Elementi aktiv përbërës i Pantoprazol-it Axapharm, Pantoprazoli, i takon kategorisë së Inhibitorëve të Pompës Protonike. Ato e frenojnë Enzimën, i cila është përgjegjëse për lirimin e thartirës në stomak (Pompës Protonike). Pantoprazoli Axapharm i 20 mg përdoret për përmirësimin e ankesave si dhe shërimin e llojeve të lehta së sëmundjeve inflamatore ezofageale. Ai gjithashtu sugjerohet për një trajtim afatgjatë dhe për parandalimin e rikthimit të inflamacionit të shëruar në ezofagun e ulët. Pantoprazoli Axapharm 40 mg përdoret për shërimin dhe përmirësimin e ankesave të llojeve të lehta dhe atyre të mesme të inflamacionit ezofageal, ulçerës së duodenit dhe të stomakut. Për më tepër ai përdorët për parandalimin e ulçerës gastrike dhe duodenale të shkaktuar gjatë marrjes së barnave anti-inflamatore josteroidale (NSAID) tek pacientët, që janë në një rrezik të lartë të plagëve të tilla dhe tek të cilët nuk mund të hiqet dorë nga një trajtim NSAID. Ai gjithashtu përdoret edhe tek Sindroma Zollinger Ellison dhe sëmundjet e tjera të cilat rezultojnë me një mbiprodhim patologjik të acidit gastrik. Pantoprazoli Axapharm do duhej të përdoret vetëm me një përshkrim të mjekut.
Gjatë trajtimit me Pantoprazol Axapharm mund të lajmërohen efekte sporadike (0,1–1%) si dhembja e kokës, diarreja apo neveri dhe të vjella. Si efekte të rralla (0,01–0,1%) mund të jenë marramendja, çrregullime të tretjes si goja e tharë,dhimbje në pjesën e sipërme të barkut, kapsllëku apo fryrja (gazra stomaku), si dhe mund të vjen deri tek reaksionet alergjike si p.sh. ekzema apo kruarja e lëkurës. Informoni mjekun tuaj nëse vërehen ndonjëra nga këto efekte anësore. Si efekte të rralla (0,01–0,1%) mund të vërehen, sidomos tek personat e ndjeshëm, depresioni , iluzionet, disorientimi dhe konfuzioni. Në rast të ekzistimit të këtyre simptomave, atëherë me marrjen e Pantoprazol Axapharm ato veç sa mund të përforcohen. Në raste të veçanta mund të vijë deri te formimit të edemës (ënjtja nga mbetja e lëngjeve), Angiodema (ënjtje të fytyrës dhe fytit), Reaksionet e mbindjeshmërisë nga alergjitë e llojit të menjëhershëm (marramendja, pulsi i ngritur, djersitja), Urtikaria (ekzemë të fuqishme, ënjtje të kuqe të lëkurës), Reaksione të rënda alergjike të lëkurës (si eritema shumëformëshe, sindroma Stevens Johnson, sindroma Lyell), Temperaturë, Shfaqja e një nefriti intersticial me kufizim të funksionimit të veshkave, Një depresion, Çrregullime vizuale (pamje të paqartë), Dhimbje të muskujve, Dhimbje të gjymtyrëve, apo Ndryshimet në analizën e gjakut. Në raste të veçanta është raportuar mbi enzimët e ngritura të mëlçisë (transaminazë, gamma-GT). Si efekte shumë të rralla anësore janë vënë re: dëmtime të rënda të qelizave të mëlçisë dhe si pasojë e saj Verdhëza me apo pa dështim të mëlçisë. Në raste të veçanta është raportuar edhe për trigliceride të ngritura. Me vërejtje të efekteve të lartpërmendura anësore ju duhet menjëherë të kontaktoni mjekun tuaj. Nëse ndjeni ndonjë efekt anësor që nuk që nuk përshkruhet në këtë fletë-udhëzim, ju duhet menjëherë ta informoni mjekun apo farmacistin. Çfarë duhet të vini re përveç kësaj? Gjatë çrregullimeve të shikimit duhet të hiqet dorë nga ngarja e automjeteve si dhe përdorimi i makinerisë.
