Regjistrohu/Kyçu

ALMACIN ®

Para se të filloni ta merrni këtë bar lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzim Ruajeni këtë fletëudhëzim. Ndoshta do të keni nevojë që ta lexoni përsëri më vonë Nëse keni ndonjë pyetje tjetër ju lutemi drejtohuni te mjeku juaj ose farmacisti Ky bar është përshkruar personalisht për ju dhe ju nuk duhet t’ua jepni të tjerëve. Ky mund tu bëjë keq atyre edhe nëse kanë të njejtat simptoma me tuajat. Nëse do të keni ndonjë efekt të padëshiruar serioz, ose nëse do të keni ndonjë efekt të padëshiruar i cili nuk përmendet në këtë fletëudhëzim ju lutemi tregoni mjekut tuaj ose farmacistit.

Para se të filloni ta merrni këtë bar lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzim Ruajeni këtë fletëudhëzim. Ndoshta do të keni nevojë që ta lexoni përsëri më vonë Nëse keni ndonjë pyetje tjetër ju lutemi drejtohuni te mjeku juaj ose farmacisti Ky bar është përshkruar personalisht për ju dhe ju nuk duhet t’ua jepni të tjerëve. Ky mund tu bëjë keq atyre edhe nëse kanë të njejtat simptoma me tuajat. Nëse do të keni ndonjë efekt të padëshiruar serioz, ose nëse do të keni ndonjë efekt të padëshiruar i cili nuk përmendet në këtë fletëudhëzim ju lutemi tregoni mjekut tuaj ose farmacistit.

Si të gjitha barnat tjera, edhe Alamacin-a mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient. Efektet e padëshiruara janë kategorizuar në bazë të frekuencës së tyre. Menjëherë ndërprejeni marrjen e mëtejme të barit dhe informojeni mjekun tuaj ose shkoni në qendrën emergjente nëse do të keni ndonjerin nga simptomat në vijim pas marrjes së këtij bari, sepse mund të jetë e nevojshme trajtimi emergjent: Këto efekte të padëshiruara janë të rralla (shfaqen te më pak se 1 në 10.000 pacientë të trajtuar): - reaksione alergjike ku mund të shfaqen këto shenja: kruarje e lëkurës dhe skuqje, enjtje e fytyrës, buzëve, gjuhës, e trupit dhe vështirësi me frymëmarrje. Këto mund të jenë të rrezikshme dhe mund të pasojë vdekja. - gjakderdhje nënlëkurore dhe mavijosje. Kjo është për shkak të inflamacionit të murit të enëve të gjakut për shkak të reaksionit alergjik. Kjo mund të jetë në lidhmëri me dhembje të nyjeve (artritis) dhe me probleme me veshka. - Reaksioni i vonshëm alergjik zakonisht mund të shfaqet 7 deri në 12 ditë pas marrjes së Almacin-ës, disa nga shenjat me të cilat mund të manifestohet janë: skuqja, ethet, dhembjet e nyjeve dhe rritja e gjëndrrave limfatike sidomos në nënsqetulla. - Reaksioni i lëkurës i njohur si ‘eritema multiforme’ e cila mund të manifestohet me: shirita me pika të kuqe të cilat kruhen në lëkurë sidomos në shuplakat e duarve ose në shputat e këmbëve, ‘të ngjashme me urtikat’ enjte të caktuara në lëkurë, fusha të ndjeshme në sipërfaqen e gojës, syve dhe gjenitaleve. Ju mund të keni ethe dhe të ndjeheni shumë i lodhur. - Reaksione tjera të rёnda mund të jenë: ndryshime në ngjyrën e lëkurës, gunga nën lëkurë, pustula, qërimi i lëkurës, skuqje, dhembje, kruarje. Këto mund të lidhen me ethe, kokëdhembje dhe me dhembje të trupit. - Temperaturë e lartë (ethe), pezmatim i fytit dhe shenja të një infeksioni, ose mavijosje të lehta. Këto mund të jenë shenja për probleme me qelizat e gjakut. - Iinflamacion i zorrës së trashё (kolonit) të përcjellura nganjëherë me dijarre me përmbajtje gjaku, dhembje dhe ethe. - Efekte të padëshiruara serioze në mëlçi të cilat të shumtën e herëve janë reversibile. Ju duhet ta informoni mjekun menjëherë nëse do të keni: dijarre të rënda të gjakosura; fshika, skuqje ose mavijosje të lëkurës; ngjyrë të zezë të urinës ose ngjyrë e hapur e fecesit, zverdhje e lëkurës dhe e syve (verdhzë). Këto mund të ndodhin disa javë pas marrjes së barit. Nganjëherë ju mund të keni reaksione më të lehta të lëkurës: - skuqje e lehtë e lëkurës (njolla me ngjyrë rozë të kuqe), ‘të ngjashme me urtika’ enjtje të duarve, këmbëve, shuplakave dhe shputave. Këto janë të pazakonshme (shfaqen te më pak se 1 në 100 pacientë të trajtuar). Nëse ndodhin ndonjera nga këto shenja bisedoni me mjekun tuaj sepse Almacina do të duhej të ndërprehet. Efektet e tjera të padëshiruara janë: Efektet e padëshiruara të zakonshme (shfaqen te më pak se 1 në 10 pacientë të trajtuar, por më shumë se 1 në 100 pacientë të trajtuar): nauze ose dijarre dhe skuqje e lëkurës. Efektet e padëshiruara të pazakonshme (shfaqen te më pak se 1 në 100 pacientë të trajtuar, por më shumë se 1 në 1000 pacientë të trajtuar): vjellje. Efektet e padëshiruara të rralla (shfaqen te më pak se 1 në 10,000 pacientë të trajtuar, por më shumë se 1 në 100,000 pacientë të trajtuar): - Mikoza (infeksione mikotike të vaginës, gojës, ose lëkurës) - Probleme me veshka - Konvulsione, te pacientët e trajtuar me doza të larta ose me probleme veshkore, marramendje, hiperaktivitet - Kristale në urinë, të cilat mund të shihen me urinën e turbullt, ose me vështirësi në urinim. Ju duhet të merrni sasi të mjafueshme të lëngjeve në mënyrë që të mos i keni këto simptoma - Dhëmbët mund të njollosen, zakonisht kthehen në normale me fërkim me brushë (kjo është raportuar te fëmijët) - Gjuha mund të ngjyroset me ngjyrë të verdhë, ngjyrë kafeje, ose e zezë dhe ka pamje të qimeve - Zvoglimi jashtzakonisht i madh i eritrociteve duke shkaktuar anemi. Shenjat mund të jenë: lodhja, kokëdhembja, zënja e frymës, marramendja, zbehje dhe zverdhje e lëkurës dhe e syve - Gjaku mund të koagulohet për kohë më të gjatë sesa normalisht. Kjo mund të shihet me gjakderdhje nga hundët ose në rast të lëndimit ku do të keni gjakosje më të gjatë. Ju lutemi që të konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin nëse do të keni ndonjerin nga këto efekte të padëshiruara, ose ndonjë i cili nuk është shënuar në këtë fletudhëzim

