Spironolacton Actavis i përket grupit të të ashtuquajturve diuretikë që ruajnë kaliumin ( produkte mjekësore që shtojnë sasinë e urinës së jashtëqitur ). Ai shton jashtëqitjen e lëngjeve të tepërta që grumbullohen tek disa sëmundje lidhur me mbajtjen e tyre në indet si insufiçienca kardiake, çrregullimi i funksionit të mëlçisë dhe të veshkave; ul presionin e lartë arteror dhe korrigjon përmbajtjen e kaliumit në gjendje të përqëndrimit të pakësuar të kaliumit në organizëm. Efekti i tij realizohet nëpërmjet kundërveprimit të hormonit mbiveshkor – aldosteron.
Si çdo medikament tjetër Spironolacton Actavis mund të shkaktojë reaksione të padëshirueshme medikamentoze. Në terapinë me Spironolacton mund të zhvillohet gjinekomastia ( rritje e njëanshme ose e dyanshme e gjëndrave qumështore tek meshkujt ), që është lidhur si me madhësinë e dozës së aplikuar, ashtu edhe me kohëzgjatjen e mjekimit. Ajo zakonisht është e prapësueshme pas ndërprerjes së terapisë, por në raste të veçanta mund të vazhdojë edhe pas kësaj. Gjatë mjekimit me Spironolacton Actavis mund të vihen re disa prej këtyre reaksioneve të padëshirueshme medikamentoze: Të përgjithshme: pafuqi. Sistemi gastrointestinal: të përziera, të vjella, diarre, gastrit, raste të rralla të ulçerozave në stomak dhe hemorragji. Sistemi endokrin: gjinekomasti, tension dhe dhimbje në gjëndrat qumështore, çrregullim i libidos, çrregullim i ciklit menstrual ose amenorre ( mungesë e menstruacionit ), hemorragji pas pauzës menstruale. Ndryshim në përbërjen e gjakut: ndryshim në përbërjen qelizore të gjakut ( leukopeni, trombocitopeni, agranulocitozë ). Reaksione të lëkurës dhe alergjike: ethe, urtikarie, të kruajtura, puçrra në lëkurë, reaksione anafilaktike dhe vaskulare, rrallim i flokëve, dalje e tepruar e qimeve në trup. Sistemi nervor/ çrregullime psikike: përgjumje, shpërqëndrim, marrje mendsh, çrregullim i ekuilibrit, dhimbje koke. Ndryshime elektrolite: hiperkalemi ( përmbajtja e rritur e kaliumit ), hiponatremi ( nivel i ulët i natriumit). Muskulo-skeletore: krampe të muskujve të këmbeve. Mëlçia/ sistemi biliar: çrregullim i funksionit të mëlçisë, hepatit, në raste shumë të rralla intoksikim i rëndë ( të tipit të përzier holestatik dhe hepatocelular ). Veshkat: çrregullim i funksionit të veshkave, përfshi insufiçiencë akute veshkore. Nëse vini re çfarëdo reaksionesh të padëshirueshme që nuk janë përshkruar në këtë fletë me informacion, ju tutemi njoftoni mjekun tuaj ose farmacistin!
Ju lutemi, informoni mjekun tuaj ose farmacistin, nëse merrni ose keni marrë para pak kohe medikamentetë tjera, përfshi edhe ato që jepen pa recetë. Diuretikë: Në marrjen e njëkohshme të Spironolacton me diuretikë të tjerë forcohet efekti i tyre diuretik. Nuk përdoret njëkohësisht me diuretikë të tjerë që ruajnë kaliumin për shkak të rrezikut të zhvillimit të hiperkalemisë së rëndë. Inhibitorët -ACE ( produkte mjekësore për mjekimin e hipertonisë arterore ): aplikimi i njëkohshëm i Inhibitorëve -ACE me diuretikët që ruajnë kaliumin mund të provokojë shfaqjen e hiperkalemisë së rëndë. Kalium: Spironolacton nuk përdoret njëkohësisht me produkte që ruajnë kaliumin, shtesa ushqimore ose ushqime për shkak të zhvillimit të hiperkalemisë. Produkte antihipertensive ( që ulin presionin arteror ): Në aplikimin e njëkohshëm forcohet efekti i produkteve antihipertensive. Antikoagulues ( që ulin mpiksjen e gjakut ): Aplikimi i njëkohshëm i Spironolakton me antikoagulues ( kumarinikë, derivatet e indandionit ose heparinë ) mund të shkaktojë uljen e efektit të tyre antikoagulues, për këtë arsye mund të imponohet korrigjim i dozës së atyre të fundit. Alkool, barbituratë dhe narkotikë: Aplikimi i tyre i njëkohshëm me Spironolakton mund të shkaktojë hipotoni orostatike ( ulje e ndjeshme e presionit arteror në ngritje ). Amine presore ( noradrenalinë etj. ): Spironolacton pakëson përgjigjen e enëve ndaj noradrenalinës. Relaksues jodepolarizues muskulor ( p.sh. tubokurarinë ): Rrit reaktivitetin muskulor ndaj këtyre produkteve. Produkte të litiumit: Diuretikët, përfshi dhe Spironolacton, nuk duhet të aplikohen njëkohësisht me litium dhe produktet që përmbajnë litium, sepse ato pakësojnë jashtëqitjen e tij nga veshkat që shton rrezikun e shfaqjes së intoksikimit të litiumit. Mjete sistemike josteroidike antiinflamatore: Aplikimi i tyre i njëkohshërn me Spironolakton mund të dobësojë aktivitetin e tij diuretik dhe antihipertensiv dhe të provokojë zhvillimin e hiperkalemisë së rëndë. Digoksinë: Spironolacton zgjat gjysmëjetën plazmatike të digoksinës që mund të çojë në rritjen e niveleve plazmatike të digoksinës dhe përkatësisht në rrezik të intoksikimit prej digoksinës.
