Reglan-i është bar i cili vepron në muskulaturën e sistemit digjestiv, duke ndihmuar që ju të hiqni problemet e sëmundjes (nauzeja, vjellja), te çrregullimi i tretjes, djegësima në stomak dhe gazrat. Reglan-i mund të ndihmojë për ndërprerejen e nauzesë dhe vjelljesë edhe nga shkaktarët e tjerë, sëmundjet nga trakti digjestiv, problemet me zemër dhe nga trajtimi me radioterapi dhe barna antikanceroze. Këto probleme mund të shkaktohen nga rritja e aciditetit në stomak, hiatus hernia.
Si edhe të gjitha barnat tjera edhe Reglan-i mund të jep efekte të padëshiruara te disa të sëmurë. Efektet e mundshme anësore janë përgjumësia, lodhja dhe irritabiliteti. Rrallëherë mund të shfaqen reaksione alergjike (urtika dhe skuqje e lëkurës, eritemë), pagjumësi, kokëdhembje, depresion, opstipacion ose diare, aritmi, rënie ose ngritje e tensionit arterial. Reglan-i mund të shkaktojë prodhim të pazakonshëm të qumshtit te gratë dhe në periudha jo të rregullta. Te meshkujt mund ta ulë potencën seksuale dhe të shkaktojë rritje të gjinjëve. Tregoni mjekut tuaj nëse shfaqen ndonjë nga këto shenja. Shpeshëherë barnat e ngjashme me Reglan-in veprojnë edhe në muskulaturën tjetër të trupit si edhe në sistemin digjestiv. Nëse ndodhë kjo, zakonisht këta janë muskujt e kokës, fytyrës dhe qafës. Simptomat mund të jenë të folurit e përçart, përplitje e gjuhës dhe lëvizje e syve, spazma muskulare ose rritje e tensionit muskular. Ndonjëherë këmbët tuaja mund të ndihen të lodhura. Nëse shfaqen cilado nga këto efekte anësore, ose edhe të tjera, ndërprejeni marrjen e barit dhe lajmëroni mjekun tuaj, i cili do të përcaktojë se çfarë duhet bërë më tej. Këto efekte mund të duken brengosëse, mirëpo ato zhduken pas 24 orëve pas ndërprerjes së marrjes së barit. Nese keni përjetuar ndonjë efekt anësor që nuk është përmendur në këtë udhëzim, ju lutemi njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohet e fundit barna të tjerë, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut. Është me rëndësi të veçantë nëse merrni këto barna: derivate të morfinës, tableta për gjumë, barna kundër anksiozitetit, antidepresivë, neuroleptikë, antiparkinsonikë, barna kundër ftohjes, spazmolitikë, cimetidin, digoksin, ciklosporin, meksiletin, tetraciklinë.
Ndiqni udhëzimet e mjekut me rigorozitet. Nuk duhet të ndëroni dozat ose të nderpreni mjekimin para se të këshilloheni me mjekun. Pyeteni mjekun ose farmacistin nëse keni diçka të paqartë. Dozat e rekomanduara të Reglan-it janë: Të rriturit mbi 20 vjeç Doza e vetme orale është 10 mg (1 tabletë) 3 – 4 herë në ditë, rreth 30 minuta para ushqimit dhe para gjumit. Doza e vetme maksimale nuk duhet të jetë më e lartë se 20 mg (2 tableta), ndërsa doza maksimale ditore nuk duhet të jetë më e madhe se 45 mg. Tabletat nuk duhet të përdoren te fëmijët nën 15 vjeç. Të rriturit e rinj dhe fëmijët Te të rinjët nën 15 vjeç duhet të jepet tretësira orale. Doza e zakonshme te mosha 15-19 vjeç është 5 mg (5 ml ose ½ e tabletës) tri herë në ditë para çdo ushqimi. Doza maksimale nuk duhet të tejkalojë 40 mg në ditë për trajtim të shkurtër. Fëmijët nën 14 vjeç: 0.5 mg/kg ditore e ndarë në 3-4 doza, ose si dozë e vetme 0.1 mg/kg. Nëse keni përshtypjen se efekti i Reglan-it është tepër i fortë ose tepër i dobët, bisedoni me mjekun tuaj ose farmacistin. Nëse përdorni Reglan më shumë sesa duhet: Nese keni marre një mbidozë, këshillohuni menjeherë me mjekun ose farmacistin! Nëse keni marrur më tepër tableta sesa që është e rekomanduar ju duhet të lajmëroni mjekun tuaj ose farmacistin dhe të kërkoni ndihmën mjekësore. Mos harroni ta merrni edhe pakon me vete edhe nëse ajo është e zbrazët. Nëse keni harruar të merrni Reglan: Mos e dyfishoni dozën. Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, merreni ate sa më parë që ju kujtohet. Nëse është koha për dozën tjetër, mos e merrni dozën e harruar por vazhdoni sipas orarit të mëparshëm. Nëse keni ndonjë pyetje ose diçfarë të paqartë lidhur me këtë bar, mos hezitoni por drejtohuni te mjeku juaj ose farmacisti.
Ky bar jepet me recetë të mjekut.