Përmbajtja:5ml (1lugë) e suspenzionit të përgatitur përmban 250 mg amoksicilinë në formë të amoksicilin trihidrat. Forma farmaceutike:Almacin pluhuri për suspension oral është pluhur i granuluar rozë cirk me aromë të këndshme mjedre. Paketimi:Pluhuri për suspension oral është i paketuar ne shishe ngjyrë kafe të errët nga qelqi neutral dhe kapaku i plastikës.Paketimi përmban një shishe qelqi (100ml suspension) dhe lugë dozimi 2.5-5ml,dhe fletudhëzimin brenda.

Për trajtimin e infeksioneve të lehta dhe mesatare dozimi i zakonshëm i amoksicilinës është 10ml suspension oral (500 mg) çdo 12 orë ose 5ml suspension oral (250 mg) çdo 8 orë.Doza prej 10ml suspension oral (500mg) çdo 8 orë duhet të aplikohet për trajtimin e infeksioneve të rënda. Doza prej 3 g dy herë në ditë rekomandohet për trajtimin e rasteve të përshtatshme me infeksione të rënda purulente (me qelb) rekurente (që përsëriten) të sistemit të frymëmarrjes (doza maksimale e rekomanduar orale për të rritur është 6 g në ditë në doza të ndara).Infeksionet e traktit urinar: dy doza nga 3 gram në inerval kohor mes dozave 10-12 orë.Abscesi dental (infeksion nën mishin e dhëmbëve dhe nën dhëmbë):dy doza nga 3 gram në interval kohor mes dozave 8 orë. Gonoreja (sëmundje infektive që përcillet me marrëdhënie seksuale): doza e vetme prej 3 g Sëmundja e hershme Lyme (eritema migrans e izoluar): 50 mg/kg/në ditë e ndarë në 3 doza, në interval kohor 14- 21 ditë. Për çrrënjosjen e infeksionit me Helicobacter pylori te sëmundja ulceroze peptike (duodenale dhe gastrike): Almacin-a rekomandohet në lidhmëri me inhibitorët e pompës protonike dhe me barna tjera antimikrobike: doza e zakonshme është 1000 mg çdo 12 orë, dhe dozimi i zakonshëm te fëmijët është 50 mg/kg në ditë e ndarë në doza çdo 12 orë.

Almacin përdoret për trajtimin e infeksioneve në pjesë të ndryshme të trupit të shkaktuara nga bakteriet. Përdoret gjithashtu për të parandaluar infeksionet me rastin e nxjerrjes së dhëmbëve ose me rastin e ndërhyrjeve kirurgjike.