PERGASTID është inhibitor i pompës protonike.
Si të gjitha barnat e tjera, edhe PERGASTID® mund të shkaktojë efekte anësore edhe nëse nuk janë paraqitur te secili pacient. Efektet anësore si më poshtë janë të shpeshta (paraqiten me shpesh se 1 në 100 pacientë) - Kokëdhëmbja, marramendja - Diarrea, obstipacioni (kapsllëku), dhëmbje e stomakut, shqetësim, gazra në zorrë (flatulenca), fyti i tharë ose i inflamuar - Skuqje e lëkurës, kruarje - Ndryshime në testet e funksionit të mëlçisë - Molisja Efektet anësore si më poshtë janë jo të shpeshta (paraqiten me pak se 1 në 100 pacientë) - Depresioni - Dhëmbje e nyjeve dhe muskujve - Retencioni (grumbullimi) i ujit dhe edema (enjtja) - Ndryshime në numrin e qelizave të kuqe të gjakut Efektet anësore si më poshtë janë të rralla (paraqiten me shpesh se 1 në 1000 pacientë) - Ethet - Agjitimi, përgjumësia, konfuzioni, pagjumësia, çrregullime të të pamurit, marramendja - Ndryshimi i shijes, humbja e oreksit, inflamacioni i gjuhës (glositis) - Reaksione të lëkurës në formë djegie ose kruarjes nën lëkurë, mavijosja, skuqja dhe perspirim ekscesiv - Senzitiviteti (ndjeshmëria) në dritë - Parestezia e lëkurës, tremori - Anemia (pallor) - Çrregullimet e veshkave - Pankreatiti - Inflamacioni i mëlçisë (mund të paraqiten sytë e verdhë ose lëkura e verdhë) - Enjtja e gjinjëve te meshkujt, impotenca - Kandidiaza (infeksione me fungje të mundshme në lëkurë ose mukozë) - Angjioedema; nëse simptomet e angjioedemës paraqiten menjëherë kontaktoni mjekun tuaj, siç janë edema e fytyrës, buzëve, gjuhës ose faringut, vështirësi në gëlltitje, urtikaria dhe vështirësi në frymëmarrje. Efektet anësore si më poshtë janë shumë të rralla (paraqiten me shpesh se 1 në 10000 pacientë) - Reaksionet serioze të tejndjeshmërisë (alergjisë) përfshirë edhe shokun. Simptomet e reaksioneve të tejndjeshmërisë manifestohen me ethe, edema dhe ndonjëherë me rënie të shtypjes së gjakut. - Inflamacioni i gojës - Koliti (inflamacioni i zorrës së trashë). - Ndryshimet në vlerat laboratorike, si të natriumit, kolesterolit dhe nivelit të triglicerideve - Reaksione shumë serioze të lëkurës si skuqja, fshikëzat, inflamacione serioze dhe humbje e peshës - Pergastidi shumë rrallë mund të zvogëloj numrin e qelizave të bardha të gjakut, kështu zvogëlon rezistencën ndaj infeksioneve. Nëse infeksioni paraqitet me simptomet sikur të etheve dhe çrregullim serioz të gjendjes së përgjitshme ose ethe me simptome të infeksionit lokal si fyti/faringu/goja e inflamuar ose probleme urinare menjëherë shkoni te mjeku juaj. Testet e gjakut do të bëhen për të vërtetuar ndonjë zvogëlim të numrit të qelizave të bardha të gjakut (agranulocitoza). Njoftoni mjekun apo farmacistin tuaj, nëse ndonjë efekt anësor përkeqësohet ose manifestoni efekte anësore të cilat nuk janë të përshkruara në këtë fletë informacion.
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut. Informoni mjekun tuaj, veçanarisht nëse jeni duke marrur barna që përmbajnë një nga substancat aktive si në vijim, pasi që Pergastid mund të ndikoj në mekanizmin e veprimit të tyre: ketokonazoli, itrakonazoli, rifampicina (përdoren për trajtimin e infeksioneve); digoksina (përdoret për trajtimin e sëmundjeve kardiake); teofilina (përdoret për trajtimin e astmës); takrolimus (përdoret për të parandaluar hedhjen e transplantantit); fluvoksamina (përdoret për trajtimin e depresionit dhe sëmundjeve tjera psikiatrike); barnat antacide (përdoren për trajtimin e thartirës në stomak ose kthimit të thartirës); sukralfat (përdoret për cikatrizimin e ulçerës); kantarioni (Hypericum perforatum) (përdoret për trajtimin e depresionit të lehtë).
