Regjistrohu/Kyçu

RISPERIDON ALKALOID ®

Risperidon Alkaloid-i përdoret për trajtimin e këtyre gjendjeve: skizofrenia, kur ju mund të shihni, të ndëgjoni ose të ndieni gjëra që nuk janë reale, të besoni në gjëra që nuk janë të vërteta dhe dyshuese, ose nëse jeni konfuz; mania, kur ju ndjeheni shumë të ekscituar, i gëzuar, i shqetësuar, entuziast dhe hiperaktiv. Mania shfaqet në formë të sëmundjes të quajtur “sëmundja bipolare”; trajtimi për kohë të shkurtër (deri në 6 javë) agresion për kohë të gjatë te njerëzit me demencë të Alzheimer, të cilët e dëmtojnë vetveten ose edhe të tjerët. Më parë duhet të shfrytëzohet trajtimi alternativ (jo medikamentoz); trajtimi për kohë të shkurtër (deri në 6 javë) te agresioni për kohë të gjatë te fëmijët me aftësi të kufizuara intelektuale (më së paku të moshës 5 vjeçare) dhe te adoleshentët me çrregullime të sjelljes.

Risperidon Alkaloid-i përdoret për trajtimin e këtyre gjendjeve: skizofrenia, kur ju mund të shihni, të ndëgjoni ose të ndieni gjëra që nuk janë reale, të besoni në gjëra që nuk janë të vërteta dhe dyshuese, ose nëse jeni konfuz; mania, kur ju ndjeheni shumë të ekscituar, i gëzuar, i shqetësuar, entuziast dhe hiperaktiv. Mania shfaqet në formë të sëmundjes të quajtur “sëmundja bipolare”; trajtimi për kohë të shkurtër (deri në 6 javë) agresion për kohë të gjatë te njerëzit me demencë të Alzheimer, të cilët e dëmtojnë vetveten ose edhe të tjerët. Më parë duhet të shfrytëzohet trajtimi alternativ (jo medikamentoz); trajtimi për kohë të shkurtër (deri në 6 javë) te agresioni për kohë të gjatë te fëmijët me aftësi të kufizuara intelektuale (më së paku të moshës 5 vjeçare) dhe te adoleshentët me çrregullime të sjelljes.

Si të gjitha barnat tjera, edhe Risperidon Alkaloid-i mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient. Ju duhet të tregoni mjekut tuaj menjëherë në rastet e mëposhtme: paraqitja e një trombi (mpiksjen e gjakut) në vena, veçanërisht në këmbë (ënjtje, dhimbje, skuqje), të cilat mund, përmes enëve të gjakut të arrin në mushkëri dhe të shkaktojë dhimbje gjoksi dhe vështirësi në frymëmarrje; Nëse keni çmenduri, dhe befas ju të vini re ndryshime mendore, dobësi e papritur ose mpirje të fytyrës, të duarve apo këmbëve, sidomos në njërën anë, paqartësi në të folur, apo edhe në një periudhë të shkurtër kohe, të cilat mund të jenë shenja të një goditje në tru; Nëse keni paraqitje ethesh, ngurtësi muskujsh, djersitje, dhe çrregullim i vetëdijes (një gjendje tjetër që quhet sindromi neuroleptike malinje); Nëse ju jeni një burrë dhe kani ereksion të zgjatur dhe me dhimbje(priapizam); Nëse ju keni një lëvizje ritmike të pavullnetshme të, gjuhës, gojë ose të fytyrës. Shumë të zakonshme (shfaqen te më tepër se 1 në 10 pacientë të trajtuar) : parkinsonizmi (rritjen e sekretimit të pështymës, shtangimi muskular, dridhjet me rastin e lëvizjeve të ekstrimiteteve, ngadalsim, zvoglim i lëvizjeve të trupit, mungesa a mimikës në fytyrë, shtërngim muskular, shtangim i qafës, dhe mungesë e lëvizjeve normale me arestin e ecjes, nguti e hapave. Kokëdhembje, vështirësi në shtrirje dhe në gjumin. Të zakonshme (Shfaqen te 1 në 10pacientë nga 100 të trajtuar): përgjumje, lodhje, shqetësim, pamundësi e qëndrimit ulur, irritabilitet, anksiozitet, marramendje, vështirësi me koncentrim, rraskapitje, çrregullim i gjumit;vjellje, diarrea, kapsllëk, nauze, rritje ose zvoglim i oreksit, dhembje barku, tharje e