Regjistrohu/Kyçu

PARACETAMOL

Analgjezik dhe antipiretik, i përshtatshëm sidomos për të sëmurët e ndjeshëm ndaj acidit acetilsalicilik, për të sëmurët me çrregullime në koagulimin e gjakut ose me ulçerë të stomakut, përdoret në dhembje koke, dhembje dhëmbësh, dhembje artikulare, neuralgji, mialgji, dhembjet menstruale, dismenorre, dhembjet postraumatike dhe postoperative, përdoret për uljen e temperaturës trupore në gjendje me ethe.

Efektet anësore Paracetamoli, përgjithësisht tolerohet mirë nga organizmi. Në raste të rralla mund të shfaqen reaksione alergjike në lëkurë dhe pankreatiti. Ka të dhëna se gjatë mjekimit afatgjatë ose përdorimit të dozave të larta mund të shfaqen reaksione hematologjike (trombocitopeni, leukopeni, pancitopeni, e më rrallë agranulocitozë)

Të rriturit, nga goja: Nga 0,5-1 g, 3-4 herë në ditë. Doza maksimale ditore, për mjekim afatshkurtër është 4 g, ndërsa për mjekimin afatgjatë 2,5 g. Fëmijët nën 1 vjeç nga goja: Nga 60 mg, 3-4 herë në ditë; 1-6 vjeç: 60-150 mg, 4 herë në ditë; 6-12 vjeç: 150-300 mg, 4 herë në ditë. Doza maksimale ditore për fëmijët 3-6 vjeç është 480 mg, ndërsa për fëmijët e rritur është 1,2 g. Nga rektumi: për fëmijët 1-5 vjeç: 125-250 mg, deri 4 herë në ditë. Për të moshuarit: Dozat janë të ngjajshme me ato që merren nga goja (supostet që përmbajnë 500 mg paracetamol).