Regjistrohu/Kyçu

PROGESTERON

Progesteroni sekretohet nga trupi i verdhë i vezoreve gjatë fazës së dytë të ciklit menstrual (faza luteale), si dhe nga placenta gjatë shtatzanisë. LH stimulon sekretimin e këtij hormoni nëpërmjet AMPc. Në fund të ciklit, ulja e menjëhershme e sekretimit të progesteronit shkakton menstruacionet.

Progesteroni sekretohet nga trupi i verdhë i vezoreve gjatë fazës së dytë të ciklit menstrual (faza luteale), si dhe nga placenta gjatë shtatzanisë. LH stimulon sekretimin e këtij hormoni nëpërmjet AMPc. Në fund të ciklit, ulja e menjëhershme e sekretimit të progesteronit shkakton menstruacionet.

Të gjitha barnat mund të shkaktojnë efekte anësore. Ndonjëherë ato janë serioze, shumicën e herëve jo. Progesteroni mund të shkaktojë: në lëkurë: dhimbje dhe edemë në vendin e injektimit, në disa raste urtikarie, prurit, rash, akne, kloazma, rritje të pilozitetit: në aparatin gjenital: parregullsi të shpeshta të ciklit menstrual, amenorre me njolla, tension mamar, galaktorre, ulje të libidos, shtim të sekrecioneve vaginale, ndryshime histologjike në ovare dhe në mitër, rrallë edhe virilizim; në SNQ: dhimbje koke në disa raste, marrje mendsh, përgjumje ose pagjurnësi, axhitim nervor, gjendje depresive; në aparatin tretës: nauze në disa raste, të viella, diarre. konstipacion: në metabolizëm: mbajtje të ujit në bisa raste, edema, në rast dozash të larta shkakton rritje kalimtare të ekskretimit të natriumit dhe klorit, ndryshim të profilit të lipideve, ndryshim i tolerancës ndaj glukozës; në gjak: rrallë shkakton rritje të faktorëve të koagulimit VII. VIII, IX dhe X. Alkooli benzilik që ndodhet në tretësirë mund të shkaktojë reaksione mbindjeshmërie. Njoftoni mjekun tuaj në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore të përmendura më sipër ju shqetëson. Në qoftë se vereni efekte anësore që nuk janë të përmendura në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.

Induktuesit enzimatikë (barbituratet dhe antikonvulsivë të tjerë, rifampicina, griseofulvina) rrisin metabolizmin e progesteronit, duke ulur efikasitetin e tij. Disa antibiotikë (p.sh. ampicilina dhe tetraciklinat) mund të ulin efikasitetin e progestativëve duke ndikuar në florën intestinale. Duhanpirja mund të ulë biodisponibilitetin e progesteronit, ndërsa abuzimi me alkoolin mund ta rrisë atë. Kërkoni këshillën e mjekut ose të farmacistit nese njëkohësisht me Progesteron merrni edhe barnat e përmendura më sipër.

Përpara fillimit të trajtimit, është i nevojshëm një ekzaminim mjekësor i kujdesshëm për të përjashtuar ndonjë tumor të aparatit gjenital ose të gjirit. Gjithashtu duhet përjashtuar shtatzania. Në rast trajtimi afatgjatë, këto kontrolle duhen bërë çdo 6— 12 muaj. Amenorre 5 — 10 mg i.m. në ditë, për 6 — 8 ditë. Trajtimi duhet filluar 8— 10 ditë përpara menstruacioneve të pritura. Në rast se funksioni i vezoreve është i mjaftueshëm, menstruacionet ndodhin 48 — 72 orë pas ndërprerjes së trajtimit. Tek disa paciente, është i mjaftueshëm nië cikël i vetëm trajtimi për të vendosur nië cikël menstrual të rregullt, por në përgjithësi kërkohen disa cikle trajtimi. Gjakrrjedhje disfunksionale uterine Ose 5 — 10 mg i.m. në ditë, 5— 10 ditë përpara ditës së pritjes së menstruacioneve, ose një injeksion i vetëm 50— 100 mg. Trajtimi duhet përsëritur çdo muaj për të përftuar një cikël menstrual të rregullt. Në qoftë se keni marrë më shumë Progesteron : Në qoftë se keni marrë më shumë Progesteron se sasia që duhet të merrnit, ose në qoftë se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin ose të telefononi urgjencën për të marrë nië mendim për rrezikun dhe këshillë për veprimet që duhet të ndërmerren. Në qoftë se keni harruar të merrni Progesteron ? Në qoftë se harroni nië dozë, merrni dozën në vazhdim kur të jetë koha për marrjen e zakonshme të saj. Mos merrni një dozë të dyfishtë për të plotësuar dozën e harruar! Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.