Regjistrohu/Kyçu

SKOPRYL plus ®

Tabletat Skopryl plus përmbajnë si përbërës aktiv lisinoprilin dhe hidroklorotiazidin. Lisinoprili i përket grupit të barnave kundër tensionit të lartë të gjakut të quajtura “inhibitorë të enzimit konvertues të angiotensinës (ACE)”. Skopryl-i vepron duke i zgjëruar enët e gjakut i cili ndihmon në zvoglimin e tensionit të lartë të gjakut i cili nëse mbetet i pakontrolluar mund ta rritë rrezikun për sëmundje të zemrës dhe për incidente të trurit. Te pacientët që vuajnë nga pamjaftueshmëria e zemrës, Skopryl-i ndihmon që zemra të punojë më mirë. Hidroklorotiazidi i përket grupit të barnave të quajtura diuretik tiazidik (barna që e rritin sasinë e urinës). Ky bar duke e rritur sasinë e urinës mundëson eliminimin e ujit të tepërt nga organizmi.

Tabletat Skopryl plus përmbajnë si përbërës aktiv lisinoprilin dhe hidroklorotiazidin. Lisinoprili i përket grupit të barnave kundër tensionit të lartë të gjakut të quajtura “inhibitorë të enzimit konvertues të angiotensinës (ACE)”. Skopryl-i vepron duke i zgjëruar enët e gjakut i cili ndihmon në zvoglimin e tensionit të lartë të gjakut i cili nëse mbetet i pakontrolluar mund ta rritë rrezikun për sëmundje të zemrës dhe për incidente të trurit. Te pacientët që vuajnë nga pamjaftueshmëria e zemrës, Skopryl-i ndihmon që zemra të punojë më mirë. Hidroklorotiazidi i përket grupit të barnave të quajtura diuretik tiazidik (barna që e rritin sasinë e urinës). Ky bar duke e rritur sasinë e urinës mundëson eliminimin e ujit të tepërt nga organizmi.

Si të gjitha barnat tjera, edhe Skopryl plus mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient. Arsyet që ju duhet të njoftoni menjëherë te mjeku juaj: Enjtje të fytyrës, buzëve, gjuhës dhe/ose fytit e cila mund të krijojë vështirësi në frymëmarrje dhe me gëlltitje (për shkak të reaksionit alergjik); Ethe, pezmatim i fytit, ulcera në gojë ose në fyt, lodhje dhe dobësi e pazakonshme, gjakosje të pazakonshme ose mavijosje të paspjegueshme të cilat mund të jenë simptoma të sëmundjeve të rralla të gjakut; Shqetësime në gjoks ose dhembje të cilat përcillen në krahun dhe dorën e majtë, djersitje, vështirësi me frymëmarrje (simptoma të cilat manifestohen te ataku i zemrës); Mpirje ose dobësim i ndjesive në fytyrë, duar apo këmbë, çrregullim i të folurit ose me të kuptuarit, marramendje e pashpjegueshme, turbullim i të pamurit, humbje e balancit ose rënie e pashpjegueshme, vështirësi me gëlltitje, kokëdhembje, konfuzion (simptoma të cilat manifestohen te ataku i trurit); Nauze, ethe, errësim i ngjyrës së urinës, zverdhje e lëkurës dhe/ose e syve (simptoma që mund të sugjerojnë për hepatit); Ushla, qërim i lëkurës, dhembje muskulare, ethe, ndjenja e përgjithshme jo e mirë, ulçera në gojë, sy dhe gjenitale; Dhembje barku dhe vjellje (simptoma të inflamacionit të pankreasit); Simptoma komplekse me ethe, dhembje të muskujve dhe nyjeve dhe vaskulit (skuqje, dhembje dhe/ose enjtje e enëve të gjakut); Efektet e tjera të padëshiruara: Marramendja, kokëdhembja, lodhje dhe kollitje të cilat janë raportuar shumë shpesh. Ndjenja e marramendjes dhe alivanosja për shkak të rënies së përnjëhershme të tensionit të gjakut me rastin e ngritjes në këmbë me shpejtësi. Efektet e padëshiruara më pak të zakonshme: Diarrea, nauzeja, vjelljet, tharja e gojës, palpitacionet, shqetësime në gjoks, ngërçe muskulare, therje dhe mpirje, rash, ndjeshmëri e lëkurës në rreze të diellit, impotencë. Janë dhënë raporte edhe pёr konfuzion mental, rënie të flokëve, humbje të oreksit, çrregullim i tretjes, kapsllëk, dhembje dhe enjtje e gjëndrrave të pështymës, ngërçe muskulare, shqetësime, turbullim kalimtar i të parit, probleme me veshka (p.sh. rënie e sasisë së urinës), shpejtimi i rtimit të zemrës, ndryshim i disponimit, djersitje dhe skuqje. Ju lutemi që të konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin nëse do të keni ndonjerin nga këto efekte të padëshiruara, ose ndonjë i cili nuk është shënuar në këtë fletudhëzim.

