Regjistrohu/Kyçu

SORTIS

Sortis është një trajtim efikas për reduktimin e yndyrnave, të njohura si kolesteroli apo trigliceridet në gjak, kur dieta e kufizuar në yndyrna dhe ndryshimi i stilit të jetesës nuk kanë dhënë rezultat. Nëse jeni diabetik dhe keni edhe ndonjë faktor tjetër rreziku për sëmundje kardiovaskulare, Sortis do të reduktojë rrezikun për të patur ndërlikime më të mëdha kardiovaskulare si ataku në zemër apo aksidentet cerebrovaskulare. Ju duhet ta përdorni Sortis rregullisht në mënyrë që të keni një përfitim maksimal, dhe nuk duhet ta ndërprisni atë edhe atëherë kur ndiheni më mirë. Shumica e njerëzve nuk pësojnë efekte anësore serioze nga përdorimi i Sortis, por mund t’ju shfaqen disa prej efekteve të padëshirueshme – Shiko paragrafin 4 për informacion më të detajuar. Nëse ju shfaqet fryrje e fytyrës, gjuhës apo laringut ose dobësi muskulare, rritje e ndjeshmërisë, dhimbje apo nxirrje të mishit dhe gjakderdhje, ju lutemi të kontaktoni menjëherë me mjekun tuaj; Përdorimi i barnave te tjera, përfshirë ciklosporinën, gemfibrozilin, eritromicinën, klaritromicinën, ketokonazolin, itrakonazolin, rifampicinën dhe acidin fusidik (i njohur edhe si fusidat natriumi), shpeshherë mund të shkaktojë probleme. Prandaj, përpara se të përdorni barna të tjera konsultohuni me mjekun apo farmacistin tuaj. Ju nuk duhet të përdorni Sortis nëse jeni shtatzënë apo po përpiqeni të mbeteni shtatzënë, si dhe duhet të bisedoni për të me mjekun tuaj.

Sortis është një trajtim efikas për reduktimin e yndyrnave, të njohura si kolesteroli apo trigliceridet në gjak, kur dieta e kufizuar në yndyrna dhe ndryshimi i stilit të jetesës nuk kanë dhënë rezultat. Nëse jeni diabetik dhe keni edhe ndonjë faktor tjetër rreziku për sëmundje kardiovaskulare, Sortis do të reduktojë rrezikun për të patur ndërlikime më të mëdha kardiovaskulare si ataku në zemër apo aksidentet cerebrovaskulare. Ju duhet ta përdorni Sortis rregullisht në mënyrë që të keni një përfitim maksimal, dhe nuk duhet ta ndërprisni atë edhe atëherë kur ndiheni më mirë. Shumica e njerëzve nuk pësojnë efekte anësore serioze nga përdorimi i Sortis, por mund t’ju shfaqen disa prej efekteve të padëshirueshme – Shiko paragrafin 4 për informacion më të detajuar. Nëse ju shfaqet fryrje e fytyrës, gjuhës apo laringut ose dobësi muskulare, rritje e ndjeshmërisë, dhimbje apo nxirrje të mishit dhe gjakderdhje, ju lutemi të kontaktoni menjëherë me mjekun tuaj; Përdorimi i barnave te tjera, përfshirë ciklosporinën, gemfibrozilin, eritromicinën, klaritromicinën, ketokonazolin, itrakonazolin, rifampicinën dhe acidin fusidik (i njohur edhe si fusidat natriumi), shpeshherë mund të shkaktojë probleme. Prandaj, përpara se të përdorni barna të tjera konsultohuni me mjekun apo farmacistin tuaj. Ju nuk duhet të përdorni Sortis nëse jeni shtatzënë apo po përpiqeni të mbeteni shtatzënë, si dhe duhet të bisedoni për të me mjekun tuaj.