Aplikoni gjithmonë Spironolacton Actavis sipas instruksioneve të mjekut tuaj. Doza është individuale dhe caktohet nga mjeku juaj. Tabletat e veshura merren para ngrënies me pak lëngje. Hiperaldosteronizëm primar: Si test diagnostik: test i gjatë -400 mg në ditë në vazhdim të tre deri katër javeve; test i shkurtër -400 mg në ditë në vazhdim të katër ditëve; Si përgatitje para ndërhyrjes kirurgjike aplikohet në dozë prej 100 deri në 400 mg ( 4-16 tableta të veshura ), të marrë tre ose katër herë në ditë. Në pacientë që nuk janë të përshtatshëm për mjekim operativ dhe të cilet nevojiten për një terapi të gjatë mbajtëse, zakonisht aplikohet në doza minimale dhe ato caktohen individualisht. Mjekimi i edemave ( insufiçiencë kardiake stazë, cirozë hepatike, sindromë nefrotik ): Tek ënjtjet me prejardhje të zemrës, të veshkave apo me tjetër origjinë , mjekimi kryesor zhvillohet me një lloj tjetër diuretikësh ( diuretikë të anses ose tiazidikë ) dhe nëse nuk arrihet efekti i dëshiruar shtohet edhe Spironolacton. Doza fillestare zakonisht është 100-200 mg ( 4 -8 tableta të veshura ) që merren 2-4 herë në ditë. Pas arritjes së efektit të dëshiruar terapeutik, doza pakësohet në 25-75 mg ( 1-3 tableta të veshura ) tre herë në ditë. Ascit dhe edemë tek ciroza hepatike – doza fillestare është 50 mg ( 2 tableta të veshura ) 2-4 herë në ditë. Pas arritjes së ekskretimit të forcuar të urinës doza pakësohet. Në rast se efekti diuretik nuk është i kënaqshëm, pas dites së 5 rekomandohet edhe shtim i mjetit saluretik ( nga grupi i klortiazidëve ) në dozën e tij të zakonshme pas mëngjesit. Doza e Spironolacton mund të rritet në rast nevoje deri në 75 mg ( 3 tableta të veshura ) 4 herë në ditë. Si shtesë ndaj mjekimit kompleks të hipertonisë arterore, në kombinim me produkte të tjera anitihipertensive: Doza e zakonshme fillestare ështe 50-100 mg ( 2-4 tableta të veshura ) në ditë, të marra 2-4 herë në ditë. Efekti maksimal arrihet pas dy javësh dhe doza korrigjohet sipas përgjigjes individuale terapeutike dhe tolerancës së pacientit. Profilaksi dhe mjekim i hipokalemisë: Për profilaksinë dhe mjekimin e hipokalemisë së shkaktuar nga mjekimi diuretik aplikohet në doza nga 25 deri në 100 mg ( 1 deri në 4 tableta të veshura) në ditë. Fëmijët - Ky produkt nuk rekomandohet për fëmijët. Tek ata siguria dhe efektiviteti nuk janë të vërtetuar. Nëse keni përshtypjen se efekti i aplikimit të Spironotacton Actavis është më i fortë nga ai i pritur ose i pamjaftueshëm, drejtohuni mjekut tuaj ose farmacistit. Nëse keni marrë më shumë se doza e rekomanduar e Spironolacton Actavis: Nëse keni marrë një dozë më të lartë nga ajo e rekomanduar, menjëherë drejtohuni për ndihmë mjekut! Simptomat e mbidozimit përfshijne tharje në gojë, etje, dobësi, marrje mendsh, letargji, përgjumje, dhimbje muskulore dhe krampe, të përziera, të vjella, diarre, presion të ulët arteror, jashtëqitje të pakësuar të urinës dhe çrregullim të bilancit ujor-elektrolit ( hiperkalemi, hiponatremi, acicioze metabolite hiperklorike – në cirozë të dekompensuar ), të shoqëruar me çrregullime të ritmit dhe përçueshmërisë kardiake. Në rast të të dhënave të mbidozimit është e nevojshme të evakuohet përmbajtja e barkut nëpërmjet vjelljes së provokuar, sondës dhe lavazh të stomakut, pas kësaj duhet të bëhet kontroll i rreptë dhe korrigjim i bilancit ujor-elektrolit dhe mbajtje e funksioneve jetësore. Në hiperkalemi aplikohen në venë tretësira të klorur natriumit, bikarbonatit sodik dhe glukozës me shtesë të insulinës me veprim të shpejtë. Në rast së hiperkalemia nuk ndikohet mund të bëhet dializë. Nuk ka antidot specifik. Në rast të shfaqjes së simptomave të mbidozimit menjëherë drejtohuni mjekut! Nëse keni harruar ta merrni Spironolacton Actavis Nëse keni harruar të merrni dozën në kohën e rregullt, e merrni produktin në kohën tjetër të rregullt.