Regjistrohu/Kyçu

NOLICIN

Nolicina është një agjent antimikrobial i grupit të kinoloneve. Ajo vepron duke shkatërruar bakteret që janë të ndjeshme ndaj saj dhe shkaktojnë infeksione të ndryshme në organizëm

Nolicina është një agjent antimikrobial i grupit të kinoloneve. Ajo vepron duke shkatërruar bakteret që janë të ndjeshme ndaj saj dhe shkaktojnë infeksione të ndryshme në organizëm

Si të gjitha barnat, Nolicin mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo çdokush mund t’i ketë ato. Efektet anësore klasifikohen në grupet e mëposhtme sipas frekuencës: Shumë të zakonshme Prek më shumë se 1 përdorues në 10 Të zakonshme Prek 1 deri 10 përdorues në 100 Jo të zakonshme Prek 1 deri 10 përdorues në 1000 Të rralla Prek 1 deri 10 përdorues në 10 000 Shumë të rralla Prek më pak se 1 përdorues në 10 000 Të panjohura Frekuenca nuk mund të vlerësohet me të dhënat e disponueshme. Të zakonshme : nauzea. Jo të zakonshme : dhimbje koke, marrje mendsh, depresion, mungesë oreksi ose diarre, rritje e numrit të ezinofileve ( eozinofilia ), rënie e numrit të leukociteve ( leukopenia ) ose rritje e nivelit të disa enzimave ( transaminazave, fosfatazës alkaline dhe laktat dehidrogjenazës ). Diarrea është persistente vetëm në raste të veçanta. Si e tillë, mund të jetë shenjë e një forme të veçantë të inflamacionit të zorrës së trashë ( koliti pseudomembranoz ); për rrjedhojë, ju duhet të informoni mjekun. Të rralla : lodhje, nivele të rritura të uresë dhe kreatininës në gjak, dhe rënie e sasisë së rruazave të kuqe të gjakut ( hematokritit ). Shumë të rralla : pagjumësi, konfuzion, nervozizëm, irritabilitet, frikë, të dëgjuarit dhe të parit e gjërave ( haluçinacione ), dhe zhurmë në vesh, reaksione mbindjeshmërie, të tilla si të kruara, rash, urtikarje ose forma më të rënda të reaksioneve të mbindjeshmërisë, të tilla si shok anafilaktik, reaksione të rënda të lëkurës, inflamacion ose rupturë e tendinit ( zakonisht është rezultat edhe i faktorëve të tjerë gjithashtu). Nëse ndonjë nga efektet anësore bëhet serioz, ose ju vini re ndonjë efekt tjetër që nuk është përmendur në këtë fletëudhëzues, ju lutem njoftoni mjekun ose farmacistin.

Ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, përfshirë edhe ato pa përshkrimin e mjekut. Nëse jeni duke marrë barna për djegien e stomakut ( antiacide, sukralfat, barna që përmbajnë hekur, alumin, bismuth, magnez, kalcium ose zink ), absorbimi i norfloksacinës reduktohet. Prandaj rekomandohet marrja e Nolicin dy orë përpara këtyre barnave. Nëse jeni duke marrë barna për trajtimin e bronkitit kronik dhe astmës ( teofilinë ) ose barna për frenimin e sistemit imun ( ciklosporinë ) gjatë trajtimit me Nolicin mund të shfaqen efekte anësore pasi ekziston mundësia e rritjes së teofilinës ose ciklosporinës në gjak. Mjeku duhet të masë sasinë e këtyre barnave në gjak dhe mund të përshkruajë doza më të ulura. Marrja e njëkohëshme e Nolicin me barna për parandalimin e mpiksjes së gjakut mund të rrisë veprimin e këtyre barnave dhe mund të shfaqet gjakrrjedhje. Marrja e njëkohëshme e kortikosteroidëve me Nolicinën mund të rrisë rrezikun për tendinitit ose rupturë të tendinit. Efekti i disa barnave ( sulfonilure ) mbi reduktimin e glukozës mund të rritet gjatë trajtimit me Nolicin. Mos merrni bashkë me Nolicin barna për trajtimin e infeksioneve bakteriale të traktit urinar ( nitrofurantoinë ) pasi përdorimi i njëkohshëm redukton efektin e të dy barnave.

Doza e zakonshme është 1 tabletë ( 400mg ) dy herë në ditë. Trajtimi i infeksioneve të traktit urinar dhe gastrointestinal zgjat për 3 deri 14 ditë, dhe në prostatitin kronik bakterial për disa javë. Për parandalimin e infeksioneve të traktit urinar, merrni gjysëm tablete ( 200 mg ) Nolicinë në ditë dhe për parandalimin e diarresë së udhëtarit 1 tabletë ( 400 mg ) në ditë. Nëse keni imunitet të kompromentuar, për parandalimin e infeksioneve duhet të merrni 1 tabletë ( 400 mg ) dy herë në ditë. Nëse keni dëmtim të funksionit të veshkave, mjeku do t’ju përshtasë dozimin në përputhje me të. Nëse keni marrë Nolicin më shumë se sa ju duhet Doza shumë të mëdha mund të shkaktojnë nauze, të vjella, diarre, në raste shumë të rënda gjithashtu marrje mendsh, lodhje, konfuzion dhe konvulsione. Nëse harroni të merrni Nolicin Mos merrni doze dyfishe për të zëvendësuar tabletën e humbur. Nëse harroni të merrni një tabletë, merreni atë sa më shpejt që tu kujtohet, përveç se nëse është afër koha për dozën tjetër. Nëse ndaloni së marri Nolicin Merreni barin për aq kohë sa ju ka përshkruar mjeku. Edhe nëse ndiheni mirë, infeksioni mund të jetë akoma i pranishëm dhe mund të rishfaqet nëse e ndërprisni shpejt trajtimin. Nëse keni pyetje të mëtejshme rreth përdorimit të këtij produkti, pyesni mjekun ose farmacistin.

Merreni gjithmonë Nolicin egzaktësisht siç ju ka thënë mjeku. Duhet të pyesni mjekun ose farmacistin nëse nuk jeni i sigurt. Mjeku do të përshtasë dozimin dhe kohëzgjatjen e trajtimit në bazë të sëmundjes. Merrini tabletat me ujë ose çaj.