Zapilex i përket grupit të antipsikotikëve. Zapilex përdoret për trajtimin e sëmundjeve me simptoma si: haluçinacione auditive, vizive ose ndjesi për gjëra qe nuk ekzitojnë, besime të gabuara,dyshime të pazakonta,duke i shndërruar këta persona në njerëz të mbyllur në vetvete. Gjithashtu,personat me këtë sëmundje, mund të ndihen të dëshpëruar, në ankth dhe të tensionuar. Zapilex përdoret për trajtimin e simptomave si ekzaltim,shtim i energjive, nevojë më e pakët për gjumë,shpejtësi në të folur me ide të shpejta dhe ndonjë ndonjëherë irritabilitet i rëndë. Gjithashtu është një stabilizues humori që parandalon luhatjet e skajshme të humorit,të cilat shoqërojnë këtë sëmundje.
Si të gjitha barnat e tjera edhe ZAPILEX mund të ketë efekte anësore,megjithëse nuk ndodhin tek të gjithë personat. Në këtëfletëudhëzues,kur një efekt anësor përshkruhet si i rrallë,do të thotë se është raportuar në më shumë se 1 në 10.000 pacientë, por më pak se 1 në 1000 pacientë. Kur një efekt anësor përshkruhet si shumë i rrallë kjo do të thotë se është raportuar në më pak se 1 në 10.000 pacientë. Efektet anësore nga ZAPILEX mund të përfshijnë: përgjumje ose pafuqi, rritje në peshë, marramendje, shtim oreksi, mbajtje uji, konsfipacion, tharje e gojës, nervozizëm, lëvizje të pavullnetshme (veçanërisht të fytyrës dhe gjuhës), dridhje, kontraktim i muskujve ose spazma, probleme me të folurin dhe ndryshime të nivelit të disa qelizave të gjakut dhe yndyrnave. Shumë rrallë,pacientëve mund t’iu ndodhë një inflamacion i pankreasit duke i shkaktuar dhembje të forta në stomak, ethe dhe të vjella. Disa pacientë mund të ndihen të trullosur ose të pafuqishëm (me ngadalësim të rrahjeve të zemrës) në fillimin e trajtimit veçanërisht kur ngrihen në këmbë nga pozicioni shtrirë ose ulur. Kjo zakonisht kalon me kalimin e kohës, por nëse nuk kalon duhet të lajmëroni mjekun. Shumë rrallë, nga disa pacientë, ka patur raportime me ritme anormale të zemrës,të cilat mund të jenë shumë serioze. Rrallë, ZAPILEX mund të shkaktojë reaksion alergjik (p.sh. enjtje e gojës dhe grykës, kruarje, rash) ngadalësim të ritmit të zemrës dhe sensitivitet ndaj dritës së diellit. Shumë rrallë janë raportuar sëmundje të mëlçisë, ereksion i dhimbshëm dhe/ose i zgjatur ose vështirësi gjatë urinimit ,ulje e temperaturës normale të trupit,shfaqje të mpiksjeve të gjakut p.sh trombozë e thellë venoze në këmbë dhe sëmundje muskulore si dhembje të pashpjegueshme. Disa pacientëve u kanë ndodhur rritje e nivelit të sheqerit në gjak, apo fillim i diabetit ose përkeqësim i tij, me këto-acidozë (prania e ketoneve në gjak dhe urinë) ose koma,e cila ndodh shumë rrallë. Konvulsionet mund të ndodhin rrallë. Epilepsia është raportuar në pjesën më të madhe të rasteve. Ndërsa trajtohen me Zapilex, pacientët e moshuar me demenca mund të vuajnë nga: ishemia, pneumonia, inkontinenca urinare, lodhja e tepërt, haluçinacione vizive, rritje e temperaturës së trupit, skuqje e lëkurës dhe probleme me ecjen. Janë raportuar disa raste fatale në këtë grup të veçantë pacientësh. ZAPILEX mund të përkeqësojë simptomat e sëmundjes Parkinson në këta pacientë. Rrallë,femrat që janë trajtuar me barna të këtij grupi për një kohë të gjatë kanë filluar të: sekretojnë qumësht,iu janë ndërprerë menstruacionet ose kanë patur çrregullime të ciklit menstrual. Kontaktoni me mjekun tuaj nëse këto probleme vazhdojnë. Shumë rrallë, foshnjat e lindura nga nëna, te cilat kanë përdorur ZAPILEX tremestrin e fundit të shtatzënisë, mund të kenë tremor,të jenë të përgjumur ose të këputur. Ju lutemi kontaktoni me mjekun tuaj nëse ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet, ose iu ndodh ndonjë efekt anësor i papërmendur në fletëudhëzues.