gojës, rritje e peshës, rritje e temperaturës trupore, vështirësi me frymëmarrje, turbullim i vizionit, kongjestion i hundës, gjakderdhje nga hunda, kollitja, urinim në shtrat, spazma muskulare, lëvizje të pavullnetshme të fytyrës, duarve dhe këmbëve, dhembje e nyjeve, dhembje e shpinës, dhembje e duarve dhe këmbëve; enjtje e duarve dhe këmbëve, skuqje e lëkurës ;rritje e frekuencës së zemrës, dhembje në kraharor;rritje e nivelit të hormonit prolaktin në gjak. Të pazakonshme (Shfaqen te 1 në 10pacientë nga 1.000 të trajtuar):marrja e sasive të mëdha të ujit, pamundësia e mbajtjes së jashtqitjes dhe urinës, etje, forcim i jashtёqitjes, çregullimi i zërit, skuqje, rrjedhje nga sytë, ulje e tensionit të gjakut pas ngritjes në këmbë, tension të ulët të gjakut, ndjenjë merrë mendësh pas ndërrimit të pozitës të trupit, ndjenjë e rrahjeve të zemrës, ngadalsim ose shpejtim i ritmit te zemrës, dhimbje gjatë urinimit, urinim të shpeshtë, konfuzion, shqetësim në vëmendje, nivel të ulët të vetëdijes, gjumi i tepruar, nervozizmi, mania, mungesa e energjisë dhe të interesit, çrregullime në analizat e gjakut, dobësi të muskujve, dhimbje të muskujve, ënjtje të përbashkët dhe ngurtësi të nyjeve, sjellje jonormale, dhimbje gjoksi dhe parehati, plagë të lëkurës dhe çrregullime, lëkurë të thatë, inflamacion të lëkurës ose çngjyrosje, hollësim të lëkurës, kruarje të forta e lëkurës, puçrra, humbje e flokëve, zvoglim i ndjeshmërisë së lëkurës për dhimbje ose kontakt, ndërprerje ose çrregullim i menstruacioneve, mosfunksionim seksual, çrregullime ne ereksion dhe ejakulim, gjinjë të ndjeshem, rritje të gjinjëve te burrat, renje të dëshirës seksuale, lëngjet vaginale, alivanosje, çrregullim në ecje, mungesë energjie, rënie oreksit rezultuar në kequshqyerje dhe ulje e peshës së trupit, çrregullim banalsit dhe koordinimit, alergji, ënjtje, çrregullime në të folur, hiperndjeshmëri në dritë, sy të thatë, rritje e lotimit, skuqj të syve çrregullime të kanalet e frymëmarrjes, kolla me pështymë, fishkellim në mushkëri, çrregullime në te folur, vështirësi në gëlltitje, mosreagim në stimulime,humbje e vetëdijes, ënjtje e papritur e buzëve dhe të syve së bashku me vështirësi në frymëmarrje, zhurmë në veshët dhe enjtnje e fytyrës. Të rralla (prek 1 deri 10 përdorues në 10.000): paaftësia për të arritur orgazmë, zbokth, alergji në barna, të ftohtë në duart dhe këmbët, ënjtje dhe inflamacion të buzëve, glaukoma, zvoglim qartësisë të të parit, mungesa e emocioneve, edemë të gjithë trupit, sindrom i abstinences, ulje e temperaturës së trupit, frymëmarrje të shpejt të cekët, probleme të frymëmarrjes gjatë të fjeturit, obstruksion i zorrëve, zvogëlim i qarkullimit të gjakut në tru, rënie të qelizave e bardha të gjakut, sjellje të papërshtatshme e një hormoni që kontrollon vëllimin e urinës, shkatërrim i fijeve muskulare dhe dhembje në muskuj , çrregullim të lëvizjes, koma për shkak të diabetit të pakontrolluar, verdhëz, inflamacion të pankreasit. Shumë të rralla (shfaqen te 1 në 10pacientë nga 100.000 të trajtuar): komplikime të rrezikshme për jetën për shkak të pamundësisë së kontrollit të diabetit. Me frekuencë të panjohur: reaksione të rënda alergjike me vështirësi të frymëmarrjes dhe shok; mungesë e granulociteve (lloj i leukociteve); marrje e rrezikshme e sasive të mëdha të ujit. Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzimi, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.