Gjithmonë barin duhet marrur ashtu siç ju ka rekomanduar mjeku juaj dhe mos e ndërpreni marrjen e barit, përderisa mjeku juaj nuk vendos ta ndërpreni. Për çdo paqartësi kontaktoni mjekun tuaj ose farmacistin. Kapsulën duhet gëlltitur të tërën me një gotë ujë. Nëse gëlltitja është e vështirë, mjeku do tju rekomandoj një mënyrë tjetër për marrjen e barit. Mos e dëmtoni ose kafshoni kapsulën ose përmbajtjen e tij pasi që bari nuk do të veproj si duhet. Nëse merrni Pergastid një herë në ditë, gjithmonë merre në të njëjtën kohë. Për rezultate më të mira, merni Pergastid sa më shpejt që zgjoheni në mëngjes. Nëse merrni Pergastid, dy herë në ditë, merrni njërën dozë herët në mëngjes, kurse tjetrën vonë në mbrëmje. Doza e Pergastid varet nga gjendja e juaj. Doza e zakonshme për të rriturit është prezantuar në vijim. Ndonjëherë mjeku do të përshkruaj një dozë tjetër dhe do tju tregoj se sa gjatë do të zgjasë trajtimi. Trajtimi i thartirës në stomak dhe regurgitimit të thartirës: një kapsulë 15 mg ose 30 mg çdo ditë për 4 javë. Nëse simptomet janë ende të pranishme, informoni mjekun tuaj. Nëse simptomet nuk përmirësohen brenda 4 javëve, kontaktoni mjekun tuaj. Trajtimi ulçerës duodenale: një kapsulë 30 mg çdo ditë për 2 javë. Trajtimi ulçerës së stomakut: një kapsulë 30 mg çdo ditë për 4 javë. Trajtimi inflamacionit të ezofagut (refluks ezofagiti): një kapsulë 30 mg çdo ditë për 4 javë. Parandalimi afatgjatë i refluksit ezofagitit: një kapsulë 15 mg çdo ditë; mjeku mund të adaptojë dozën në një kapsulë 30 mg çdo ditë. Trajtimi i infeksioneve me Helicobacter pylori: doza e zakonshme është një kapsulë 30 mg e kombinuar me 2 antibiotikë të ndryshëm në mëngjes dhe një kapsulë 30 mg e kombinuar me 2 antibiotikë të ndryshëm në mbrëmje. Trajtimi përsëritet çdo ditë për 7 ditë. Kombinimet e rekomanduara të antibiotikëve janë si në vijim: 30 mg Pergastid me 250-500 mg klaritromicinë dhe 1000 mg amoksicilinë 30 mg Pergastid me 250 mg klaritromicinë dhe 400 – 500 mg metronidazol. Nëse infeksioni trajtohet për shkak të ulçerës, ulçera me siguri nuk do të paraqitet përsëri nëse infeksioni është trajtuar me sukses. Për rezultate më të mira me këtë terapi, merrni barin në kohën e specifikuar dhe mos harroni asnjëherë marrjen e barit. Trajtimi ulçerës së stomakut ose duodenale te pacientët që kanë nevojë për trajtim të vazhduar me barna anti-inflamatore josteroide: një kapsulë 30 mg çdo ditë për 4 javë. Profilaksa e ulçerës së stomakut ose duodenale te pacientët që kanë nevojë për trajtim të vazhduar me barna anti-inflamatore josteroide: një kapsulë 15 mg çdo ditë; mjeku mund të adaptoj dozën në një kapsulë 30 mg çdo ditë. Sindromi Zollinger-Ellison: doza e zakonshme fillestare është 2 kapsula 30 mg çdo ditë; pastaj varësisht nga reaksioni i juaj në Pergastid, mjeku juaj do të vendos për dozën më të përshtatshme. Mos jepni Pergastid te fëmijët. Nëse përdorni PERGASTID® më shumë sesa duhet Nëse mendoni se keni marrur të doza më larta të Pergastid-it sesa që rekomandohen, menjëherë informoni mjekun tuaj. Në rast të dyshimit për mbidozim, pacienti duhet të monitorohet. Lansoprazoli nuk eliminohet në mënyrë sinjifikante përmes hemodializës. Nëse është e nevojshme, rekomandohet lavazhi gastrik, karboni medicinal dhe terapia simptomatike. Nëse harroni të merrni PERGASTID® Nëse keni keni harruar të merrni një herë dozën e barit, merreni sa më shpejt që ju kujtohet, vetëm nëse është afër kohës së marrjes së dozës në vijim, atëherë vazhdoni regjimin e përshkruar të barit. Asnjëherë mos dyfishoni dozën e barit për të kompensuar dozën e harruar të barit! Nëse ndërpreni trajtimin me PERGASTID® Mos ndërpreni marrjen e barit para kohe, nëse simptomet e tuaja janë përmirësuar. Është e mundur që gjendja e juaj nuk është mjekuar plotësisht dhe mund të paraqiten probleme përsëri nëse ju nuk e kompletoni periudhën e mjekimit.
Lansoprazoli si substancë aktive e Pergastidit është inhibitor i pompës protonike. Inhibitorët e pompës protonike redukojnë sasinë e acidit të sekretuar nga stomaku. Mjeku juaj mund të përshkruaj Pergastidin për indikacionet si në vijim: Trajtimi i ulçerës gastrike dhe duodenale; Trajtimi i inflamacionit të ezofagut (refluks ezofagiti); Parandalimi i refluks ezofagitit; Trajtimi i thartirës në stomak ose regurgitimit (kthimit) të thartirës; Eliminimin e infeksioneve të shkaktuara nga bakteriet Helycobacter pylori kur administrohet terapia adekuate e kombinuar e antibiotikëve për trajtimin e ulçerës e shoqëruar me H. pylori; Trajtimi dhe parandalimi i ulçerës së stomakut ose duodenale te pacientët që kërkojnë trajtim të vazhduar me barna anti-inflamatore jo-steroide (NSAID) të përdoruara për trajtimin e dhëmbjes ose inflamacionit); Trajtimi i sindromit Zollinger – Ellison. Mjeku mund të përshkruaj Pergastid për indikacione tjera ose dozime tjera nga specifikacionet në këtë fletëudhëzim. Respektoni udhëzimet e mjekut për administrimin e barit.