Ju mund të përdorni barna të tjera gjatë kohës që administroni ZAPILEX,vetëm nëse iu ka këshilluar mjeku juaj. Ju mund të ndiheni i përgjumur nëse ZAPILEX kombinohet me antidepresivë,anksiolitikë ose gjumësjellës. Ju duhet të informoni mjekun nëse po merrni fluvoksaminë (një antidepresiv) ose ciprofloksacinë (një antibiotik) sepse mund të jetë i nevojshëm ndryshimi dozës së Zapilex. Ju lutemi informoni mjekun tuaj nëse po përdorni ose keni përdorur kohët e fundit barna të tjera, përfshirë dhe ato pa recetë. Veçanërisht duhet të lajmëroni mjekun nëse po përdorni barna për sindromën Parkinsonit.
Gjithmonë,administroni ZAPILEX saktësisht aq sa iu ka rekomanduar mjeku juaj. Ju duhet të pyesni mjekun ose farmacistin tuaj nëse nuk jeni i sigurt. Mjeku juaj do t’ju rekomandojë sasinë e tabletave ZAPILEX që duhet të merrni dhe kohëzgjatjen e trajtimit. Doza ditore e ZAPILEX është rreth 5-20 mg. Konsultohuni me mjekun tuaj nëse simptomat rikthehen por mos ndërprisni administrimin e ZAPILEX nëse mjeku nuk iu ka këshilluar. Ju duhet të merrni ZAPILEX një herë në ditë sipas këshillës së mjekut tuaj. Përpiquni të merrni tabletat në të njëjtin orar çdo ditë. Mund ti administroni në mënyrë të pavarur nga ushqimi. Tabletat ZAPILEX janë për përdorim oral. Duhet të gëlltisni të gjithë tabletën ZAPILEX me një gotë ujë. Mos ndërprisni trajtimin edhe pse mund të ndiheni më mirë. Eshtë e rëndësishme të vazhdoni trajtimin me ZAPILEX për aq kohë sa ju ka këshilluar mjeku. ZAPILEX nuk rekomandohet për pacientë nën 18 vjeç. Nëse administroni më tepër ZAPILEX sesa duhet Pacientëve, të cilët kanë administruar më tepër ZAPILEX sesa duhet, iu kanë ndodhur simptomat e mëposhtme: rrahje të shpejta të zemrës, axhitim/ agresivitet, probleme me të folurin,lëvizje të pavullnetshme (veçanërisht të fytyrës dhe të gjuhës) dhe reduktim i nivelit të ndërgjegjes. Simptoma të tjera mund të jenë: konfuzion akut, konvulsione, koma, një kombinim i etheve, përshpejtim i frymëmarrjes, djersitje, kontraktime muskulare dhe përgjumje, ngadalësim i ritmit të frymëmarrjes,aspirim,tension arterial i lartë ose i ulët, ritëm anormal i zemrës. Kontaktoni menjëherë spitalin ose mjekun tuaj. Tregojini mjekut paketimin e tabletave. Nëse harroni të administroni ZAPILEX Administroni tabletën sapo të kujtoheni. Mos merrni dyfishin e dozës për të kompensuar dozën e harruar. Nëse ndërprisni ZAPILEX Nëse ndërprisni ZAPILEX menjëherë mund të ndodhin simptoma si djersitje, pagjumësi, dridhje, ankth ose të përziera dhe të vjella. Mjeku juaj mund t’iu rekomandojë të reduktoni gradualisht dozën përpara përfundimit të trajtimit. Ju lutemi pyesni mjekun ose farmacistin tuaj nëse keni pyetje të mëtejshme rreth këtij produkti mjekësor.