Siofor® 1000 është një bar që shërben për të ulur nivelet shumë të larta të sheqerit në gjak në pacientët e rritur që vuajnë nga diabeti (diabet melit tipi 2 i të rriturit), sidomos në pacientët me mbipeshë, në të cilët dieta dhe aktiviteti fizik nuk janë treguar të mjaftueshëm për të kontrolluar në mënyrë të përshtatshme nivelin e glukozës në gjak. Siofor® 1000 mund të përdoret i vetëm (si monoterapi) ose i shoqëruar me barna të tjerë, që ulin nivelin e glukozës në gjak (antidiabetikë oralë) ose insulinë. Në pacientët me mbipeshë me diabet melit tipi 2, tek të cilët trajtimi dietetik ka dështuar, ka qenë e mundur të demonstrohet që trajtimi me metforminë, si bar i zgjedhjes së parë, pakëson shpeshtësinë e ndërlikimeve të diabetit.
Si të gjithë barnat Siofor® 1000 mund të shfaqë efekte të padëshiruara. Në vlerësimin e efekteve të padëshiruara janë përdorur shpeshtësitë ë më poshtme: Shumë të zakonshme: Më shumë se 1 në 10 pacientë të trajtuar Të zakonshme: Më pak se 1 në 10 por më shumë se 1 në 100 pacientë të trajtuar Jo të zakonshme: Më pak se 1 në 100 por më shumë se 1 në 1,000 pacientë të trajtuar Të rralla: Më pak se 1 në 1,000 por më shumë se 1 në 10,000 pacientë të trajtuar Shumë të rralla: Më pak se 1 në 10,000 pacientë të trajtuar, përfshi edhe rastet e veçuara Çrregullime gastrointestinale - Shumë të zakonshme Të përziera, të vjella dhe heqje barku, dhimbje barku, humbje oreksi. Këto zakonisht shfaqen në fillim të trajtimit dhe, në shumicën e rasteve, zhduken vetvetiu. Me qëllim që të parandalohet shfaqja e këtyre efekteve të padëshiruara, këshillohet që Siofor® 1000 të merret pas ushqimit dhe doza ditore të ndahet në 2-3 marrje. Në rast se këto shqetësime vazhdojnë për një kohë të gjatë, ndërpritni marrjen e Siofor® 1000 dhe këshillohuni me mjekun. - Të zakonshme Shije metalike Çrregullime të metabolizmit dhe të ushqyerjes - Shumë të rralla Çrregullime të rënda metabolike, në trajtën e tej-acidifikimit të gjakut nga acidi laktik (acidozë laktike). Shenja të kësaj gjendje mund të jenë të vjellat dhe dhimbjet e barkut, të shoqëruara me dhimbje dhe krampe (ngërçe) muskulare ose lodhje të përgjithshme, të tejskajshme (shih “Paralajmërime të veçanta“). Çrregullime të lëkurës dhe indit nënlëkurë - Shumë të rralla Skuqje të lëkurës (eritemë e formës së lehtë) tek pacientët që nuk tolerojnë (durojnë) barnat. Marrja e masave të nevojshme Në rast se keni dyshime për shfaqjen e tej-acidifikimit të gjakut nga acidi laktik (acidozë laktike). Shkoni menjëherë tek mjeku dhe mos përdorni më Siofor® 1000. Në rast se ndonjë prej efekteve të padëshiruara të përmendura më lart bëhet serioz, ose në rast se vëreni efekte të padëshiruara të papërshkruara në këtë fletë udhëzuese, njoftoni mjekun ose farmacistin.