Nëse ju shfaqet ndonje prej efekteve të mëposhtme ju duhet të merrni masa menjëherë: • Edemë angioneurotike (fryrje e fytyrës, gjuhës dhe e grykës, e cila mund të shkaktojë vështirësi të mëdha në frymëmarrje). Ky është një reaksion i rrallë, i cili kur shfaqet mund të jetë serioz. Në qoftë se ai shfaqet ju duhet të njoftoni menjëherë mjekun tuaj. • Në raste të rralla pacientëve mund t’iu shfaqet atrofi muskulore ose inflamacion, reaksion që shumë rralle mund të përparojë dhe të bëhet një gjëndje potencialisht e rrezikshme për jetën (quhet “rabdomiolizë”) . Në qoftë, se ju keni dobësi muskulore, humbje te ndjeshmërisë ose dhembje, dhe sidomos kur në të njëjtën kohë nuk ndjeheni mirë ose keni temperature të lartë, ju duhet te ndërprisni marrjen e Sortis dhe të njoftoni menjëherë mjekun tuaj. Efekte të padëshirueshme shumë të rralla që prekin më pak se 1 në 10000 pacientë që përdorin Sortis (nënkupton që për çdo 10.000 pacientë, 9.999. prej tyre nuk shfaqin efekte të padëshirueshme). • Konsultohuni sa me shpejt të jetë e mundur me mjekun tuaj në qoftë se ju keni simptoma si nxirrje të mishit apo gjakrrjedhje të papritura ose të pazakonshme, sepse ato mund të jenë tregues të problemeve në mëlçi. Efekte të tjera të padëshirueshme: Si të gjitha barnat e tjera, Sortis mund të shkaktojë efekte të padëshirueshme në disa persona. Efekte të zakonshme që prekin të paktën 100 në 10,000 pacientë që për çdo 10.000 pacientë, mbi 9.900 prej tyre nuk shfaqin efekte të padëshirueshme), të cilat janë: • Hundë të zëna apo rrjedhje të tyre për arsye të inflamacionit, nivelë të larta të sheqerit në gjak (nëse keni diabet duhet të mbani nën monitorim nivelin e sheqerit ne gjak), ngjirje e fytit, rrjedhje hundësh, të përziera, dhimbje barku, kapsllëk, fryrje barku, dispepsi, dhimbje e kokës, e muskujve, e kockave ose kyçeve, fryrje e kyçeve, spazma muskulare, dhimbje e duarve dhe këmbëve, përndryshim i rezultateve të analizave të gjakut, dobësi, diarre, pagjumësi, marrje mendsh, dhimbje kraharori, reaksione alergjike (përfshihen edhe reaksionet e rënda alergjike), urtikarie në lëkurë, kruarje, mpirje ose ndjesi shpuese në lëkurë, lodhje dhe dhimbje e shpinës. Efekte të tjera pak të zakonshme janë vënë re në pacientë që përdorin Sortis ose barna të tjera të këtij lloji. Jo të gjitha këto efekte lidhen patjetër me përdorimin e këtyre barnave. Efekte te pazakonshme që prekin me pak se 100 në 10.000 pacientë qe përdorin Sortis (nënkupton që për çdo 10.000 pacientë që përdorin Sortis, të pakten 9.900 prej tyre nuk shfaqin efekte te padëshirueshme). Këto mund të jenë: • Makthe natën, anoreksi (humbje e oreksit), pafuqi, mpirje apo ndjesi shpuese në lëkurë, pankreatit (inflamacion i pankreasit që shkakton dhimbje në stomak), dhimbje apo shqetësim në bark, reduktim i ndjeshmërisë ndaj dritës apo dhimbjes ne lëkurë, kruarje; shpërthim i puçrrave, urtikarie, krampe apo dobësi muskulare, dhimbje e qafës, nxirrje e mishrave apo gjakderdhje e papritur, zhurmë në vesh dhe/ose në kokë, shtim në peshë, humbje memorie, kruarje; dobësi, impotence, rënie e flokëve, turbullim i shikimit. Janë vënë re edhe rënie të nivelit të sheqerit në gjak (nëse vuani nga diabeti duhet te monitoroni rregullisht nivelin e sheqerit në gjak). Efekte të rralla të padëshirueshme, që prekin më pak se 10 në 10.000 pacientë që përdorin Sortis (nënkupton që për çdo-10:000 pacientë që përdorin Sortis, të paktën 9.990 prej tyre nuk shfaqin këto efekte). Këto janë: • Gromësitje, edema periferike (psh.fryrje e kyçeve), humbje e ndjeshmërisë ose krampe muskulare, urtikarie me flluska në lëkurë, hepatit (inflamacion i mëlçisë), ikter (zverdhje e lëkurës dhe zbardhje e syve), lodhje ose dobësi muskulare, ethe, prania e qelizave të bardha të gjakut ne urina rabdomiolizë (dhimbje dhe dobësi muskulare e rënda zakonisht që shoqërohet me ethe). Efekte shumë të rralla, që prekin më pak se 1 në 10.000 pacientë që përdorin Sortis (nënkupton që për çdo 10.000 pacientë që përdorin Sortis, të paktën 9.999 prej tyre nuk pritet të shfaqin këto efekte). Këto janë: • Edemë angioneurotike (fryrje e fytyrës, gjuhës dhe grykes që mund të shkaktojnë vështirësi të mëdha në frymëmarrje), sindromi Stevens-Johnson (krijim i flluskave ne lëkurë, gojë, sy dhe organet gjenitale), eritema multiforme (njolla të kuqe ne lëkurë), shqetësime në shikim, humbje dëgjimi, dëmtim të tendinit, dëmtim funksionit të mëlçisë, ndryshim i shijes, zmadhim i gjinjve tek meshkujt. Efekte të tjera të padëshirueshme të raportuara nga përdorimi i statinave (me natyrë të njëjtë me Sortis): Probleme me gjumin që përfshijnë pagjumësinë dhe makthet natën, humbje të memories,vështirësi seksuale, depresion dhe probleme me frymëmarrjen që përfshijnë kollën e vazhdueshme, shkurtim të frymëmarrjes dhe ethe. Në qoftë se ju shfaqet ndonjë prej këtyre efekteve të padëshirueshme ose ndonjë efekt tjetër jo i zakonshëm, tregojini menjëherë mjekut ose farmacistit tuaj.

