose pambuk të lagur në stomatidin. Nëse përdorni STOMATIDIN® tretesire 0,1 % më shumë sesa duhet Nëse keni marrë një mbidozë, këshillohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin! Nëse haroni të merrni STOMATIDIN® tretesire 0,1 % ® Kurrë mos merrni dozë të dyfishuar për të zëvendësuar dozën e harruar.
infeksionet bakteriale të mukozës orofaringeale (gingiviti, paradontiti, faringiti, tonziliti, alveoliti, aftat); kadidiaza dhe sëmundjet tjera nga kërpudhat në zgavrën e gojës; profilaksia para ekstraksionit të dhëmbit dhe intervenimeve tjera kirurgjike higjiena e gojës; era e pakëndshme nga goja.