Pantoprazoli Axapharm 20 mg. Sëmundje të lehta ezofageale: Në përgjithësi, doza e përditshme për të rritur përmban 1 tabletë me shtresë enterike të Pantoprazol Axapharm 20 mg. Një përmirësim i simptomave ndodh zakonisht brenda 4 javësh. Por nëse nuk ndodh kështu, atëherë duhet vazhduar edhe 4 javë të tjera trajtimin me Pantoprazol Axapharm të 20 mg pas një qartësimi të gjendjes me mjekun (mjeken) trajtues. Po që se pas lehtësimit të arritur të simptomave do të shihen prapë ankesat, atëherë sipas nevojës pas një konsultimi me mjekun tuaj do të bëhet trajtimi me Pantoprazol Axapharm të 20 mg një herë në ditë nga 1 tabletë. Trajtim afatgjatë dhe parandalim të një përsëritje të inflamacionit ezofaegal: Në përgjithësi, doza e përditshme përmban 1 tabletë me shtresë enterike të Pantoprazol Axapharm 20 mg. Në rast të një përsëritje të inflamacionit, doza ditore mund të rritet në 2 tableta me shtresë enterike të Pantoprazol Axapharm 20 mg mirëpo pas një konsultimi me mjekun e juaj, dhe pas shërimit dozimi të zvogëlohet prapë në 1 tabletë. Doza e përditshme ditore që përmban 20 mg të Pantoprazol Axapharm nuk duhet të tejkalohet në rastet e rënda të insuficiencës së mëlçisë. Pantoprazoli Axapharm i 40 mg Ulçera duodenale, ulçera e stomakut dhe inflamacioni ezofaegal: Në përgjithësi, doza e përditshme përmban 1 tabletë me shtresë enterike të Pantoprazol Axapharm 40 mg. Në raste të veçanta, tek inflamacioni ezofageal, ulçera diodenale dhe ajo e stomakut, veçanërisht nëse këto nuk kanë pasur punë me medikamente të përmendura më lart, mund të merret doza e dyfishtë (Deri në 2 tableta me shtresë enterike të Pantoprazol Axapharm 40 mg për çdo ditë). Për një trajtim afatgjatë të sindromit Zollinger-Ellison si dhe të sëmundjeve tjera që kanë të bëjnë me një hipersekrecion patologjik të acidit të stomakut, doza fillestare ditore e rekomanduar është 80 mg (2 Tableta Pantoprazol Axapharm nga 40 mg). Si veprim pasues, dozimi mund të bëhet në mënyrë individuale në bazë të përcaktimit të sekrecionit të acidit të stomakut. Tek dozat që janë më të mëdha se 80 mg, dozimi ditor do duhet ndarë në dy pjesë. Është e mundur edhe një rritje e përkohshme e dozimit në mbi 160 mg Pantoprazol në ditë; por kjo gjë nuk do duhej të jetë më e gjatë se sa periudha që është e mjaftueshme për kontrollin e përshtatshëm të sekrecionit të acidit. Tek pacientët me funksion të dëmtuar të veshkave si dhe tek pacientët e moshuar, doza ditore me Pantoprazol prej 40 mg nuk duhet të tejkalohet. Tek rastet me insufiçiencë të rëndë të mëlçisë duhet të reduktohet doza ditore në 20 mg Pantoprazol (1 Tabletë Pantoprazol Axapharm të 20 mg). Për sigurimin e shërimit të ulçerave gastrike dhe duodenale ne duhet it përmbahemi rekomandimeve të dozimit si dhe ti ndjekim udhëzimet e mjekut tuaj. Pantoprazoli Axapharm i 20 mg dhe ai i 40 mg Tabletat me shtresë enterike të Pantoprazol Axapharm duhet të gëlltitën të tëra me ujë dhe atë para apo gjatë mëngjesit. Dozimi i caktuar nuk duhet të ndryshohet sipas dëshirës. Nëse keni përshtypje se medikamenti ka ndikim të dobët apo të fuqishëm, atëherë ju lutëm bisedoni me mjekun apo farmacistin tuaj.