Ekzistojnë disa barna që mund të ndërveprojnë me Sortis ose Sortisi mund të ndikojë në efektin e tyre. Ky lloj ndërveprimi mund të ulë efektin e njërit prej barnave apo të dy barnave njëkohësisht. Gjithashtu mund të rritë edhe rrezikun ose ashpërsinë e efekteve anësore, duke përfshirë edhe efektin e rrallë të atrofisë së fibrave muskulore, te njohur si rabdomioliza (shiko më poshtë). Në bazë të këtyre kushteve mjeku do të vendosë për dozimin më të përshtatshëm. Disa nga barnat që mund të ndërveprojnë me Sortis janë: • Barnat që përdoren për të përndryshuar përgjigjen imune të organizmit, psh. ciklosporina ose antihistaminikët, si: terfenadina dhe astemizoli. • Disa antibiotikë apo antimikotikë:si psh. Eritromicina, klaritromicina, ketokonazoli, itrakonazoli, rifampicina, acidi fusidik (i njohur edhe si fusidat natriumi). • Barna të tjerë që rregullojnë nivelin e lipideve, si gemfibrozili, kolestipoli. • Disa antagonistë të kalçiumit që përdoren në anginën e gjoksit ose në presionin e lartë të gjakut, si psh. verapamili, diltiazemi. • Disa barna që përdoren për të rregulluar ritmin e zemrës si digoksina, amiodaroni. • Frenuesit e proteazës që përdoren për trajtimin e HIV, psh. Nelfinaviri. • Barna të tjera që ndërveprojnë me Sortis janë varfarina (antikoagulante), kontraceptivët që merren nga goja dhe antiacidet (produkte ndihmuese të tretjes që përmbajnë alumin dhe magnez) si dhe Iule basani (Hypericum perforatum). Është e rëndësishme që t’i tregoni mjekut tuaj për barnat që ju jeni duke përdorur, përfshirë edhe ato që i keni marrë pa recete sepse mund të ndërveprojnë me njëra-tjetrën.

Doza e zakonshme fillestare e Sortis është 10 mg, një herë në ditë për të rriturit dhe fëmijë mbi 10 vjeç. Në rast nevoje, kjo dozë mund të rritet nga mjeku juaj derisa ju të merri sasinë e duhur të barit. Tabletat Sortis duhen gëlltitur me ujë dhe mund të merren në çdo kohë të ditës pavarësisht nga ushqimi. Megjithatë përpiquni ta merrni tabletën në të njëjtën orë çdo ditë. Çfarë duhet bërë në qoftë se ju merrni më shumë tableta sesa nevojitet? Në qoftë se ju rastësisht merrni më shumë tableta Sortis sesa nevojitet (më shumë sesa doza e përditshme) tregojini menjëherë mjekut tuaj. Çfarë duhet bërë në qoftë se ju harroni te merrni një dozë te caktuar? Në qoftë se ju harroni të merrni dozë të caktuar, merreni atë menjëherë sapo të kujtoheni, përveç rastëve kur është koha për të marrë dozën pasardhëse. Mos përdorni dy doza në të njëjtën kohë.