Tregoni mjekut tuaj ose farmacistit nëse jeni duke marrë barna të tjera ose nëse i keni marrë në të kaluarën e afërt, duke i futur edhe ato që merren pa recetë mjekësore. Është e rëndësishme për ti të treguar mjekun apo farmacistin tuaj nëse jeni duke marrë ndonjë nga barnat e mëposhtme: barna që veprojnë në sistemin nervor (sedatives, barna kundër dhimbjeve dhe alergji), barna që veprojnë në aktivitetin e zemrës (anti-malaria, aritmi të zemrës, alergji, disa barna kundër depresionit apo barna të tjera për çrregullime mendore), barna për trajtimin e tensionit të lartë të gjakut, barna për sëmundjen e Parkinsonit (levodopa), diuretikë, te cilët përdoren për të trajtuar probleme të zemrës dhe ënjtje për shkak të akumulimit të tepërt të lëngjeve. Barna që mund të zvogëlojë efektin e risperidone janë: rifampicin (për infeksionet) dhe barna të cilat përdoren për trajtimin e epilepsisë (karbamazepin, fenitoin, fenobarbital). Barna që mund të rrisë efektin e risperidone janë: kinidin (për sëmundje të zemrës), barna kundër depresionit (paroksetine, barna kundër depresionit triciklik), beta bllokuesit (për të kontrolluar tensionin e gjakut), fenotiazin (për të trajtuar psikozat apo qetësim), cimetidinës ose ranitidinë (për të reduktuar aciditetin e stomakut ). Nëse ju filloni ose e ndërpreni marrjen e këtyre barnave, mund të keni nevojë për doza të tjera të risperidonit. Informacione të rëndësishme lidhur me disa përbërës të Risperidon Alkaloid-it Tabletat Risperidon Alkaloid përmbajnë laktozë. Nëse mjeku juaj ju ka thënë se ju nuk i toleroni disa sheqerna, para se ta merrni këtë bar duhet të kontaktoni me mjekun tuaj. Tabletat Risperidon Alkaloid të 2 mg përmbajnë ngjyrën e quajtur e verdhë nё të kuqrremtë E110 e cila mund të shkaktojë reaksione alergjike.

Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj. Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit. Kjo do të varet nga arsyeja e marrjes së këtij bari. Për trajtimin e skizofrenisë Të rriturit: Doza fillestare e zakonshme është 2 mg në ditë, kjo dozë mund të rritet deri në 4 mg në ditë ditën e dytë. Shumica e pacientëve ndihen mirë në dozën ditore 4 deri në 6 mg. Kjo dozë totale ditore mund të ndahet në një ose dy doza në ditë. Të moshuarit: Doza fillestare normalisht do të jetë 0.5 mg dy herë në ditë. Doza pastaj mund të ngritet gradualisht nga ana e mjekut tuaj në 1 mg deri në 2 mg dy herë në ditë. Fëmijët dhe adoleshentët: Fëmijët dhe adoleshentët nën moshën 18 vjeçare nuk duhet të trajtohen me Risperidon Alkaloid për skizofreni. Për trajtimin e manisë Të rriturit: Doza fillestare e zakonshme është 2 mg në ditë. Shumica e pacientëve ndihen mirë në dozën ditore 1 deri në 6 mg. Të moshuarit: Doza fillestare e zakonshme do të jetë 0.5 mg dy herë në ditë. Doza pastaj mund të ngritet gradualisht nga ana e mjekut tuaj në 1 mg deri në 2 mg dy herë në ditë në varësi nga përgjigja e juaj në këtë trajtim. Fëmijët dhe adoleshentët: Fëmijët dhe adoleshentët nën moshën 18 vjeçare nuk duhet të trajtohen me Risperidon Alkaloid për mani. Për trajtimin e agresionit të gjatë te personat me demencë Alzheimer Të rriturit (duke i futur edhe të moshuarit): Doza fillestare e zakonshme do të jetë 0.25 mg dy herë në ditë. Shumica e pacientëve ndihen mirë në dozën 0.5 mg në ditë. Disa pacientë mund të kenë nevojë për 1 mg dy herë në ditë. Trajtimi nuk duhet të jetë më shumë se 6 javë. Për trajtimin e çrregullimit të sjelljes te fëmijët dhe adoleshentët Doza do të varet nga pesha e fëmijës tuaj: Për fëmijët të cilët peshojnë më pak se 50 kg. Doza fillestare e zakonshme do të jetë 0.25 mg një herë në ditë. Doza mund të ngritet çdo ditë të ardheshme për 0.25 mg. Doza e zakonshme mbajtëse është 0.25 mg deri në 0.75 mg një herë në ditë. Për fëmijët me peshë më shumë se 50 kg: Doza fillestare e zakonshme do të jetë 0.5 mg një herë në ditë. Doza mund të ngritet çdo të dytën ditë në shkallë 0.5 mg në ditë. Doza e zakonshme mbajtëse është 0.5 mg deri në 1.5 mg një herë në ditë. Trajtimi i pacientëve me çrregullime të sjelljes nuk duhet të jetë më shumë se 6 javë. Fëmijët nën moshën 5 vjeçare nuk duhet të trajtohen me risperidon për çrregullimin e sjelljes. Pacientët me probleme të veshkave ose të mëlçisë Për shkak se sëmundja duhet të trajtohet, të gjitha dozat fillestare dhe dozat mbajtëse të risperidonit duhet të përgjysmohen. Te këta pacientë ngritja e dozës duhet të jetë e ngadalshme. Risperidoni duhet të merret me kujdes të shtuar te ky grup i pacientëve. Nëse përdorni Risperidon Alkaloid më shumë sesa duhet Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Risperidon Alkaloid sesa që preferohet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin. Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit. Në rast të mbidozimit ju mund të ndiheni të përgjumur dhe të lodhur, ose të keni lëvizje jonormale të trupit, probleme me qëndrim dhe me ecje, do të keni marramendje dhe tension të ulët të gjakut, ose do të keni aritmi të zemrës ose konvulsione. Nëse keni harruar ta merrni Risperidon Alkaloid Nëse keni harruar një dozë, marreni atë sa më shpejt që të ju kujtohet. Megjithatë, në qoftë se është koha për dozë tuaj të ardhshëm, kaloni dozën e harruar dhe vazhdojë si më parë. Konsultoni mjekun tuaj nëse keni harruar dy ose më shumë doza. Mos e merrni një dozë të dyfishtë (dy doza në të njëjtën kohë) për zëvendësuar dozen e harruar. Nëse e ndërpreni marrjen e Risperidon Alkaloid Ju nuk duhet të ndërpreni marrjen e barit derisa para se mjeku juaj të jua urdhërojë, sepse simptomat mund të përsëriten. Nëse mjeku juaj vendos për të ndërprerjen marrjen e këtij bari, doza mund të zvogëlohet gradualisht për disa ditë. Nëse keni ndonjë pyetje lidhur me këtë bar drejtohuni te mjeku juaj ose te farmacisti.