Regjistrohu/Kyçu

RHINOSTOP ®

Këtë bar mund ta bleni pa recetën e mjekut,për trajtimin e sëmundjeve të lehta pa ndihmën e mjekut. Pavarësisht kësaj,duhet ta përdorni me kujdes këtë bar në mënyrë që të keni rezultate më të mira prej tij. Drejtohuni faramacistit nëse ju nevojitet me shumë informacion apo këshillë. Në qoftë se simptomat përkeqësohen apo nuk përmirësohen pas disa ditëve, patjetër drejtohuni mjekut!

Këtë bar mund ta bleni pa recetën e mjekut,për trajtimin e sëmundjeve të lehta pa ndihmën e mjekut. Pavarësisht kësaj,duhet ta përdorni me kujdes këtë bar në mënyrë që të keni rezultate më të mira prej tij. Drejtohuni faramacistit nëse ju nevojitet me shumë informacion apo këshillë. Në qoftë se simptomat përkeqësohen apo nuk përmirësohen pas disa ditëve, patjetër drejtohuni mjekut!

Si të gjitha barnat e tjera, edhe RHINOSTOP® shurup mund të shkaktojë efekte anësore. Nëse vëreni çfarëdo simptome të cilat do të mund të jenë reaksion i padëshiruar nga RHINOSTOP® shurup, e nuk janë përmendur në këtë fletëudhëzim, informojeni mjekun Tuaj ose farmacistin! Bari nuk duhet përdoret te rastet e alergjisë në përbërësit e barit, nëse mjekoheni për shkak të shtypjes së lartë të gjakut, sëmundjeve të zemrës, ulçerës në stomak ose në zorrën dymbëdhjetë gishtore ose nëse merrni inhibitorë të MAO-së (barna për trajtimin e çrregullimeve të caktuara psiqike dhe emocionale, të depresionit dhe sëmundjes së Parkinsonit).

Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut. Paracetamoli zmadhon veprimin e barnave që pengojnë koagulimin e gjakut, ndërsa gjatë përdorimit të njëkohësishëm me diflunisal, izoniazid, sulfinpirazon dhe zidovudinë shtohet rreziku i dëmtimit të funksionit të mëlçisë. Përdorimi i njëkohësishëm i pseudoefedrinës dhe inhibitorëve të MAO-së, dihidroergotaminës dhe metildopës është e kundërindikuar për shkak të rrezikut nga ngritja e menjëhershme e tensionit të gjakut. Klorfenamina me fenitoinë shton rrezikun e paraqitjes së toksitetit të fenitoinës, ndërsa me barna që pengojnë koagulimin e gjakut, potencojnë veprimin e tyre.

Të rriturit: një tabletë çdo 6 orë. Fëmijët të moshës 2-5 vjeç: 1 lugë çaji, 4 herë në ditë. Fëmijët të moshës prej 6-12 vjeç: dy lugë çaji 4 herë në ditë ose ½ e tabletës çdo 6 orë. Fëmijët mbi 12 vjeç mund të përdorin dozën si edhe pacientët e rritur. Profilaksa e rinitit alergjik: Të rriturit: 1 tabletë çdo 12 orë. Në intervale kohore prej 3 ditësh, dozën duhet rritur gradualisht deri në arritjen e dozës terapeutike optimale, prej 1 tablete çdo 6 orë. Fëmijët të moshës 2-5 vjeç: doza iniciale – 1 lugë çaji çdo 12 orë. Fëmijët të moshës 6-12 vjeç: doza iniciale – 2 lugë çaji çdo 12 orë ose ½ e tabletës çdo 12 orë. Fëmijët mbi 12 vjeç: doza iniciale – 3 lugë çaji çdo 12 orë. Në intervale kohore prej 3 ditësh, dozën duhet rritur gradualisht deri në arritjen optimale të dozës terapeutike prej 1 luge të çajit, çdo 6 orë për fëmijët të moshës 2-5 vjeç; 2 lugë çaji çdo 6 orë ose ½ tablete çdo 6 orë për fëmijët të moshës 6-12 vjeç; 3 lugë çaji çdo 6 orë për fëmijët mbi 12 vjeç. Shurupi nuk përdoret te fëmijët nën 2 vjeç.