Regjistrohu/Kyçu

PREDNISOLUT 25mg L

Prednizoloni është ndër glukosteroidët e parë sintetikë të përdorur në praktikën mjekësore. Efektet farmakologjike të tij janë të ngjashme me ato të kortizolit (glukokortikoidi natyral endogjen), por, ndryshe nga ky i fundit, efektet mineralkortikoide janë më të dobëta, ndërsa efektet antiinflamatore dhe imunosupresore janë më të fuqishme. Për shkak të profilit farmakodinamik ai konsiderohet si ndër glukokortikoidët më të sigurt në përdorim. Mekanizmi i veprimit të tij është i ngjashëm me atë të glukokortikoidëve të tjerë.

Prednizoloni është ndër glukosteroidët e parë sintetikë të përdorur në praktikën mjekësore. Efektet farmakologjike të tij janë të ngjashme me ato të kortizolit (glukokortikoidi natyral endogjen), por, ndryshe nga ky i fundit, efektet mineralkortikoide janë më të dobëta, ndërsa efektet antiinflamatore dhe imunosupresore janë më të fuqishme. Për shkak të profilit farmakodinamik ai konsiderohet si ndër glukokortikoidët më të sigurt në përdorim. Mekanizmi i veprimit të tij është i ngjashëm me atë të glukokortikoidëve të tjerë.

Administrimi i zgjatur i dozave fiziologjike (terapi zëvendësuese) të glukokortikoideve zakonisht nuk shkakton efekte anësore. Efektet anësore vërehen gjatë përdorimit të zgjatur të dozave farmakologjike të kortikosteroideve dhe intensiteti i tyre rritet me kohëzgjatjen e mjekimit dhe shpeshtësinë e administrimit. Prednizoloni shkakton një sërë efektesh anësore muskuloskeletike, si: miopati, vonim të shërimit të plagëve, osteoporozë, fraktura kockore, nekrozë avaskulare të femorit ose kokave të humerusit. Këto efekte vërehen me shpesh në të moshuarit. Injektimet intraartikulare mund të shkaktojnë artropati të ngjashme me atë të Charcot. Gjithashtu, në disa raste mund të ndodhë atropi në vendin e injektimit. Prednizoloni mund të shkaktojnë hipertension okular, neurit optik, dëmtime të shikimit dhe në raste të rralla katarakt subkapsular posterior. Përdorimi i zgjatur i prednizolonit mund të shkaktojë edemë dhe hipertension. Ndër efektet anësore endokrine përmendim: hiperkorticizmin (sindrom Kushing), çrregullimet menstruale, hipergliceminë. Në traktin gastrointestinal mund të shkaktojë nauze e të vjella, anoreksi, diarre, konstipacion, dhimbje abdominale, ulçeracione ezofageale, gastrit dhe pankreatit. Në SNQ mund të shkaktojë pagjumësi, marrje mendsh, dhimbje koke, neuropati periferike ishemike, konvulsione, çrregullime mentale me paqëndrueshmëri të humorit, depresion, ankth, eufori, ndryshime të personalitetit dhe psikozë. Prednizoloni mund të shkaktojë një sërë efektesh anësore dermatologjike, si: atrofi kutane, akne vulgaris, eritemë faciale, strie, petekie, hirsutizëm, ekimoza; reaksione mbindjeshmërie, si; dermatit alergjik, urtikarie, angioedemë. Mund të vërehen edhe hipo ose hiper pigmentime kutane. Dozat farmakologjike të përdorura për një kohë të gjatë mund të shkaktojnë frenim të boshtit hipotala-hipofizë-mbiveshkore. Të tjera efekte anësore të prednizolonit janë: hiperkolesterolemia, ateroskleroza, tromboembolizmi, tromboflebiti, trombocitopenia, palpitacionet, takikardia sinusale, inkontinenca urinare.

Barnat që nxitin enzimat mikrozomale hepatike si barbituratet, fenitoina, rifabutina dhe rifampina mund të rrisin metabolizmin e glukokortikoideve. Estrogjenet mund të rritin përqendrimin e transkortinës, duke reduktuar kështu fraksionin e lirë të prednizolonit në plazëm. Estrogjenet ulin edhe klirensin e prednizolonit. Kombinimi i antiinflamatorëve josteroidë me prednizolonin rrit rrezikun e ulçerimeve gastrointestinale. Kombinimi i prednizolonit me diuretikët tiazidikë, furosemidin, acidin etakrinik dhe amfotericinën B, rrit rrezikun e hipokalemisë. Efikasiteti i antikolinesterazikëve në myasteninë gravis mund të reduktohet nga prednizoloni. Efikasiteti i antidiabetikëve oralë mund të reduktohet nga prednizoloni. Përdorimi i njëkohshëm i digoksinës me prednizolonin rrit rrezikun për aritmi nga hipokalemia e shkaktuar nga glukokortikoidi. Hipokalemia e shkaktuar nga glukokortikoidi mund të potencojë efektin e miorelaksantëve jodepolarizues. Përdorimi i njëkohshëm i prednizolonit me izoproterenolin tek astmatikët, mund të rrisë toksicitetin kardiak të këtij të fundit. Mifepristoni mund të antagonizojë efektet e glukokortikoideve.

Me rrugë orale Tek të rriturit Mjekimi fillohet me dozë deri 10-20 mg/ditë (në patologji serioze deri 60 mg/ditë, në riakutizimet e sklerozës multiple deri 200 mg/ditë gjatë javës së parë), që rekomandohet të merret në mëngjes mbas ushqimit. Doza maksimale ditore 250 mg. Doza mbajtëse zakonisht luhatet nga 2.5 mg-15 mg/ditë, por shpesh nevojiten doza më të larta. Efektet anësore kushingoide shfaqen më tepër në doza mbi 7.5 mg/ditë. Tek fëmijët Për trajtimin e insufiçiencës surenale jepet 0.14 mg/kg/ditë (4 mg/m2/ditë), të ndara në tre marrje. Për indikimet e tjera përdoret 0.5-2 mg/kg/ditë, të ndara në 3-4 marrje. Me injeksion intramuskular Përdoret si prednizolon acetat me dozë 4-60 mg/ditë, ose si prednizolon sodium fosfat 4-60 mg/ditë (0.2-2 mg/kg/ditë tek fëmijët). PREPARATET E REGJISTRUARA pluhur për injeksion 25 mg SOLU DECORTIN H 25, ULTRACORTEN-H