Minoksidili është vazodilatator periferik i fuqishëm me veprim direkt në qelizat e muskulaturës së lëmuar të enëve të gjakut. Nëse aplikohet në mënyrë lokale përshpejton rritjen e flokëve me përmirëson qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës, duke mundësuar vaskulariimin më të mirë dhe furnizim më të mire me materie ushqyese, me çfarë folikulet e atrofuara të qimeve revitalizohen. Minoksidili e përshpejton në mënyrë direkte rritjen e flokëve nëpërmjet ndikimit në metabolizmin e testosteronit dhe enzimave përgjegjëse.
Si të gjitha barnat e tjera, edhe PILFUD, locion 2 % mund të shkaktojë efekte anësore. Nëse vëreni çfarëdo simptome të cilat do të mund të jenë reaksion i padëshiruar nga PILFUD, locion 2 % e nuk janë përmendur në këtë fletëudhëzim, informojeni mjekun tuaj ose farmacistin! Tolerimi te aplikimi lokal i minoksidilit është shumë i mirë. Te një numër i vogël i pacientëve pas aplikimit lokal të Pilfud locionit 2%, janë manifestuar efektet e padëshiruara si në vijim: tharja e lëkurës, eritema lokale, kruarja e lëkurës, irritim i lëkurës, reaksione alergjike dermatologjike (skuqje urtikarike) dermatit i kontaktit, fotosensitiviteti lokal, hipetrikiozë difuze. Shumë rrallë paraqiten efekte të padëshirueshme sistemike, kryesisht pas aplikimit në sipërfaqe të mëdha të kokës: ulje e shtypjes sistolike dhe diastolike të gjakut, rritje e frekuencës së punës së zemrës, edema për shkak retencionit të natriumit dhe ujit, disfunksion seksual, humbja e qartësisë së të parit.
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut. Përdorimi në të njëjtën kohë i minoksidilit dhe barnave tjera me veprim lokal të cilat përmbajnë kortikosteroide, tretinoinë, dithranol ose vazelinë mund të ndikojë në rritjen e absorbimit të minoksidilit. Nëse vjen deri te absorbimi i minoksidilit, edhe pse klinikisht nuk është vërtetuar, në pikëpamje teorike eksiston mundësia e potencimit të hipotensionit ortostatik te pacientët që marrin guanetidinë
Rreth 1 ml Pilfud locion 2% vendoser në sipërfaqen e lëkurës përkatëse, dy herë në ditë, fërkohet lehtësisht prej mesit drejt skajeve. Barin nuk duhet të aplikohet më shumë se dy herë në ditë. Doza maksimale ditore është 2(dy) ml. Nuk duhet shfrytëzuar mjetet elektrike për tharje të flokëve për shkak të avullimit të shpejtë të komponentës aktive. Terapia duhet të aplikohet së paku 4 muaj. Nëse pas 4 muajve nuk arrihet rezultat i kënaqshëm duhet konsultuar dermatologun i cili vendos për vazhdimin e terapisë. Pas vendosjes së locionit, duart duhet të lahen mirë. Locioni të aplikohet vetëm për përdorim të jashtëm! Nëse përdorni PILFUD, locion 2 % më shumë sesa duhet Nëse keni marrë një mbidozë, këshillohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin! Nuk janë të njohura rastet e mbidozimit me minoksidil pas aplikimit lokal të PILFUD locion 2%. Futja e paqëllimtë në sistemin digjestiv mund të shkaktojë efekte të padëshiruara sistemike të lidhura me veprim vazodilatues të minoksidilit. Shenjat dhe simptomat e mbidozimit përfshijnë efektet kardiovaskulare të shoqëruara me retencion të lëngjeve, zvogëlim të shtypjes së gjakut dhe takikardi. Takikardia klinike trajtohet me përdorim të beta bllokuesve adrenergjik, derisa në rastet e retencionit të lëngjeve përdoret terapia diuretike gjegjëse. Hipotensioni eventual trajtohet me infuzione intravenoze të solucionit fiziologjik. Nëse haroni të merrni PILFUD, locion 2 % Kurrë mos merrni dozë të dyfishuar për të zëvendësuar dozën e harrua