Njoftoni mjekun ose farmacistin për çdo bar tjetër që jeni duke përdorur apo keni përdorur para pak kohësh, përfshi edhe ata që merren pa recetë. Gjatë trajtimit aftagjatë me Siofor® 1000, si fillimi ashtu edhe ndërprerja e mjekimeve me barna të tjerë mund të ndikojë në kontrollin e glicemisë. Njoftoni mjekun ose farmacistin në qoftë se jeni duke përdorur apo keni përdorur para pak kohësh kortikosteroidë, barna të caktuar për trajtimin e presionit të lartë të gjakut (ACE inhibitorë), barna që shtojnë sasinë e urinës (diuretikë), disa barna për trajtimin e astmës bronkiale (ß simpatomimetikë), ose lëndë kontrasti që përmbajnë jod apo barnaqë përmbajnë alkool
Gjithmonë përdorni Siofor® 1000 ekzaktësisht sipas këshillës së mjekut Në rast se nuk jeni plotësisht të sigurtë pyetni mjekun ose farmacistin. Dozimi i SioforÒ 1000 përcaktohet nga mjeku, individualisht për çdo pacient, në varësi të nivelit të sheqerit në gjak, dhe trajtimi duhet të mbikqyret gjithmonë nga mjeku. Me qëllim përshtatjen individuale të dozave drejt dozës mbajtëse të nevojshme, mund të perdoren edhe tabletat e veshura me film që përmbajnë 500 mg ose 850 mg metforminë hidroklorike. Si ndahen përgjysmë tabletat e veshura me film Siofor® 1000? Tableta, Siofor® 1000 janë pergatitur në mënyrë të tillë që të mundësojnë ndarjen në dy gjysma lehtësisht dhe saktësisht. Tabletat e veshura me film gjithashtu mund të ndahen duke perdorur të dy duart, ose duke e vendosur anën e tabletës me vijën ndarëse më të madhe poshtë, mbi një sipërfaqe të sheshtë dhe të fortë, dhe më pas duke ushtruar forcë nëpërmjet gishtit të madh. Në rast se nuk përshkruhet ndryshe nga mjeku, dozimi i zakonshëm është: Udhëzime mbi dozimin Kjo formëdozë është e përshtatshme në rastet kur nevojiten doza të larta të metforminës. Dozimi i zakonshëm është 2 tableta të veshura me film Siofor® 1000 në ditë (të barabarta me 2000 mg metforminë hidroklorike). doza ditore maksimale është 3 tableta të veshura me film Siofor® 1000 në ditë (të barabarta me 3000 mg metforminë hidroklorike). Tabletat duhen gëlltitur pa u përtypur, përgjatë ose pas vaktit ushqimor, të shoqëruara me një sasi të mjaftueshme lëngu. Nëse doza ditore e nevojshme është dy ose më shumë tableta, ajo duhet të ndahet në disa marrje përgjatë ditës, p.sh një tabletë pas vaktit të mëngjesit dhe një pas vaktit të darkës. Njoftoni mjekun në rast se gjykoni që veprimi i dozës së këshilluar të Siofor® 1000 është i mangët ose i tepërt. Mbidozimi: Njoftoni mjekun në rast se merrni një dozë më të madhe Siofor® 1000 nga ajo e këshilluar për tu përdorur. Mbidozimi me Siofor® 1000 nuk paraqet rrezik për nivelin e sheqerit në gjak (hipoglicemi), por paraqet rrezik për për shfaqjen e tejacidifikimit të gjakut nga acidi laktik (acidozë laktike). Shenjat e fillimit të acidifikimit të gjakut nga acidi laktik mund të përngjasojnë me efektet e padëshiruara të metforminës në traktin gastrointestinal: të përziera, të vjella, diarre dhe dhimbje barku. Acidoza laktike, e cila në formën e saj të plotë paraqitet me dhimbje dhe krampe (ngërçe) muskulare, frymëmarrje të thellë dhe të shpejtë, mjegullim të ndërgjegjes dhe koma, mund të zhvillohet brenda pak orësh dhe kërkon trajtim të menjëhershëm në spital. Në rast se harroni të merrni dozën e Siofor® 1000: Në rast se harroni të merrni dozën e vaktit të Siofor® 1000, mos ndërmerrni asnjë veprim, por thjesht merrni dozën e rradhës të Siofor® 1000 në kohën e duhur dhe përpiquni që në të ardhmen të zbatoni këshillat e mjekut. Në asnjë rast mos u mundoni të zëvendësoni dozën ose dozat e harruara duke i marrë ato njëkohësisht. Ndërprerja e trajtimit me Siofor® 1000: Në trast se ju e ndërpritni trajtimin me Siofor® 1000 pa u këshilluar më parë me mjekun duhet të mbani mirë parasysh se niveli i sheqerit në gjak mund të rritet në mënyrë të pakontrolluar dhe se do të shfaqen ndërlikimet e voshme të diabetit, si dëmtimi i syve, veshkave dhe enëve të gjakut.