Tregoni mjekut tuaj ose farmacistit nëse jeni duke marrur barna tjera ose nëse i keni marrë në të kaluarën e afërt, duke i futur edhe ato që merren pa recetë mjekësore dhe ato herbale. Është me rëndësi të veçantë që ta informoni mjekun tuaj nëse në ndërkohë së bashku me Skopryl plus merrni edhe këto barna: Insulinë ose tableta për trajtimin e diabetit, sepse ato mund ta zbresin nivelin e sheqerit në gjak më tepër sesa që është e nevojshme. Kjo ka shumë më tepër gjasa që të ndodhë në fillim të trajtimit dhe te pacientët që kanë probleme me veshka; Diuretikë (tableta për rritjen e volumit të urinës); Barna për trajtimin e sëmundjeve mendore si litium, antipsikotikë dhe antidepresivë triciklik; Tubokurarinë (bar për relaksimin e muskujve i cili përdoret te anestezia); Barna antiinflamatore josteroide (NSAID) (barna analgjetike si indometacinë) ; Analgjetikë të fuqishëm (p.sh. kodeinë, dekstropopoksifen, diamorfinë, morfinë, pentazocinë, petidinë); Allopurinol për trajtimin e podagrës; Barna për trajtimin e kancerit; Imunosupresivë si ciklosporinë për trajtimin pas transplantimit të organeve ose për trajtimin e sëmundjeve si te reumatoid artiti; Steroidet për trajtimin e gjendjeve të ndryshme duke e futur edhe reumatizmën, artritin, sëmundjet alergjike, çrregullimet e caktuara të lëkurës, astmën ose çrregullimet e gjakut; Glukozidet kardiake si digoksinë për trajtimin e sëmundjeve të zemrës; Sotalol ose prokainamid për trajtimin e ritmit jonormal të zemrës; Trimetoprim (bar për trajtimin e infeksioneve); Antacidet (barna kundër aciditetit); Barnat si efedrina, noradrenalina ose epinefrina (adrenalina) për trajtimin e hipotensionit, shokut, insufiçiencës së zemrës, astmës ose alergjisë; Barbituratet për pagjumësi ose për zvoglimin e anksiozitetit (tensionimit); Kolestiraminë dhe kolestipol të cilët përdoren për trajtimin e hiperlipidemisë (niveli i lartë i kolesterolit në gjak); ACTH për testimin e funksionimit të gjëndrrës mbiveshkore; Shtesat e kaliumit (duke i futur edhe kripërat), diuretikët që kursejnë kaliumin si amiloridi.

Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj. Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit. Doza fillestare e zakonshme është një tabletë një herë në ditë. Nëse pas 2-4 javësh efekti është i pamjaftueshëm, dozimi mund të rritet në dy tableta një herë në ditë. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm me rastin e fillimit të marrjes së këtij bari ose me rastin e ngritjes së dozës. Informojeni mjekun tuaj sa më parë që mundeni nëse keni marramendje ose alivanosje. Nëse jeni duke marrur diuretikë, mjeku juaj mund të ju rekomandojë që ta zvogloni dozën e diuretikëve, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme para se ju të filloni ta merrni Skopryl plus . Efekti i tabletave Skopryl plus zgjatë 24 orë, prandaj ju keni nevojë që këtë bar ta merrni vetëm një herë në ditë. Skopryl plus mund të merret në çfardo kohe të ditës, para, gjatë, ose pas ushqimit. Zgjidheni kohën që juve ju konvenon më së miri dhe merreni barin tuaj çdo ditë në të njëjtën kohë. kjo do tё ju ndihmojë që të mos harroni ta merrni barin çdo ditë. Skopryl plus nuk është për përdorim te fëmijët. Tabletat merrni derisa mjeku juaj nuk ju rekomandon ndryshe. Nëse përdorni Skopryl plus më shumë sesa duhet Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Skopryl plus sesa që preferohet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin. Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë. Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit. Simptomi më i shpeshtë i mbidozimit është rënia e tensionit të gjakut. Simptomat më të shpeshta të mbidozimit janë ndjenja e marramendjes dhe alivanosja për shkak të rënies së theksuar të tensionit të gjakut. Nëse keni harruar ta merrni Skopryl plus Mos e dyfishoni dozën. Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet. Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku juaj. Nëse e ndërpreni marrjen e Skopryl plus Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mjeku juaj do të ju tregojë për kohëzgjatjen e marrjes së barit. Në rast të ndërprerjes mund të rikthehen simptomat e sëmundjes tuaj. Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçka të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.