Regjistrohu/Kyçu

SEPTOLETE PLUS

Tabletat për tu mbajtur në gojë Septolete plus mjaltë dhe limon jeshil shfaqin efekt lokal analgjezik dhe antimikrobial. Ato përmbajnë antiseptikun klorur cetilpiridiniumi, i cili shkatërron shumë baktere dhe funge dhe ndalon gjithashtu rritjen virale deri diku. Tabletat për tu mbajtur në gojë dezinfektojnë gojën dhe fytin dhe për rrjedhojë lehtësojnë dhimbjen dhe ndjesinë e diskonfortit të shoqëruar me inflamacion të gojës dhe fytit, dhe mbi të gjitha parandalojnë zhvillimin e inflamacioneve bakteriale më të rënda. Për shkak të cilësive të mira lagështuese dhe reduktimit të tensionit sipërfaqësor, kloruri i cetilpiridiniumit penetron gjithashtu në membranën mukoze të gojës dhe fytit që janë vështirë për tu arritur dhe për të ndaluar rritjen bakteriale. Benzokaina është një anestezik lokal i përshtatshëm për lehtësimin e dhimbjes në gëlltitje, e cila shoqëron shpesh inflamacionet e gojës dhe fytit.

Si të gjitha barnat, Septolete plus mjaltë dhe limon jeshil mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo çdokush mund t’i provojë ato. Efektet anësore klasifikohen në grupet e mëposhtme sipas frekuencës: Shumë të shpeshta Prekin më shumë se 1 përdorues në 10 Të shpeshta Prekin 1 deri 10 përdorues në 100 Jo të shpeshta Prekin 1 deri 10 përdorues në 1,000 Të rralla Prekin 1 deri 10 përdorues në 10,000 Shumë të rralla Prekin më pak se 1 përdorues në 10,000 Te panjohura Frekuenca nuk mund të vlerësohet nga të dhënat e disponueshme Të rralla Probleme gastrointestinale të tilla si të përziera, të vjella, dhe diarre. Jo të shpeshta Reaksione hiperndjeshmërie të cilat mund të manifestohen si rash në lëkurë, të kruajtura, enjtje e fytyrës, vështirësi në frymëmarrje, vertigo dhe ulje e presionit të gjakut. Reaksionet e mbindjeshmërisë së dermatiteve të kontaktit shfacien në më pak se 1% të pacientëve. Nëse jeni i mbindjeshëm ndaj benzokainës (e njohur gjithashtu me emrin kimik ester 4-acid aminobenzoik), ka mundësi që të jeni i ndjeshëm gjithashtu ndaj anestetikëve të tjerë lokal të së njëjtës klasë, p.sh. prokainë, tetrakainë. Nëse ndonjë efekt anësor bëhet serioz, ose vini re ndonjë efekt tjetër që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutem njoftoni mjekun ose farmacistin.

Ju lutem njoftoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit ndonjë bar tjetër, përfshirë dhe ato pa përshkrimin e mjekut. Tabletat për tu mbajtur në gojë Septolete plus mjaltë dhe limon jeshil nuk dihet të influencojnë në efektet e barnave të tjera.

Merreni gjithmonë Septolete plus mjaltë dhe limon jeshil ekzaktësisht si ju ka thënë mjeku. Nëse nuk jeni i sigurt pyesni mjekun ose farmacistin. Të rriturit dhe fëmijë mbi 12 vjec. Tresni në gojë një tabletë për tu mbajtur në gojë çdo 2 deri 3 ore. Doza e rekomanduar është deri në 8 tableta për tu mbajtur në gojë në ditë. Fëmijët 6 deri 12 vjeç Tretni në gojë një tabletë për tu mbajtur në gojë çdo 4 orë. Doza e rekomanduar është deri në 4 tableta për tu mbajtur në gojë në ditë. Tabletat për tu mbajtur në gojë Septolete plus mjaltë dhe limon jeshil nuk rekomandohen për fëmijët nën 6 vjeç. Mos merrni Septolete plus mjaltë dhe limon jeshil menjëherë pas ose gjatë ngrënies. Mos hani ose pini për të paktën një orë pas ngrënies ose pirjes. Nëse merrni më shumë se duhet Septolete plus mjaltë dhe limon jeshil Me sasinë e caktuar të substancës aktive në çdo tabletë për tu mbajtur në gojë, risku për mbidozim është minimal. Marrja e një numri të madh tabletash për tu mbajtur në gojë, mund të çojë në probleme gastrointestinale, të tilla si të përziera, të vjella dhe diarre. Në të tilla raste, ndaloni marrjen e barit, pini shumë ujë ose qumësht dhe kontaktoni mjekun ose farmacistin. Nëse harroni të merrni Septolete plus mjaltë dhe limon jeshil Mos merrni dozë dyfishe për të zëvendësuar dozën e humbur. Nëse keni pyetje të mëtejshme për përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose farmacistin.