Proculin-i është tretësirë sterile, e kthjellët dhe pa ngjyrë Nafazolina i përket imidazolinës grupit të barnave simpatomimetike. Nafazolina shkakton ngushtimin e enëve të gjakut të sistemit vaskular të konjuktivës, e cila rezulton me uljen e kongjestionit të konjuktivës..
Si të gjitha barnat tjera, edhe Proculin mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient. Çrregullimet në sy: irritimi, skuqja edhe më e madhe, zgjërimi jonormal i bebëzave të syve,turbullimi, rritja e presionit intraokular, keratiti punktiform (inflamacion i syrit), lotim, irritim, ndjenja jo e mirë në sy. Sistemike: hiperglikemia (niveli i lartë i sheqerit në gjak), djersitje, nervozitet, përgjumje, kokëdhembje, marramendje, shpejtim ose ngadalsim i ritmit të zemrës (bradikardi,takikardi), ndjenja e rrahjeve të zemrës (palpitacione), ngritje e tensionit të gjakut, nauze, dobësi. Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzimin, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut. Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen. Është me rendësi të veçantë nëse në ndërkohë merrni edhe këto barna: MAO inhibitorë dhe antidepresivë triciklikë (barna kundër depresionit); idoksuridinë (bar antiviral); agjent anestetik (trikloretilen, ciklopropan, halotan).
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj. Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit. Udhëzimet për përdorim: Zakonisht në sy aplikohen 1-2 pika Proculin deri në 4 herë në ditë. Kohëzgjatja e trajtimit është 3-4 ditë. Nuk rekomandohet trajtimi i zgjatur. Trajtimi i zgjatur mund të shkaktojë hiperemi konjuktivale reaktive. Kapakët duhet të hapen, unaza e hequr dhe ri-mbyllur me një shtytje të fortë për të hapur pikatore. Për të evituar kontaminimin e pikave pikatorja nuk duhet të vijë në kontakt me ndonjë sipërfaqe dhe pas përdorimit shishja duhet të mbyllet mirë. Para aplikimit duhet të mënjanohen lentet e kontaktit. Nëse përdorni Proculin më shumë sesa duhet Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Proculin, ose gëlltitjes së pikave, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin. Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë. Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit sepse simptomat mund të jenë rënia e temperatures trupore, përgjumja dhe koma, sidomos te fëmijët. Nëse keni harruar ta merrni Proculin Mos e dyfishoni dozën. Merreni barin në kohën e caktuar. Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet. Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku juaj. Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçka të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.
Proculin pikat mund të përdoren nëse keni: hyperemi të konjuktivave (kjo shkakton heqjen e përkohshme të simptomave të lehta të kruarjes, skuqjes të shkaktuara nga irritimi si ai nga qimet, nga tymi i duhanit, nga ndotësit e ambientit, nga të ftohtit, fryma, dielli, rrezet TV, nga notimi, nga mbajtja e lenteve të kontaktit, nga puna me objekte afër syve). Për trajtimin e konjuktivitit alergjik të shkaktuar nga poleni, bari dhe qimet e kafshëve.