Regjistrohu/Kyçu

PANCEF ®

Përdoret për trajtimin e infeksioneve të shkaktuara me bakterie. Këto infeksione janë: Infeksionet akute të traktit të sipërm respirator (faringo-tonsiliti, sinusiti); Otitis media acuta; Infeksionet e traktit të poshtëm respirator (bronkiti akut, përkeqësimi akut i bronkitit kronik, trakeobronkiti, pneumonia); Infeksionet e traktit urinar të komplikuara dhe të pakomplikuara, duke e futur edhe pielonefritin akut; Gonoreja e pakomplikuar (cervikale/uretrale);

Përdoret për trajtimin e infeksioneve të shkaktuara me bakterie. Këto infeksione janë: Infeksionet akute të traktit të sipërm respirator (faringo-tonsiliti, sinusiti); Otitis media acuta; Infeksionet e traktit të poshtëm respirator (bronkiti akut, përkeqësimi akut i bronkitit kronik, trakeobronkiti, pneumonia); Infeksionet e traktit urinar të komplikuara dhe të pakomplikuara, duke e futur edhe pielonefritin akut; Gonoreja e pakomplikuar (cervikale/uretrale);

Si të gjitha barnat tjera, edhe Pancef-i mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient. Nëse shfaqet ndonjeri nga simptomat në vijim, është me rëndësi që ti tregoni mjekut tuaj, sepse nëse injorohen mund të komplikohet edhe më shumë. Efektet e padëshiruara janë dhënë në bazë të frekuencës: Të pazakonshme (shfaqen te më pak se 1 në 100 pacientë, por më tepër se 1 në 1000 pacientë): - ndryshimet në jashtqitje, diarre, dhembje barku, çrregullim i tretjes dhe gazra, nauze dhe vjellje - kokëdhembje, ndjenja e marramendjes. Të rralla (shfaqen te më pak se 1 në 1000 pacientë, por më tepër se 1 në 10.000 pacientë): - Rash i lëkurës, kruarje, dhembje e nyjeve, ethe, urtika, enjtje e fytyrës, gjuhës dhe fytit të cilat mund të shkaktojnë probleme të mëdha me frymëmarrje. - ndryshime në vlerat e testimeve të funksioneve të mëlçisë. - Kruarje në organet gjenitale ose në vaginë. Shumë të rralla (shfaqen te më pak se 1 në 10.000 pacientë, por më tepër se 1 në 100.000 pacientë): - Rritje e ndjeshmërisë ndaj infeksioneve - Mavijosje ose gjakosje të lehta - Skuqje e lëkurës me qërimin e saj - Diarre ujore dhe shumë të rënda të cilat mund të jenë të gjakosura - Probleme me mëlçi - Ndryshime në vlerat e testimeve të funksioneve të veshkave Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletudhëzim, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.

Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut. Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen. Është me rëndësi të veçantё nëse ju merrni në të njejten kohë barna për hollimin e gjakut si p.sh. varfarinë Testimet Nëse keni nevojë të bëni ndonjë testim (të gjakut, të urinës, ose diagnostike), derisa jeni duke e marrur këtë bar, sigurohuni se mjeku juaj e din se ju jeni duke e marrë Pancef-in.

Nëse vëreni se efekti i barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin. - Ky bar merret nga goja. - Është me rëndësi që ky bar të merret në të njejten kohë gjatë ditës. - Bari duhet të merret për aq ditë sa është përshkruar nga ana e mjekut. Kohëzgjatja e zakonshme e trajtimit është 7 ditë. Kjo mund të vazhdohet deri në 14 ditë, në harmoni me ashpërsinë e infeksionit. Dozimi i zakonshëm është: Të rriturit, të moshuarit dhe fëmijët mbi 10 vjeç ose me peshë trupore mbi 50 kg. 400 mg (1 tabletë) në ditë si dozë e vetme nga goja, ose e ndarë në dy doza të barabarta me nga 200 mg (1/2 e tabletës) çdo 12 orë. Pacientët me problem veshkore. Mund të jetë e nevojshme që mjeku juaj të ju përshkruaj dozë më të ulët. Fëmijët nën moshën 12 vjeçare. Pluhuri për suspension oral Pancef mund të merret në vend të tabletave. Nëse përdorni Pancef më shumë sesa duhet: Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Pancef-it sesa që preferohet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin. Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë. Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit. Te mbidozimi mund të jetë e indikuar lavazhi gastrik. Nëse keni harruar ta merrni Pancef-in Mos e dyfishoni dozën. Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet. Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku juaj. Nëse e ndërpreni marrjen e Pancef-it Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mos e ndërpreni marrjen e barit edhe nëse ndjeheni më mirë. Në rast të ndërprerjes mund të rikthehen simptomat e sëmundjes tuaj. Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçfarë të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin