Redergin është një produkt mjekësor që përmirëson qarkullimin e gjakut, veçanërisht në tru, duke përmirësuar kështu perceptimin, kujtesën dhe përqëndrimin. Ajo ndikon gjithashtu në gjendjen shpirtërore dhe ndjenjat.
Si çdo medikament, edhe Redergin mund të shfaqë efekte të padëshiruara. Bari në përgjithësi tolerohet mirë. Në raste të rralla mund të ndodhin çrregullime gastrointestinale (të përziera, të vjella, tension gastrik, ulje oreksi), turbullim i shikimit, kongjestion nazal dhe rash në lëkurë. Këto efekte anësore zakonisht nuk kërkojnë ndërprerje të mjekimit. Informoni mjekun tuaj, në rast se vëreni efekte të padëshiruara që nuk janë përshkruar në këtë fletë-udhëzues.
Informoni mjekun rreth medikamenteve që merrni si me recetë, ashtu edhe pa recetë mjekësore.
Merreni gjithmonë Redergin sipas përshkrimit të mjekut. Mos ndryshoni dozën ose të ndërprisni mjekimin pa u konsultuar me mjekun. Mjekimi është i zgjatur dhe efekti optimal arrihet brenda 6-12 javë. Doza e zakonshme është nië tabletë 1.5 mg tre herë në ditë, ose nië tabletë 4.5 mg një herë në ditë. Në raste të rënda doza mund të rritet. Doza e zakonshme orale është 30-40 pika nga solucioni 1 mg/ml, tre herë në ditë. Medikamenti të merret pas ushqimit. Nëse keni marrë më shumë Redergin se ç’duhet Redergin është bar i sigurtë edhe kur përdoret në doza të larta. Raste intoksikimi nuk janë raportuar. Nëse keni marrë nië dozë më të madhe nga ajo që rekomandohet, flisni me mjekun nëse ju duhet ndihmë. Nëse keni harruar të merrni Redergin Nëse keni harruar të merrni Redergin, merreni atë në momentin që kujtoheni. Nëse është koha e dozës së rradhës, shmageni dozën e harruar. Mos merrni dyfishin e dozës për të zëvendësuar dozën e harruar.