Regjistrohu/Kyçu

SOLCOSERYL ®

Solcoseryl xhel për sy përdoret për trajtimin e sëmundjeve të kornesë dhe të konjuktivës me etiologji të ndryshme. - Ulçerat korneale me etiologji të ndryshme (lëndimet e kornesë), - Lëndimet e kornesë nga acidet dhe bazat, - Inflamacionet e kornesë nga faktorë të ndryshëm etiologjikë (keratitis bullosa, purulenta, herpetica dhe neuroparalitica), - Parandalimi dhe trajtimi nga dëmtimet e radiacionit (rrezet UV, X dhe rrezet e tjera me gjatësi valore të shkurtë dhe me energji të lartë), - Lezionet degjenerative korneale dhe konjuktivale - Trajtimi para dhe pas transplantimit të kornesë - Keratoconjuctivitis sicca.

Si të gjitha barnat e tjera, edhe Solcoseryl mund të shkaktojë efekte anësore, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient. Pas aplikimit të Solcoseryl xhel për sy, ju mund të keni një dhimbje të shkurtër, e cila nuk është arsye për ndërprerjen e e aplikimit të mëtejshëm. Reaksionet alergjike janë të mundshme pas aplikimit të përsëritur, si edhe me të gjitha preparatet e tjera për aplikim lokal në sy. Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzim, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.

Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut. Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.

Nëse vëreni se efekti i barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin. Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj. Nëse nuk është përshkruar ndryshe nga mjeku juaj, aplikojeni 1 pikë në qeskën konjuktivale 3-4 herë në ditë. Menjëherë pas përdorimit tubeti duhet të mbyllet dhe nuk duhet të preket maja e tubetës me gishta ose me ndonjë sipëprfaqe tjetër. Nëse përdorni Solcoseryl më shumë sesa duhet: Efektet toksike nga mbidozimi gjatë aplikimit Solcoseryl xhel për sy nuk janë të njohura. Nëse keni harruar ta merrni Solcoseryl Harresa e ndonjë doze nuk është problem.