Regjistrohu/Kyçu

RANITAL ®

Ranitidina i përket grupit të medikamenteve që quhen antagoniste të receptoreve histaminikë H2. Ajo frenon sekretimin e acidit gastrik nga qelizat e membranës mukoze të stomakut.

Ranitidina i përket grupit të medikamenteve që quhen antagoniste të receptoreve histaminikë H2. Ajo frenon sekretimin e acidit gastrik nga qelizat e membranës mukoze të stomakut.

Si të gjithë medikamentet, Ranital mund të shkaktojë efekte anësore, edhe pse mund të mos shfaqen tek të gjithë. Nëse përjetoni gjëndjen e mëposhtme, ndërprisni marrjen e Ranital dhe tregojini menjëherë mjekut tuaj ose drejtohuni në spitalin më të afërt: Një reaksion alergjik të rëndë (rash, të kruara, ënjtje të fytyrës, buzëve, gojës ose fytit që shkakton vështirësi në gëlltitje ose frymëmarrje). Ky është një efekt anësor serioz por shumë i rrallë, i cili prek më pak se 1 në 10 000 pacientë. Mund t’ju duhet përkujdesje urgjente mjekësore ose shtrim në spital. Jo të zakonshme (prekin më pak se 1 në 100 pacientë por më shumë se 1 në 1 000 pacientë). Dhimbje koke Lodhje Vertigo Eksantemë (erupsion kutan) Ndryshime të përkohshme të nivelit të enzimave të mëlçisë Diarre Konstipacion Të përziera Të rralla (prekin më shumë se 1 në 10 000 pacientë por më pak se 1 në 1 000 pacientë ) Eritemë multiforme (erupsion kutan, të kruara, reaksione alergjike kutane të tilla si rash me pika të kuqe të çrregullta) Rash kutan Dhimbje të artikulacioneve Dhimbje muskulare Inflamacion i mëlçisë Inflamacion i pankreasit (pankreatit) Rritje e nivelit plazmatik të kreatininës. Shumë të rralla (prekin 1 në 10 000 pacientë): Dhimbje koke e rëndë Çrregullime të pavullnetshme të lëvizjes Gjëndje konfuzionale dhe nervozizëm Haluçinacione Depresion Shikim i turbullt Shtim i rënies së flokëve Inflamacion renal (nefrit interstitial) Çrregullime të ritmit kardiak Inflamacion i enëve të gjakut (vaskulit) Ndryshimi i vlerave të gjakut Dhimbje gjoksi Rritje e gjoksit tek meshkujt Humbje e dëshirës seksuale dhe dobësim i potencialit seksual Ju lutemi, flisni me mjekun tuaj nëse ndonjë nga kata efekte anësore përkeqësohet ose nëse vini re ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletë udhëzuese.

Ju lutemi, informoni mjekun për të gjithë medikamentet që jeni duke marrë ose që keni marrë së fundmi. Këtu përfishen edhe medikamentet bimore dhe medikamentet që mund të blihet pa recetë mjekësore. Në veçanti,përpara se të merrni Ranital, ju duhet të kontrolloni me mjekun tuaj nëse jeni duke marrë ndonjë nga barnat e mëposhtme: antiacide ose sukrafate në dozë të madhe (2 g) — Ranital duhet të merret 2 orë përpara këtyre produkteve mjekësore; produkte mjekësore absorbimi i të cilave varet nga pH (p.sh. ketokonazoli); glipizid (bar që përdoret për të kontrolluar nivelin e glukozës në gjak); midazolam, triazolam (barna që përdoren si sedativë ose për trajtimin e pagjumësisë). Pyesni mjekun nëes nuk jeni të sigurtë për veprimin e këtyre barnave.

Mjeku do tu japë Ranital në formë të injeksionit në venë (Intravenoz) ose në muskul (intramuskular), ose me infuzion, deri sa ju të jeni në gjendje të merrni tabletat Ranital nga goja. Injeksionet intramuskulare Tretësira e Ranital në ampulën 50 mg/2ml, duhet të injektohet çdo 6 deri 8 orë. Hollimi i përmbajtjes së ampulës nuk është i nevojshëm. Injeksionet intravenoze Tretësira e Ranital në ampulën 50 mg/2ml, duhet të injektohet çdo 6 deri 8 orë. Përbërja e ampulës duhet të tretet me solucion fiziologjik 0.9%, glukozë 5% ose ndonjë solucion tjetër të përshtatshëm intravenoz, deri në një vëllim total prej 20 ml. Duhet të injektohet për një kohë jo më të shkurtër se 5 minuta. Infuzioni intermitent intravenoz Tretësira e Ranital në ampulën 50 mg/2ml, duhet të injektohet çdo 6 deri 8 orë. Përbërja e ampulës tretet në 50 ml (1 mg/ml) ose në 100 ml (0.5 mg/ml) solucion fiziologjik 0.9%, glukozë 5% ose ndonjë solucion tjetër të përshtatshëm intravenoz. Injektohet për një kohë prej 15 deri 20 minutash. Mund të jepen 25 mg ranitidinë në një orë. Tek disa pacientë mund të jetë e nevojshme rritja e dozës. Doza maksimale ditore nuk duhet të jetë më e lartë se 400 mg. Kur i sëmuri fillion të ushqehet normalisht, mjekimt vazhdohet me tableta Ranital. Infuzioni intavenoz i zgjatur 150 mg ranitidinë duhet të treten në 250 ml solucion fiziologjik 0.9%, glukozë 5% ose ndonjë solucion tjetër të përshtatshëm intravenoz. Kohëzgjatja e infuzionit është 24 orë. 6.25mg ranitidinë mund të merren në një orë. Dozimi i ranitidinës mund të përshtatet duke u bazuar në gjykimin e mjekut. Dozimi te pacientët me dëmtime në veshka dhe mëlçi Tek të sëmurët me funksion të dëmtuar të veshkave (klirensi i kreatininës më i ulët se 50 ml/min) rekomandohet doza 50 mg e dhënë përgjatë 18 deri 24 orëve. Bari mund të merret edhe më shpesh, p.sh. çdo 12 orë ose më pak, bazuar në gjykimin e mjekut dhe në varësi të gjendjes së pacientit. Nëse keni dëmtim të funksionit të mëlçisë mund të nevojitet ulje e mëtejshme e dozës për sigurinë tuaj. Efekti i dozës së zakonshme për të rriturit, rritet tek pacientët e moshuar me funksion të ulur të veshkave dhe mëlçisë. Hemodializa ul nivelin e ranitidinës qarkulluese në gjak. Nëse jeni në hemodializë, duhet të merrni dozën e përshkruar (të rradhës) në fund të dializës. Nëse merrni më shumë Ranital se sa duhet: Dozat e tepërta mund të shkaktojnë para së gjithash përgjumje, marramendje, të përziera dhe të vjella, bradikardi dhe çrregullime të tjera të zemrës. Simptomat pas mbidozimit duhet të trajtohen. Ranitidina mund të eliminohet nga organizmi me anë të hemodializes.